Bie zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit/ Humbin jetën disa persona
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i njohur korçar Nonda Kajno, një prej emrave më të dashur të muzikës qytetare dhe serenatës korçare. I lindur në Korçë më 18 gusht 1945, Kajno ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço” dhe që në moshë të re u përfshi në jetën kulturore të qytetit, duke u bërë pjesë e aktiviteteve artistike lokale si interpretues i këngës qytetare. Me kalimin e viteve, talenti i tij u shndërrua në krijimtari origjinale, që solli disa prej këngëve më të dashura të repertorit korçar, si “Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur” dhe “Pra, zgjohu vajza ime”, të cilat edhe sot mbeten pjesë e kujtesës muzikore shqiptare.
Në Korçë dhe më gjerë, Nonda Kajno njihet si një artist që i kushtoi gjithë jetën muzikës. Ai nuk ishte vetëm këngëtar dhe kompozitor, por një njeri që u dha dritë e frymë shumë emrave të rinj të skenës, duke ndihmuar në formimin e tyre artistik dhe duke i nxitur të ruajnë shpirtin e pastër të këngës qytetare. Për këngëtaren korçare Olsa Pema, e cila pati mundësinë të bashkëpunonte me të në disa projekte, Kajno ishte një njeri me energji pozitive, plot jetë dhe kreativitet. Ajo e kujton si një artist që u jepte liri bashkëpunëtorëve të tij, i mbushte me entuziazëm dhe e përjetonte çdo notë me pasion të sinqertë. Për të, muzika e tij ishte “bio”, me një pastërti që buronte nga zemra dhe shpirti i qytetit të Korçës.
“Është një dhimbje e madhe, por edhe një lloj vlerësimi që zgjodhët të më intervistoni. Humbja e Nonda Kajnos, e një artisti, lë gjithmonë një boshllëk, jo vetëm për faktin e ikjes së një individi, sepse ikja e një artisti është ikja e një njeriu unik që nuk zëvendësohet. Boshllëku i tij do të ndihet, por kujtimi i tij është i gjallë përmes një morie serenatash e këngësh të bukura të muzikës së lehtë qytetare, të kënduara në skenë ndër vite. Unë kam qenë ndër të fundit që pata fatin të bashkëpunoj me të, por ai ka bashkëpunuar me mjaft këngëtarë, të cilëve u ka dhënë dritë, emër në skenë, dhe këngët e tij mbeten të dashura për publikun korçar e më gjerë, atë shqiptar”, tha Pema.
Njohja e Olsës me Nondën kishte rrënjë të thella, pasi lidhjet e familjeve të tyre datojnë që nga fëmijëria. Ajo e kishte njohur fillimisht përmes rrëfimeve të babait të saj, Enriko Pema, që ishte mik dhe bashkëkohës i artistit. Kjo afërsi e bëri bashkëpunimin e tyre edhe më të veçantë, duke e kthyer në një marrëdhënie artistike e njerëzore të ndërtuar mbi respekt dhe dashuri për muzikën.
“Njohja ime me Nonda Kajnon nuk ishte rastësore. Ai është rritur në zemër të Korçës, këtu është shtëpia e tij e fëmijërisë dhe ka qenë shok fëmijërie me babain tim, i cili ishte artdashës dhe dashamirës i muzikës. Nondën e njihja përmes kujtimeve të babit, përmes debutimeve të tij në skenë, madje edhe përmes krijimtarisë që ai e ka realizuar në një koncert recital që unë nuk e harroj. Kam kujtime të bukura”, u shpreh këngëtarja.
Suksesi i dueteve që ata realizuan së bashku, të cilat u pritën me shumë dashuri nga publiku, ishte dëshmi e harmonisë së tyre artistike. Kajno u tregua gjithmonë mbështetës dhe inkurajues, duke u dhënë bashkëpunëtorëve të tij besim dhe frymëzim për të dhënë më të mirën në skenë. Në krijimtarinë e tij spikat një ndjeshmëri e veçantë dhe një lidhje e fortë me qytetin e Korçës, me serenatën dhe me dashurinë njerëzore si temë universale. Ai bashkëpunoi ndër vite me shumë emra të njohur të muzikës shqiptare si Rovena Dilo, Ermira Babaliu, Ermira Kola, si dhe me grupin Ritfolk, duke lënë një trashëgimi të çmuar në skenën muzikore shqiptare.
“Me Nondën fillimisht realizuam disa duete që patën sukses, u hodhën në 'YouTube' ku morëm mjaft klikime dhe përgëzime. Ai u ndie tepër euforik dhe i gëzuar, ashtu siç ishte edhe vetë nga natyra, shumë i gjallë, kreativ, dashamirës dhe jashtëzakonisht njerëzor. I jepte artistit lirinë e nevojshme për të dhënë më të mirën. Ajo që më frymëzoi nga krijimtaria e tij ishte muzikaliteti. Ishte një muzikë 'bio', e pastër, që nëse do t’i jepej më shumë hapësirë, do të kishte jehonë dhe përhapje më të madhe. Muzika, sharmi dhe shpirti i Nondës do të jetojnë në zemrat e çdo korçari, kudo nëpër botë. Ai ka bashkëpunuar me Ritfolk, Rovena Dilon, Ermira Babaliun, Ermira Kolën dhe mjaft këngëtarë e tekstshkrues të njohur”, tha këngëtarja.
Miqtë dhe kolegët e kujtojnë si një njeri të qetë, të buzëqeshur dhe plot shpirt artistik, që i jepte çdo krijimi një ndjesi të veçantë. Muzika e tij mbetet një pasuri e gjallë e qytetit të Korçës dhe një urë që lidh brezat përmes tingujve të dashurisë, mallit dhe kujtimit. Nonda Kajno u largua fizikisht, por serenatat dhe këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë në çdo shtëpi korçare, në çdo cep ku dëgjohet muzika qytetare, si një kujtim i bukur i një artisti që e deshi jetën dhe artin me gjithë shpirt./CNA
Serenatisti i mirënjohur korçar, Nonda Kajno, u lind më 18...
Kantautori dhe një nga serenatistët më në zë të Korçës, No...
Në qytetin e Korçës u shfaq për herë të parë dokumentari “...
Shpallen fituesit e edicionit të tretë të Festivalit Ndërk...
Konkursi europian i këngës për fëmijë dhe adoleshentë, Jun...
Për të 13-in vit me radhë në Shkodër u zhvillua “Ahengu Sh...
Më shpëtoi kjo frazë duke parë televizorin. Po shihja një ...
Edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Korçës ka miratuar me 24 v...
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, M...
Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar...
Mbrëmë, më 23 shtator 2025, të pranishmit në Traiskirchen,...
Shuhet në moshën 71-vjeçari aktori dhe regjisori Enver Pet...
Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë pë...
Në zemër të Korçës, në sheshin e Pazarit të Vjetër, është ...
Ditën e sotme mbahet nata e dytë e festivalit "Korça Seren...
Kostandin Jeromonaku është një prej piktorëve të njohur të a...
Në qytetin turistik të Pogradecit ka nisur edicioni i 15-t...
Tapeti i kuq i 77-të të Çmimeve Emmy do të hapet më 14 sht...
Korça bëhet kryeqyteti i serenatave me edicionin e radhës ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...