Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Shpallen fituesit e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit ‘Gjon Mili’ u zhvillua, që këtë vit në tre hapësira të veçanta kulturore: Korçë, Dhërmi dhe Manhattan.
Festivali vlerësoi me çmime artiste në kategoritë e video artit & eksperimentale, animacionin, performancën, realitetin virtual dhe dokumentarin. Punimet fituese erdhën nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda, Irani/Mbreteria e Bashkuar dhe Kanadaja, duke sjellë një mozaik të gjallë perspektivash artistike e kulturore.
Çmimi për Video Art & Eksperimentale: Eleni Mylonas (Shtetet e Bashkuara) – SeaMonster II
Eleni Mylonas, artiste multidisiplinare që jeton mes Nju Jorkut dhe Athinës, u nderua me çmimin për Video Art & Eksperimentale. Ajo është bursiste Fulbright dhe e diplomuar në Columbia University, ndërsa ka ekspozuar në institucione të rëndësishme si MoMA PS1 në Nju Jork dhe Muzeu Benaki në Athinë.
Vepra fituese, SeaMonster II, përdor objekte të mbledhura në brigjet e Egjinës, rrjeta, plastikë dhe fragmente të hedhura nga jeta njerëzore – duke i shndërruar në elementë ritualë e performativë. Në këtë mënyrë, Mylonas e kthen mbeturinën mjedisore në një dëshmi poetike për marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës.

Çmimi për Filmin më të Mirë të Animacionit: Aria Wolf (Gjermani) – Lichtung
Çmimi për Filmin më të Mirë të Animacionit iu dha artistes gjermane Aria Wolf për projektin e saj VR, Lichtung. E lindur në vitin 1996, Wolf ka studiuar regjizurë transmediale në Filmakademie Baden-Wirttemberg.
Lichtung ofron një përvojë tërheqëse: një botë e ndriçuar që qëndron e heshtur derisa shikuesi të hyjë në të. Me çdo hap, mjedisi zgjohet, duke zbuluar dritë e mrekulli të fshehura. Ky projekt dëshmon fuqinë e animacionit kur ndërthuret me teknologjinë e realitetit virtual.
Çmimi për Filmin e Shkurtër më të Mirë: Bea de Visser (Holandë) – No horses on Mars
Artistja dhe regjisorja holandeze Bea de Visser fitoi çmimin për Filmin e Shkurtër më të Mirë me veprën No horses on Mars. Ajo nisi karrierën në vitet 1980 si artiste performance dhe tingulli dhe është e njohur për gjuhën e saj poetike vizuale e digjitale.
Filmi shpaloset si një rrugëtim nga këndvështrimi i një kali, duke reflektuar mbi mënyrën sesi njerëzit i matin e i studiojnë ata si objekte. Megjithatë, përmes gjuhës kinematografike, shfaqen shkëndija individualiteti që sfidojnë kufijtë e domestikimit.

Çmimi për Dokumentarin e Shkurtër më të Mirë: Parham Ghalamdar (Iran/MB) – The Sight is a Wound
Çmimi për Dokumentarin e Shkurtër më të Mirë iu dha Parham Ghalamdar, një artist iranian i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Praktika e tij përfshin pikturë, film dhe shkrim, duke ndërthurur histori, mitologji e futurizëm.
Filmi fitues, The Sight is a Wound, është një elegji vizuale mbi kufijtë e imazhit përballë mizorive bashkëkohore. Si reagim ndaj gjenocidit në Gaza, autori dogji mbi 50 piktura të tij të ekspozuara më parë, duke i kthyer në hi. Ky akt i dhimbshëm është një reflektim mbi heshtjen, dëshpërimin dhe kufizimin e gjuhës vizuale në epokën e mbingopjes digjitale.
Çmimi i Publikut: Brian R Donnelly (Kanada) – Goin’ Down The Road
Çmimi i Publikut iu dha artistit kanadez Brian R Donnelly për projektin Goin’ Down The Road. Me bazë në Toronto, Donnelly ka një karrierë ndërkombëtare që nis nga piktura dhe, që prej vitit 2017, përfshin edhe veprat video.
Ky projekt e rikrijon qytetin e Torontos përmes fragmenteve filmike, arkivave dhe xhirimeve bashkëkohore, duke krijuar një portret të qytetit si real e njëkohësisht imagjinar.

Edicioni 2025 i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit tregoi se video arti mbetet një nga gjuhët më të fuqishme të artit sot. Nga eksperimentimi poetik deri tek realiteti virtual, nga dokumentari i ndjerë deri te animacioni, artistët fitues hapën rrugë të reja të të parit e të ndjerit, duke lidhur kultura dhe botë të ndryshme.
Festivali vazhdon deri më 4 tetor me bashkëbisedime artistësh dhe sesione pyetje-përgjigje në Producers Club Theatres, Manhattan, Nju Jork, nga ora 19:00 deri në 21:00 me orën lokale.
Konkursi europian i këngës për fëmijë dhe adoleshentë, Jun...
Për të 13-in vit me radhë në Shkodër u zhvillua “Ahengu Sh...
Më shpëtoi kjo frazë duke parë televizorin. Po shihja një ...
Edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Korçës ka miratuar me 24 v...
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, M...
Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar...
Mbrëmë, më 23 shtator 2025, të pranishmit në Traiskirchen,...
Shuhet në moshën 71-vjeçari aktori dhe regjisori Enver Pet...
Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë pë...
Në zemër të Korçës, në sheshin e Pazarit të Vjetër, është ...
Ditën e sotme mbahet nata e dytë e festivalit "Korça Seren...
Kostandin Jeromonaku është një prej piktorëve të njohur të a...
Në qytetin turistik të Pogradecit ka nisur edicioni i 15-t...
Tapeti i kuq i 77-të të Çmimeve Emmy do të hapet më 14 sht...
Korça bëhet kryeqyteti i serenatave me edicionin e radhës ...
Arkitekti Artan Shkreli në një postim në rrjetet socia...
Gjurmët e Tiranës si vendbanim janë të hershme dhe nis...
Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, ...
Shiroka u mbush me emocione dhe art të lartë muzikor gjatë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...