“Çmenden” dy persona në Tiranë/ Rrahin gratë dhe përfundojnë në qeli
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi ushtr...

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve dhe operacioneve në një javë.
Blutë bëjnë me dije se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 563 shtetas, nga këta: 165 janë arrestuar, 374 janë proceduar penalisht dhe 24 janë shpallur në kërkim.
• Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga të cilët: 31 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.
• Janë zhvilluar 26 operacione policore, të koduara: "Tranzit 26", "50 Dollars", "Agents", "Tranzit 27", “Informaliteti” (2 raste), “Ëatches”, “Akciza”, “Check”, “Transportuesi”, "Gjimlik", "Finish", "Road Guard 29", "Gjorica", “Prevention”, “North forex 2”, “North forex 3”, "Transfer", "Vjosa e pastër 3", "Subvencioni", “Perimetri”, “Danubi 7", "Brothers", "Next”, "Tjetërsimi i Lagunës" dhe “Green mail”.
• Operacioni “Green mail”/Tiranë - Trafikonte drogë nga Anglia në Shqipëri, nëpërmjet postës, në pranga autori dhe bashkëpunëtorja e tij. Sekuestrohen 2 pako më lëndë narkotike.
• Operacioni “Prevention”/Shkodër - Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm për konflikte pronësie mes dy familjarëve, u sekuestrua arma e zjarrit;
Gjithashtu, falë ndërhyrjes në kohë nga Policia u parandalua përshkallëzimi i një tjetër konflikti për motive pronësie, në Skrapar;
• Operacionet “North forex 2” dhe “North forex 3”/Shkodër - Në pranga 7 shtetas, të dyshuar si organizatorë të veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, në 2 subjekte call center.
• Ka vijuar edhe gjatë kësaj jave kontrolli i territorit, në të gjithë vendin, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të territorit, në Lezhë, u evidentua dhe u shkatërrua një magazinë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike, si dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
• Dibër/Falë veprimeve profesionale të Policisë u zbardh plagosja e rëndë e një shtetasi, me pasojë vdekjen e tij, e referuar fillimisht si ngjarje aksidentale.
• Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, fidanë dhe bimë kanabis, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, të përfituara nga veprimtaria kriminale, mallra kontrabandë, dylbi, radio marrëse-dhënëse, 7 automjete dhe 12 aparate celulare.
• Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 6 armë të ftohta (thika) dhe municion luftarak.
• Janë goditur 10 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.
• Janë evidentuar dhe goditur 18 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
• Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 48 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.
• Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas.
Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
• Gjatë kësaj jave janë pezulluar 543 leje drejtimi, nga të cilat: 421 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 77 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit e në gjendje të dehur, dhe 45 për qarkullim në sens të kundërt.
• Janë arrestuar 67 drejtues mjetesh, nga këta: 24 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur, dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
• Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
• Janë vendosur 17.269 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Kufitare/Angazhim e përkushtim për përballimin me sukes të fluksit shumë të lartë në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu, vijojnë kontrollet për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.
• Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
• Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
• Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 2 të tjerë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
• Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe 1 rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të vijuar operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Ndërkaq, blutë ftojnë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë./ B.A. – CNA.al
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi ushtr...
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive n...
Një ditë më parë, policia ka marrë njoftimin se në fsh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 11-vjeça...
Më datë 02.07.2022, rreth orës 23:50, në autostradën T...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm disa persona janë...
Rreth orës 02:50, në lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër, ...
Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me f...
Policia Kufitare e Shëngjinit u erdhi në ndihmë 7 push...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Kavajës...
Policia ka bërë të mundur gjetjen e 79-vjeçarit nga Ma...
Policia ka vënë në pranga disa shtetas të cilët akuzoh...
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Dimal B...
Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Fushë-K...
Gjykata e Elbasanit rikthen në punë gjashtë efektivët e "S...
Policia ka bërë të mundur gjetjen e 41-vjeçares nga Ko...
Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë 6 numëruesit në El...
Policia ka mundur të parandalojë një krim në Skrapar, ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të...
Policia vijon me operacionin për ndalimin, evidentimin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...