“Nuk them se PS-ja ka bërë mrekulli”/ Rama, në Fushë-Krujë: Keni profecinë e Gjergj Kastriotit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët ...

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranë, Akil Kraja, ka akuzuar sot se Partia Socialiste po abuzon me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë. Në një deklaratë për mediat, Kraja shprehet se logoja kryesore e fushatës është në kufijtë e një incidenti diplomatik.
Kraja u shpreh se logoja rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.
Kraja tha se përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.
“Logoja kryesore e fushatës së Partisë Socialiste është në kufijtë e një abuzimi me financat publike në rastin më të keq, dhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik, në rastin më të mirë.
Në takime elektorale, në daljet në terren apo në media kombëtare, Edi Rama dhe kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, shfaqen publikisht duke promovuar numrin e tyre në fletën e votimit nëpërmjet një logoje të stilizuar në formën e një ylli.
Një logo, e cila në fakt rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.
Ky përbën një skandal diplomatik të pahasur më parë në republika demokratike, e që mund të ndodhë veçse në shtete autoritare ku çdo vendimmarrje është e mbledhur në një dorë të vetme.
Prej vitesh Partia Demokratike denoncon shfrytëzimin e aseteve publike për qëllime elektorale, duke shkelur ligjet shqiptare në fuqi. Sot erdhi radha e Bashkimit Europian për t’u bërë dëshmitarë sesi Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian, sado i vogël apo i madh qofte ai, në shërbim të interesave të tij elektorale.
Nëse logoja dhe materialet e tjera të samitit të Komunitetit Politik Europian janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, përdorimi i tyre për qëllime elektorale nga Edi Rama, përben qartazi një abuzim dhe shkelje ligjore të kodit zgjedhor.
Por dhe nëse këto kosto janë të ndara me partnerët europianë, sërisht përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.
Abuzimi me logon e takimit të Komunitetit Politik Europian është një rast jashtëzakonisht simbolik dhe material për mënyrën sesi financat publike keqshfrytëzohen nga Edi Rama në shërbim të objektivave të tij elektorale.
Bashkimi Europian, ashtu si për fondet IPARD, para të takspaguesve europianë, duhet të shprehet edhe për fondet e keqpërdorura për Samitin, fonde të taksapaguesve shqiptarë”,-thuhet në deklaratë./CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët ...
Të shtunën në Shqipëri do të jetë heshtje zgjedhore. Dy p...
Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga procesi i votimit, në Shko...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga Fushë-Kruja arritj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot detaje sa i pë...
Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në rrjetet soc...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...
Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për D...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i f...
Në zgjedhjet e 11 majit diaspora voton për herë të parë, d...
Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, njëkohësisht...
Kryeministri Edi Rama, pak kohë më parë, në një mbledh...
Kreu i PR, në koalicion me ASHM në zgjedhjet e 11 Majit, F...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar se pas 11 Majit...
Kandidatja e PD-së për Tiranën në listën e hapur Edith Har...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin E...
Kandidatja e PD-së për Tiranën , Edith Harxhi e ftuar në e...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në takimin për...
Kreu i PAA Agron Duka në takimin përmbyllës të PD-së në Du...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...