Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Emisioni "Në Shënjestër" i Klodiana Lalës ka publikuar detaje të reja rreth dosjes hetimore të biznesmenit Pëllumb Gjoka, të arrestuar gjatë aksionit "Metamorfoza".
Në dosjen hetimore të SPAK-ut, duket se gjithçka nisi pas kallëzimit të familjarëve të shtetases Drande Hoti Gjoka. Kjo e fundit një 99-vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës.
Por që në vitin 2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, vërtetojnë se ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore. Kallëzimi në SPAK për këtë çështje u bë në 16 janar 2023, nga shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi.
Pasardhësit e Drande Hotit pretendojnë se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.
Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.
Për këtë çështje, SPAK-u nisi një hetim për Pëllumb Gjoka dhe grupit të strukturuar kriminal që fshihej pas tij.
Por nga hetimet dhe përgjimet e SPAK rezulton se Pëllumb Gjoka është i përfshirë edhe në vrasjen e Gjin Boriçit.
Sipas përgjimeve të zbardhura nga SPAK, falë bisedave të kryera në aplikacionin SKY ECC, pjesëmarrës në këtë krim janë Pëllumb Gjoka, i cili në këto biseda, mban pseudonimin ‘Kolombo’.
Pjesë nga përgjimet:
Më datë 7 gusht 2020, ora 12:23 shtetasi Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?
Në orën 18:11, Behari i shkruan: ‘Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atëherë për një javë kryhet puna jote.
Pëllumbi i shkruan: ‘Ok vëlla’.
Siç shikohet, ky komunikim i përket datës 7 gusht 2020. Pra, dy ditë përpara se të konsumohet krimi ndaj Gjin Boriçit.
I cili nuk është në dijeni se ekzekutuesit e tij, ata që do ta nxjerrin në pritë, janë pikërisht shokët e tij të ngushtë.
Behar Brajoviq, që është krahu i armatosur i Bajrave në Shkodër, pasi e siguron Pëllumb Gjokën se kjo punë, pra vrasja e Gjin Boriçit, do të kryhet shpejt, i premton po ashtu atij se shpejt do të kryhet edhe puna e tij.
Ndërkohë që përgjatë dy ditëve grupi i ngritur për të vrarë Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinajt, kapet në çdo bisedë duke u kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj në lidhje me skenarin e ekzekutimit.
Më datë 9 gusht në orët e para të mëngjesit, Behar Brajoviq, këtë herë del në komunikim me Edmond Prekën.
Pjesë nga përgjimet
Edmondi e pyet, nëse do të marrë njeri me makinë?
Behari i shkruan që, do të marrë dy veta. Behari i tregon që makinën do ta djegin sa të kryejnë punë dhe do të ecin në këmbë, do të marrin vetëm këto të dy, t'i mbaj brenda diku. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai k.... i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.
Siç shikohet edhe nga komunikimi i mëposhtëm ekzekutimi i Gjin Boriçit, kryhet diku midis orës 1:00 dhe 2:00 të mëngjesit të datës 9 gusht.
Dhe besohet që në makinë me të, të ketë qenë edhe Denis Brajoviq.
Kjo me qëllim për të hequr çdo dyshim te shoku i tyre, mbi atë çfarë do t’i ndodhë pas pak.
Ndërkohë që në orën 00.:27 të mëngjesit, në përgjime del edhe Ervis Martinaj, i cili komunikon me Denis Brajoviq.
Babai i 12-vjeçares nga Pogradeci, që i dha fund jetës dy ...
Mediat franceze kanë zbuluar detaje nga arrestimi i Be...
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 17:30, në ...
Policia arrestoi sot sapo hyri në territorin shqiptar ...
Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të një defekti në...
Shtetasi me inicialet V. Xh., 51 vjeç, i cili aksidentoi p...
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin u shkuan në ndihmë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Shtetasi R. H., ...
Një aksident ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, në Vergo...
Policia ka arrestuar 27-vjeçarin, shtetasin me incialet E....
Policia në Dimal ka vënë në pranga shtetasin me incialet V...
Një vatër e madhe zjarri është përhapur këtë të martë në f...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë në T...
Një tjetër urban është përplasur në Tiranë. Pak moment...
Policia kufitare shqiptare e Kakavijës në kufi me Greqinë ...
CNA raportoi pasditen e kësaj të marte se në Qafë Than...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video n...
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte n...
Policia ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale D. B. në Burr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...