Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor daton me fillimin e periudhës së përgatitjes për festën e madhe dhe shumë të rëndësishme të Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmës. Kjo është një prej periudhave kreshmore që kisha ka vendosur si kohë përgatitore për të pritur denjësisht festat e mëdha.
Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë e gëzueshme, sepse edhe vetë ngjarja, Lindja e Krishtit, e cila kremtohet më 25 dhjetor, solli gëzim shumë të madh (Mattheu 2:10). Gjatë kësaj periudhe të përcaktuar nga kisha, ne përgatitemi me kreshmë dhe paralelisht përjetojmë të gjithë himnologjinë e po kësaj periudhe, në mënyrë që të jetojmë ngjarjen e madhe të Ardhjes së Perëndisë në tokë.
Kreshma është bashkëpunim i pjesës materiale të trupit tonë në adhurimin e Perëndisë së gjallë. Duke kreshmuar me disa ushqime dhe nga ana tjetër duke kreshmuar nga mëkatet, ndihmojmë të gjithë njeriun, trup e shpirt, të afrohet e të adhurojë Perëndinë. Çdo e kremte, çdo festë kishtare nuk është një paraqitje e thjeshtë, e jashtme e disa ngjarjeve të kaluara, por në çdo të tillë ne rijetojmë si person ato ngjarje sikur të ndodhin sot. Kështu, gjatë periudhës së Kreshmës, njeriu parapërgatitet për të pranuar Shpëtimtarin Krisht që do të lindë në grazhd.
Kreshma është biblike. Kreshma na është dhënë nga vetë Krishti, i cili para se të fillonte veprën shpëtimtare në tokë, pas pagëzimit të Tij, qëndroi në shkretëtirë 40 ditë, duke mbajtur kreshmë (Mattheu 4:1-11). Kreshma nuk është diçka që gjeti fantazia jonë, por është një mënyrë që njeriu pastrohet dhe përpiqet t’i dhurojë diçka Perëndisë dhe kjo kreshmë është përmendur që në Dhiatën e Vjetër.
Këtë traditë e vazhdoi dhe e përjetoi me shembullin e tij edhe vetë Zoti, siç edhe është përmendur.
Në këtë mënyrë edhe ne parapërgatitemi për ardhjen e Perëndisë në tokë me kreshmë 40-ditore. Në këtë kreshmë ne privohemi nga prodhimet blegtorale (mish, vezë, qumësht, djathë, gjalpë etj.) dhe paralelisht me këto ne përpiqemi të bëjmë edhe një reflektim mbi jetën dhe veten tonë, duke mos e shndërruar Kreshmën në një dietë dhe në “poza”, por në një shqyrtim të vërtetë e të thellë pendimi të vetes dhe të gjendjes sonë mëkatare.
Kreshma është mjet, jo qëllim! Kreshma na ndihmon dhe na krijon atmosferën për lartësimin shpirtëror. Besimtarët gjatë kësaj periudhe urojnë njëri – tjetrin: “Kreshmë të mbara dhe të gëzuara!”
Le të përpiqemi pra, të gjithë, sa mundemi, të përgatisim grazhdin e zemrës sonë, që të lindet brenda saj Krishti foshnje, Shpëtimtari i botës! Le t'i lutemi Zotit me fjalët e një prej uratave të Shërbesës së Kungimit: “…dhe siç denjove të shtrihesh në shpellë dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh edhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm dhe të trupit tim të njollosur.”
Kreshmë të mbarë!
Kujtojmë:
* Në Kreshmë nuk hahen mishi dhe nënproduktet e tij, as veza dhe produktet bulmetore.
* Lejohen peshku, frutat e detit, perimet, frutat, vaji, mjalti etj., çdo produkt bimor.
* Peshku lejohet deri në dt. 17 dhjetor. Peshku, vaji e vera nuk lejohen të mërkurave dhe të premteve.
* Nga data 17 deri më 24 dhjetor, përfshirë dhe këtë datë, kreshma bëhet më e fortë: ku peshku nuk konsumohet më, dhe vera e vaji lejohen vetëm të shtunave dhe të dielave.
Teatri i Kukullave në Tiranë ka publikuar në rrjetet socia...
Në qytetin liqenor të Pogradecit u shënua një mbrëmje e ve...
Shën Gjon Vladimiri, njohur në Shqipëri edhe me emrin Shën...
Nuk e di se çfarë e shtyu Koço Kostën të më besonte që të ...
“Skena dhe prapaskena, nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu te R...
Shkrimtari meksikan Gonzalo Celorio ka marrë Çmimin Cervan...
I lindur në vitin 830, Shën Naumi, njihet në histori si një ...
Në Korçë është çelur edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombë...
Më 28 Tetor të këtij viti shënohet 60-vjetori i Nostra Aetat...
Në 60-vjetorin e Nostra Aetate, deklaratës historike të Ko...
Ditën e sotme, më 28 tetor, shënohet 60-vjetori i Nostra A...
Gazetari dhe shkrimtari Agim Xhafka ka botuar librin e tij...
Një koleksion fotografish që datojnë nga viti 1921 po eksp...
Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh, d...
Skenaristi, humoristri, satiristi dhe autori i emisioneve,...
Një figurë e nderuar e mjekësisë korçare, doktori kirurg A...
Në teatrin “Migjeni” kanë nisur përgatitjet për edicionin ...
Mediat austriake vazhdojnë pa ndërprerje të raportojnë mbi...
Ali Bej Këlcyra zë një vend të rëndësishëm në historinë sh...
Në mëngjes te kafja si përherë dy minuta pas meje erdhi Ir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...