Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Nuk e di pse, por krejt në mënyrë intuitive, “Skulptorin e Popullit” Hektor Dule e mendoja që është nga Përmeti ende pa e njohur nga afër dhe pa e lexuar më parë jetëshkrimin e tij.
Ndaj, kur e mësova se ai është nga Përmeti gjeta edhe arsyet se përse vepra e tij ka aq shumë shpirt dhe poezi, përse ka aq ndjeshmëri dhe spontanitet, përse ka aq shumë liriz?m edhe kur vepra është e karakterit epik dhe monumental, përse plastika është aq shprehëse dhe linjat janë aq elegante, njësoj siç janë fjalët në vargjet e Naimit.
Përmeti nuk mund të mos e ketë ushqyer edhe Hektor Dulen me tharmin e vet siç ka bërë edhe me Naimin, por edhe me Bardhyl London; siç ka bërë më parë edhe me Odhise Paskalin; siç ka bërë me Mentor Xhemalin, por edhe me Laver Bariun.
Në një farë mënyrë, siç ka bërë me të gjithë përmetarët, të cilët njihen për shpirtin e tyre të ndjeshëm dhe mirësinë e brishtë, pothuaj një mirësi qiellore.
Vepra e Hektor Dules nuk ka nevojë për fjalë, nuk ka nevojë as për komente apo për publicitet. Sepse flet vetë me cilësinë që mbart dhe me artin që përcjell.
Ajo është e pranishme gjithkund nëpër atdhe. Është këtu, por edhe në atdheun jashtë kufijve të Londrës, përkrah e bashkë me veprat e më të mëdhejve të skulpturës tonë si Odhise Paskali, Shaban Hadëri, Muntaz Dhrami, Thoma Thomai, Kristaq Rama, Janaq Paço, Andrea Mano e shumë të tjerë që krijuan shkollën shqiptare të artit të skulpturës.

Nuk ma do mendja të ketë ndonjë kalimtar që të ketë udhëtuar nëpër rrugën e vjetër që të çon nga Tirana për në Elbasan, dhe të mos e ketë vënë rë në anë të saj një prej veprave monumentale më të bukura kushtuar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, përmendoren e luftës së Mushqetasë, ashtu sikundër mund të them të njejtën gjë për Monumentin e Rezistencës në Durrës (me bashkautor të ndjerin Fuat Dushku), për figurën e Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve (realizuar në bashkëpunim me Sofokli Koçin), apo për veprën “Në udhën e luftës” që gjendet në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë e shumë të tjera.
Këto janë vetëm disa prej më shumë se njëmijë veprave të Hektor Dules, në të cilat gjejmë të trupëzuar heronj, por edhe anonimë, njerëz të zakonshëm, gjejmë punime në bronz, por edhe në gurë, në mermer e në beton, gjejmë terakota në qeramikë apo edhe gdhendje në dru.
Pavarësisht përmasave apo karakterit të veprës, ato janë të gjitha si poezi të zgjedhura, të cilat Hektor Dule i ka shkruar duke gdhendur me daltën e tij.
Në çdo punim të tij, prej veprave monumentale e deri tek nudot aq poetike, prej përmendoreve e busteve të shumtë e deri tek vizatimet e panumërta plot gjetje mahnitëse, ai na ka dhënë mjeshtërisht shpirtin e vet, gjithë ndjeshmërinë dhe përjetimin prej artisti të madh, shprehur përmes skalitjes me elegancë brilante.
Heronjtë e Hektor Dules janë njerëzor, janë tokësorë e jo patetikë. Ndërsa ekspresiviteti dhe plastika shprehëse, dinamika dhe eleganca janë veçori e spikatur e artit të tij, i cili nuk është një art anatomist, por detajist deri në imtësitë më poetike dhe i tëri në funksion të idesë që artisti na e jep mjeshtërisht bukur.
Ndërkaq, Hektor Dule aq sa artist i madh, është edhe një qytetar i angazhuar, është intelektual dinjitoz dhe i ditur që gjithë talentin, dijet, pasionin dhe punën ia ka kushtuar popullit dhe atdheut me një idealizëm për t’u patur zili.
I pabujë e fisnik në modestinë e vet (si shumë kolegë të brezit të të medhenjve të artit dhe kulturës tonë kombëtare), Hektor Dule nuk e mat veten me tituj dhe dekorata, edhe pse ato janë dëshmi e mirënjohjes dhe nderimit shtetëror, por me cilësinë e veprës që na ka dhënë dhe me modelin e qytetarit që përfaqëson.
M’u për këto arsye unë zgjodha ta uroj sot publikisht në 83-vjetorin e lindjes me urimin:
TUNGJATJETA DHE FALEMINDERIT MJESHTËR!
TË PAÇIM!
Gazetari Agim Xhafka ka përkujtuar një nga ikonat e ar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka përkuj...
Media britanike, "The Guardian", i ka kushtuar vëmendje li...
Është për të ardhur keq që pena e gjeniut të letrave s...
Ndërsa sjell në mendje atë ditë të ftohtë e të hidhur ...
Shkrimtar, pedagog i letërsisë dhe i historisë së qyte...
Drejtuesit e muzeve më të mëdha botërorë kanë vlerësuar me...
Konservatorët në Voskopojë të Shqipërisë po bëjnë gara për...
Mbrëmjen e djeshme të “Festivalit të Këngës”, artistët pje...
Më shumë se gjysmë shekulli më parë, regjisori Leka Bungo ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajrma Begaj ka uruar ditën e sot...
Aktorja e madhe e skenës shqiptare Tinka Kurti feston ...
Ndër shumë kritikë, studiues të letërsisë, historianë a sh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka përku...
Shkrimtari Boris Miska ka sjellë për lexuesin botimin ...
Sonja Mamaqi është operatorja e parë vajzë në Shqipëri...
Një ekspozitë është organizuar për të prezantuar qytetin e...
Dy shkrimtarë britanikë që prej vitesh jetojnë në Pris...
Sonte në Pallatin e Kongreseve po transmetohet koncert...
Leonardo da Vinçi ishte emblema e Rilindjes Evropiane për ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...