Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, një tentativë për vrasje, e ndodhur 3 muaj më parë, në fshatin Ballagat të Lushnjës.
Dy shtetasit me iniciale M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat tentuan të vrisnin 22-vjeçarin M.H për gjakmarrje.
Konkretisht 30-vjeçari është porositësi i vrasjes, ndërsa 28-vjeçari ekzekutori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shënjestra dhe halla e tij. Nga të shtënat mori plumb në këmbë 60-vjeçarja.
Për këtë tentativë vrasjeje janë arrestuar sot nga policia porositësi dhe ekzekutori.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet si rezultat i një hetimi intensiv tremujor, të kryer me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Pasoja e padëshiruar”.
Vihen në pranga porositësi dhe ekzekutori i tentativës për të vrarë me armë zjarri, për motive gjakmarrjeje, një 22-vjeçar.
Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me këtë shtetas, në momentin e të shtënave.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune hetimore intensive tremujore, të kryer me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasoja e padëshiruar”.
Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të shtetasit L. H.) Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi M. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, shtetasja B. S., 60 vjeçe. Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Policia e Korçës dhe specialistët e AKU-së ka kryer kontro...
Policia e Lushnjës ka arrestuar G. B., 22 vjeç dhe R. T.,...
Ndërron jetë në QSUT gruaja me iniciale M.M, e cila u plag...
Gazetarja Anila Hoxha ka folur lidhur me tregun e drogës n...
Një banesë u përfshi sot nga flakët në katin e katërt të n...
Europol ka gjurmuar dhe arrestuar kreun e një rrjeti krimi...
Një 27-vjeçare ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një ...
Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e familjarëve të Ervis...
Policia ka vënë nën hetim 11 persona pasi dyshohen se shfr...
Shtetasi F.L., me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Pr...
GJKKO-ja lë në fuqi masën "arrest me burg" për inxhinierin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ku një 20...
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë...
Një apartament në katin e katërt të një pallati në lag...
Gazetari Artan Hoxha është personi që publikoi videon ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë...
AMP ka nisur hetim administrativ ndaj dy punonjësve të Pol...
Mbrëmjen e sotme u raportua për disa të shtëna me armë në ...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fllakë të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...