Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Prokuroria Lushnjë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim katër të pandehur për vepra penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.
Bëhet fjalë për shtetasit K. M., V. Q., M. P. dhe M. M., të akuzuar për veprat penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria Lushnjë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim katër të pandehur për vepra penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë përfundoi hetimet e çështjes penale nr. 77, viti 2023 dhe dërgoi për gjykim katër të pandehurit K. M., V. Q., M. P.. dhe M. M., të akuzuar për veprat penale, si më poshtë:
I pandehuri K. M., akuzuar për kryerjen e veprave penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, në bashkëpunim, dhe ‘Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’, të parashikuara nga nenet 283 prg. 2 dhe 242 të Kodit Penal, me masë sigurimi ‘Arrest në burg’.
I pandehuri V. Q., akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi ‘arrest në burg’.
I pandehuri M. P., akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283 prg. 2 i Kodit Penal, me masë sigurimi ‘arrest në burg’.
E pandehura M. M., për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
Hetimet janë kryer me metoda speciale, shoqëruar me kontrolle të vendeve e personave dhe kapjen e arrestimin në flagrancë të të pandehurve V. Q., dhe M. P., si dhe sekuestrimin me cilësinë e provës materiale të një sasie lëndë narkotike të llojit ‘kokainë’ dhe ‘kanabis sativa’. Konkretisht, të pandehurit K. M., M. P., dhe V. Q.,e kanë konsumuar veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim.
Nga hetimet janë dokumentuar plotësisht dy episode të shitblerjes së lëndës narkotike. Në një episod i pandehuri V. Q. ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin K. M., për shitjen e një sasie lënde narkotike ‘kanabis sativa’ me peshë 0.690 kilogram, kurse në episodin tjetër pandehuri V. Q.,ka luajtur rolin e ndërmjetësit për të pandehurin M. P. për shitjen e lëndës narkotike ‘kanabis sativa’ me peshë 450 gram, sasi lënde narkotike këto që janë kapur dhe sekuestruar nga policia gjyqësore në momentin që do kryhej dorëzimi i saj.
Po ashtu, nga kontrolli/këqyrja e vendeve të të pandehurit K.M. është gjetur e fshehur edhe një sasi tjetër lëndë narkotike ‘kanabis sativa’ dhe ‘kokainë’, kurse nga kontrolli personal dhe i banesës së të pandehurit V. Q, është gjetur një sasi tjetër lëndë narkotike ‘kanabis sativa’, të cilat janë sekuestruar dhe administruar me cilësinë e provës materiale.
Sa i përket të pandehurës M. M., është provuar se në momentin e vënies në dijeni të veprimeve të shërbimeve të policisë gjyqësore ndaj të pandehurit K. M., ka ndërmarrë veprime aktive duke lëvizur dhe fshehur lëndën narkotike që mbahej në banesë në mënyrë të paligjshme prej të pandehurit K. M., me qëllim për të vështirësuar apo penguar zbulimin e veprës penale./ CNA.al
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy a...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur hije dyshimi për...
Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit. Mediat ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Drenovës ku një...
Policia e ekuadorit ka konfirmuar ditën e djeshme vras...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë-Th...
Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së ka...
41 kilogramë e 700 gramë heroinë janë sekuestruar nga poli...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kë...
Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga shërbi...
Një 12-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në lagjen "1...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manëz të Durrësit ku nj...
Shërbimet e Policisë në të gjitha pikat e kalimit kufi...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur në një takim inform...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është shprehur mbi të vërtet...
Ndryshime në radhët e punonjësve kanë ndodhur ditën e sotm...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është pyetur nga gazetarët n...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komi...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...