“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Për të 13-in vit me radhë në Shkodër u zhvillua “Ahengu Shkodran” me disa prej këngëve popullore të përzgjedhura që këndohen në dasmat, gëzimet dhe oborret shkodrane. Për herë të parë ky aktivitet në ditën e trashëgimisë kulturore erdhi në pedonalen në qendër të qytetit duke bërë bashkë artdashës të ahengut, por edhe kalimtarë e turistë. Drejtuesi artistik i “Ahengut Shkodran”, Bardhyl Hysa, thotë se po tregohet një interes për të mbajtur të gjallë këtë traditë të hershme me këngët e vjetra popullore.

“Jam i kënaqur që 'Ahengu Shkodran' ka interes çdo vit. Një risi ishte organizimi këtë vit këtu në qendër, në pedonalen e qytetit. Kishim edhe një gjithëpërfshirje të zërave të rinj dhe fëmijëve për ta mësuar dhe trashëguar këngën shkodrane. Shkodra garanton talente të reja edhe në këtë fushë dhe nuk është e kollajtë që në dimensionet e sotme të reja ne ta mbajmë të pastër këngën shkodrane me talentet e reja. Me punën e të gjithëve zhvilluam këtë koncert në qendër të Shkodrës dhe me zërat e këngët e larmishme besoj se edhe publiku është kënaqur”, u shpreh Bardhyl Hysa.

Drejtuesi i orkestrës maestro Ilir Zogaj u shpreh se në dasmat shkodrane këngët e ahengut nuk po rezultojnë aq prezente ndaj edukimi i brezit të ri është mëse i nevojshëm.
“Është një vazhdimësi e denjë e cila është kthyer në një traditë. Organizimi në qendër të qytetit vlejti për mirë edhe pse kishte mundësi që të ishte një spektator më i gjerë. Padyshim që kishim edhe elementë të rinj dhe fëmijë që kënduan këngën shkodrane dhe kjo është një vazhdimësi e një tradite të mirë që kemi. E shoh në sytë e spektatorëve që e duan shumë këtë aktivitet. Këtë vit kemi bërë një përzgjedhje pak tjetër, jo ato këngët që njihen dhe janë bërë traditë dhe nuk më vjen mirë ta them që po këndohen vetëm një pjesë e vogël e tyre dhe ne e zgjeruam pak më shumë sepse ka shumë këngë Shkodra. Ku ka më bukur se të këndosh këngët e vendit tënd dhe kjo traditë të rikthehet”.

Albana Fani është prej këngëtareve që performoi e cila erdhi nga Amerika për “Ahengun Shkodran”, muzikë e cila i mungon në jetën e saj jashtë Shqipërisë:
“Gjithmonë kur vij në Shkodër është një emocion i veçantë dhe është një kënaqësi për mua që u ftova për të qenë pjesë e 'Ahengut Shkodran'. Unë jam rritur me këngën shkodrane, e kemi kënduar në oborre, në Shtëpinë e Pionerit, në Klubin e Rinisë dhe kudo dhe është një gjë shumë e bukur kjo vazhdimësi. Shpresoj që Shkodra t’i mbajë gjallë këto këngë bashkë me talentet e reja. Shpresoj shumë te Shkodra, tek arti, tek e bukura sepse duhet që ta çojmë përpara gjithmonë. Në Amerikë ku jetoj këto këngë më mungojnë shumë dhe atje kënaqësinë e kam kur hipi në makinë dhe i vendos. Për mua kënga është jeta dhe jam e kënaqur që erdha dhe isha pjesë”.
Pjesë e “Ahengut Shkodran” këtë vit ishin disa prej këngëtarëve më të mirë të rinj. Për herë të parë morën pjesë fëmijët e qendrës kulturore “Kujtim Alija” së bashku me qendrën “Pjetër Gaci” duke sjellë një larmi zërash dhe brezash në edicionin e 13-të ndërsa u mbajt edhe një homazh për këngëtarin Agim Molla, i fundit i Ahengut të pastër shkodran i cili u nda nga jeta pak ditë më parë./CNA
Më shpëtoi kjo frazë duke parë televizorin. Po shihja një ...
Edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Korçës ka miratuar me 24 v...
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, M...
Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar...
Mbrëmë, më 23 shtator 2025, të pranishmit në Traiskirchen,...
Shuhet në moshën 71-vjeçari aktori dhe regjisori Enver Pet...
Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë pë...
Në zemër të Korçës, në sheshin e Pazarit të Vjetër, është ...
Ditën e sotme mbahet nata e dytë e festivalit "Korça Seren...
Kostandin Jeromonaku është një prej piktorëve të njohur të a...
Në qytetin turistik të Pogradecit ka nisur edicioni i 15-t...
Tapeti i kuq i 77-të të Çmimeve Emmy do të hapet më 14 sht...
Korça bëhet kryeqyteti i serenatave me edicionin e radhës ...
Arkitekti Artan Shkreli në një postim në rrjetet socia...
Gjurmët e Tiranës si vendbanim janë të hershme dhe nis...
Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, ...
Shiroka u mbush me emocione dhe art të lartë muzikor gjatë...
Serenatisti korçar Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta d...
Ikona “Shën Kolli” për pak kohë do të jetë plotësisht e re...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...