Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Fushë-Krujë. Në fjalën e tij, Rama ndau të dhëna e shifra, që sipas tij lidhen me 99 projekte që kapin një vlerë prej 81 milionë eurosh në këtë zonë.
Rama tha se këto të dhëna nuk janë për të treguar se PS-ja ka bërë mrekulli.
Rama u shpreh se Fushë-Kruja dhe Shqipëria kanë profecinë e Gjergj Kastriotit.
“Janë 99 projekte, 81 milionë euro që kanë transformuar Durrësin, kanë transformuar Krujën lart, një destinacion historie dhe turizmi, që ishte një qamet i madh. Ndërkohë që, me ndërhyrjet që kemi bërë, është komplet tjetër, apo jo? Dhe patjetër edhe Shijakun, ku Shijaku ishte kënetë komplet, ndërkohë që sot është vërtetë një territor urban mjaft dinjitoz.
Këtu jemi te turizmi dhe mjedisi, 14 projekte dhe rreth 30 milionë euro që qeveria ka dhënë për turizmin dhe për mjedisin në Qarkun e Durrësit.
Këtu jemi tek ujësjellës-kanalizimet, janë 200 milionë euro që janë investuar për 116 projekte ujësjellësish dhe kanalizimesh. Këtu vijmë tek energjia.
Ka qenë kudo problem çështja e cilësisë së shpërndarjes së energjisë dhe kemi investuar 177 milionë euro për 121 projekte për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Këtu jemi te bujqësia, 130 projekte, gati 50 milionë euro mbështetje që qeveria u ka dhënë fermerëve dhe i ka dhënë sektorit në Qarkun e Durrësit.
Këtu jemi tek arsimi dhe natyrisht Qarku i Durrësit është shumë më lart se të tjerët, edhe për arsye të rindërtimit. Janë 191 projekte dhe faktikisht, shkollat e reja të Durrësit, të Krujës, në Bubq, më kujtohet bile ai drejtori i Arsimit kur shkuam në Bubq tha: 'O kryeministër, ne kemi më shumë banja nëpër shkolla sesa në të gjitha shtëpitë rreth e rrotull', kështu që janë vërtetë shkolla të standardeve europiane dhe ne do t'i shkojmë deri në fund, çdo fëmijë do të shkojë në një shkollë standardeve europiane.
Këto janë projektet e sportit, 14 projekte, 5.8 milionë euro. Tanimë është në procesin e garës, e futjes në garë, pasi ka mbaruar edhe projekti i detajuar, edhe stadiumi i ri i Durrësit, që do të jetë një qendër e re, jo vetëm sportive, por dhe urbane e qytetit shumë moderne.
Kultura, 39 projekte, 17.6 milionë euro për aktivitetet kulturore, mbështetje.
Dhe shëndetësia, dhe kujdesi social. Këto janë qendrat shëndetësore, poliklinika, spitali, 13.6 milionë euro.
Kjo është pasqyra e përgjithshme dhe rindërtimin po e thamë dhe folëm, dhe në fund dua që të shikoni shumën e investuar në këto 3 mandate nga qeveria shqiptare për qarkun 1.1 miliardë euro.
Të gjitha këto nuk janë për t'ju thënë 'që shih ça mrekullie kemi bërë ne', por janë për t'ju thënë që kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe s'kemi lënë pa bërë asgjë të mundur për ta ngritur në një nivel tjetër këtë qark, për të ngritur një nivel tjetër Krujën, Durrësin, Shijakun dhe vetë Shqipërinë dhe tani jemi në një fazë të re, kur, siç ju kam thënë kur kam ardhur këtu përpara, që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë më shumë se ç'kemi bërë në vitet e tjera të mbledhura së bashku, ju them të njëjtën gjë, në 4 vitet e ardhshme do bëjmë edhe më shumë sesa ç'kemi bërë në të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku, nëse ju dhe të gjithë qytetarët do të na jepni një mbështetje edhe më të fortë, një besim të palëkundur dhe një fuqi edhe më të madhe për të marrë vendime dhe për ta çuar përpara vendin duke e realizuar edhe profecinë e atij që ju e keni atje lart në Krujë, si hijen e gjithë malit, Gjergj Kastriotit, i cili e përcaktoi qysh atëherë se fati që i stërnipërve të tij është Europa”,-tha Rama./CNA
Të shtunën në Shqipëri do të jetë heshtje zgjedhore. Dy p...
Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga procesi i votimit, në Shko...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga Fushë-Kruja arritj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot detaje sa i pë...
Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në rrjetet soc...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...
Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për D...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i f...
Në zgjedhjet e 11 majit diaspora voton për herë të parë, d...
Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, njëkohësisht...
Kryeministri Edi Rama, pak kohë më parë, në një mbledh...
Kreu i PR, në koalicion me ASHM në zgjedhjet e 11 Majit, F...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar se pas 11 Majit...
Kandidatja e PD-së për Tiranën në listën e hapur Edith Har...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin E...
Kandidatja e PD-së për Tiranën , Edith Harxhi e ftuar në e...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në takimin për...
Kreu i PAA Agron Duka në takimin përmbyllës të PD-së në Du...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, hedh poshtë kateg...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...