Panairi i Librit/ Juria ndan çmimet e edicionit të 28-të
Juria e Panarit të Librit ka ndarë ditën e sotme çmimet pë...

Ndërsa ecja qetë në digën e liqenit, ashtu siç bëj çdo ditë, ma ledhatoi trurin një frazë fëmije:
-Babai për mua hidhet në zjarr.
E tha një çun që mbase sa kish mbushur 10 vjeç. Qe mes ca të vegjëlve të tjerë. Nuk dëgjova përse e kishin fjalën se më parakaluan me shpejtësi. I pashë me admirim e mendja atë çast më iku te Korça ime. Atje te bashta e Lëndinës së Lotëve në vitin kur isha në moshën e çunit që foli te diga. Ajo frazë më solli ndër mend Arturin që na tha një ditë me mburrje:
-Për mua babi hidhet në zjarr!
Qeshëm të gjithë. Askush nuk e vinte në dyshim se edhe babai im, edhe i Besnikut, edhe i Ajetit, edhe i Ladit bënin të njëjtën gjë. Dashurinë e prindit mosha jonë e prekte çdo ditë. Nuk vihej hiç në dyshim.
-Mos qeshni, o! -tha Turi.
-Po ç’të bëjmë, bre pafillo? Të të dëgjojmë ty sikur shpike ndonjë gjë të re? -u nxeh Nesti.
Po Arturi nuk heshti. Lëshoi frazën tjetër:
-E kam me provë që babai vdes për mua!
Kur tha këtë “zbulim” qeshëm më shumë. E bëri babain si shalqinët që provoheshin te dyqani i Gaqit. Në se dilte i kuq blihej, ndryshe lihej. Nuk prekej.
-Shkuam një ditë te pishina, -vazhdoi ai -dhe unë bëra sikur po mbytesha. Babai nuk nguroi, kërceu drejt e në ujë. Bëlldump!
-Hahaha, heroizëm të madh paska bërë, -tha Ajeti.
-Ka bërë o, si s’ka bërë. Se im atë , që ta mbani mend mirë ju, nuk di fare not. Merrni vesh o?!
Atë çast sikur nga dheu na mbiu urdhëri, fëmijë heshtni! E qepëm gojën. Përfytyronim Mihallaqin, babain e Arturit, që përpiqej të shpëtonte djalin e tij, por dhe veten. Në sy na mbiu një skenë horrori. Sikur po mbyteshin të dy, sikur Mihallaqi zhytej e me duar shtynte sipër Turin paçka se vetë fundosej e fundosej. Shkurt qe një akt trimërie, që tregonte dashuri. Vetëmohim pakufi, sakrificë. Arturi kuptoi që prova e tij ngjiti vërtet si një dëshmi me emocion. Prindi i tij qe tamam prind. Me P të madhe, do të thoshte mësuesi ynë Gavrili. Ai kështu shprehej kur donte të vlerësonte dikë.
E ndërsa ikëm në familjet tona na lindi dëshira të provonim dhe ne baballarët tanë. Edhe babai im nuk dinte not. Pra unë atë e kisha gati gati për eksperiment. Babai përherë pushonte në Voskopojë se kur qe i ri pati kaluar një plevit me ujë. Mjekët i rekomanduan oksigjenin e vendit malor për mjekim. Kështu vit pas viti. Voskopoja u bë dashuria e tij, ndaj notin s’kish ku ta mësonte. Një të dielë iu luta të vinte me mua në pishinë.
-Më shih sa bukur notoj, -i thashë.
Kisha tre vjet që e pata mësuar. E kisha përvetësuar se thuajse çdo ditë verës rrija mes ujit. Pa lekë normal, roje atje qe fqinji ynë, Hasani.
Babai nuk ma prishi. Po marr dhe unë ca rreze dielli, tha. E kështu atë të djelë korriku ne babë e bir hymë te fusha e betejës për provën e dashurisë. Sa u xhvesha, u xhvesha unë se babai hoqi veç këmishën e doli me kanatiere përballë diellit, u krodha si delfin. Jo nga ana e cekët, por poshtë tampolinës atje ku qe katër metra thellësia. Notoja dhe hidhja vështrimin nga ai. Babai më shihte pa m’i ndarë sytë, që larg i dukej një buzagaz i bukur në fytyrë.
-Hajde, zhytu! -e ftova.
-Xhollo je, o? Ti e di që s’kam mësuar not akoma.
Dhe qeshi. Unë notoja dhe bëja plane. Ja dhe pak e do të ngrija duar lart, do t’i përplasja në ujë e do dukesha sikur po mbytesha. Ta shohim ç’do të bëjë babushi ato çaste? Do i dhimbset më shumë vetja apo unë? E ndërsa po organizoja në tru planin horror më hyri në gojë një gllënkë ujë. Nisa të kollitem dhe më dolën sytë nga zgavra. Pashë që babai u çua vrik e si vetëtimë kërceu nga shezlongu ku qe shtrirë. Për ters ngrita dorën, me kuptimin që, o ba qetësohu se nuk kam gjë, veç piva pak ujë. Por ajo dorë lart e alarmoi.
Qe si një shenjë që po mbytesha ndaj ai u hodh brenda në pishinë. Te pjesa më e thellë. Kur takoi ujin bëri zhurmë si një gur i rëndë kur rrukulliset nga mali drejt e në lumë. Në atë thellësi s’kishte shans t’i dilte koka mbi ujë në se këmbët do i kapnin tabanin. Por nuk u zhyt veç ai, pashë që u hodh edhe dikush tjetër. Në fakt ai tjetri nuk qe njeri, por një komardare e madhe, e zezë. Babai nga që kërceu me precizion drejt meje ma përfshiu në sekondë dorën. Ma shtrëngoi e sa bëri sforco të më ngrinte lart iku vetë poshtë. Atë sekondë më lëshoi.
Por komardarja qe dhuratë e zotit, në fakt e hodhi Hasani nga që pandehu dhe ai se unë po mbytesha. Kur u plandosa te komardarja doli babai mbi ujë, me duart lart, me sytë e çakërdisur. Ore si po vdes kështu, dukej sikur thoshin bebet e zmadhuara e kur po zhytej për herë të dytë ia kapa një dorë, ia vendosa mbi komardare. Kaq duhej, e mbërtheu me thonj aq fort sa mendova që do e çante dhe ne do të fundoseshim pa shpresë pastaj.
Po mrekullia ndodhi. Komardarja na mbajti të dy. Unë qaja nga frika se për pak do ngelesha pa baba, por dhe nga faji që isha skenaristi i asaj tragjedie, babai qeshte. I lumtur që shpëtova unë, por dhe që nuk u mbyt ai. Dolëm jashtë. Kullonim, ai më shumë se qe zhytur i veshur. Me pantallona dhe me këpucë. Kanatierja kishte marrë vula të zeza nga komardarja e zezë. Nuk hezituam, vrapuam ashtu të lagur drejt e në shtëpi nga që e kishim pranë pishinës. Gjyshja u çudit sa na hapi derën, por dhe nuk pyeti shumë.
-Ndërrohuni se do shkoni në spital, -këshilloi.
Kur babai hyri në banjë të bënte dush i tregova gjyshes për provën. Ta shihja sa më donte babai, i thashë. Ajo sa mbarova frazën mori një gjilpërë, ma afroi te syri. Por shumë, shumë afër. Mbylla vrik qepallat dhe i gërthita:
-Ej, ç’bën moj, do më qorrosh!
Ajo më kapi te faqet.
-I mbylle menjëherë sytë hë? Nuk bëre provë, t’i mbaj hapur apo mos i mbaj hapur? Më nxjerr syrin gjilpëra apo më mban me hatër? Se dihet që gjilpëra të shpon. Siç dihet që zjarri të djeg, uji të lag. Këto nuk provohen, bir. Se këto dihen.
Kaq tha aneja ime. Atë çast doli babai nga dushi..
-Qetësohu, bir, -më tha. -Nuk të lija unë të mbyteshe. Do mbytesha vetë dhe ty do të shpëtoja. Gjithë ujin e pishinës do ta pija që ti të dilje i thatë dhe i paqullur që atje.
Hyra me nxit në banjë. Hapa dushin, në trup bashkë me ujin e ngrohtë më rrodhën lotët e mij të nxehtë. Ma përvëluan lëkurën./ CNA
Juria e Panarit të Librit ka ndarë ditën e sotme çmimet pë...
Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor dato...
Teatri i Kukullave në Tiranë ka publikuar në rrjetet socia...
Në qytetin liqenor të Pogradecit u shënua një mbrëmje e ve...
Shën Gjon Vladimiri, njohur në Shqipëri edhe me emrin Shën...
Nuk e di se çfarë e shtyu Koço Kostën të më besonte që të ...
“Skena dhe prapaskena, nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu te R...
Shkrimtari meksikan Gonzalo Celorio ka marrë Çmimin Cervan...
I lindur në vitin 830, Shën Naumi, njihet në histori si një ...
Në Korçë është çelur edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombë...
Më 28 Tetor të këtij viti shënohet 60-vjetori i Nostra Aetat...
Në 60-vjetorin e Nostra Aetate, deklaratës historike të Ko...
Ditën e sotme, më 28 tetor, shënohet 60-vjetori i Nostra A...
Gazetari dhe shkrimtari Agim Xhafka ka botuar librin e tij...
Një koleksion fotografish që datojnë nga viti 1921 po eksp...
Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh, d...
Skenaristi, humoristri, satiristi dhe autori i emisioneve,...
Një figurë e nderuar e mjekësisë korçare, doktori kirurg A...
Në teatrin “Migjeni” kanë nisur përgatitjet për edicionin ...
Mediat austriake vazhdojnë pa ndërprerje të raportojnë mbi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...