
Mbrëmjen e 29 nëntorit u vra në rrugën "Dalip Alshiqi" në Prishtinë, 30-vjeçarja Liridona Murseli.
Fillimisht, Policia e Kosovës, raportoi rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Më pas më 1 dhjetor dolën të dhëna tronditëse, pasi u akuzua burri i Liridona Murselit për krimin e rëndë. Nga hetimet rezultoi se Naim Murseli kishte planifikuar gjithçka për të realizuar krimin e rëndë.
Policia arrestoi Naim Murselin si dhe ekzekutorin Granit Plava dhe bashkëpunëtorin tjetër Kushtrim Kokalla. Ky i fundit ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Naim Murseli bashkë me gruan e tij dhe dy fëmijët po darkonin në fshatin Graçanicë të Prishtinës, pak orë para se Liridona të ekzekutohej. Murseli kishte ftuar gruan e tij për darkë dhe ndërkohë ishte koordinuar me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën për të kryer aktin e rëndë.
Pasi mbaruan darkën, në momentin që mbërritën në fshatin Bërnicë, Granit Plava i maskuar doli para makinës dhe sajoji ngjarjen sikur do grabiste familjen. Në këtë moment Naim Murseli bashkë me fëmijët u largua nga makina dhe Liridona ngeli e vetme. Ajo u vra më një plumb, e cili e kapi pas veshit. E reja humbi menjëherë jetën.
Naim Murseli dëshmoi në polici se grabitësit i kishin prerë rrugën dhe i kishin vrarë gruan. Por policia dhe familjarët nisën dyshimet për këtë gjatë homazheve dhe ceremonisë së varrit.
Më 1 dhjetor ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në “Facebook” sqaronte se arrestimi i burrit të viktimës ishte kryer nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes dhe fshehjen e krimit.
“Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitjeje”, tha Haxhiu.
Pas akuzave ndaj Naim Murselit, familja vendosi që ta zhvarroste nga fshati Çërmjan duke e rivarrosur vajzën në fshatin e lindjes Rracaj të Gjakovës.
Dyshohet se krimin e rëndë Murseli e planifikoi për të përfituar nga një sigurim i majmë që kishte Liridona në shtetin suedez.
14-vjeçarja Vanja Gjorçevska u zhduk më 27 nëntor. Trupi i pajetë u zbulua më 3 dhjetor, disa ditë pas zhdukjes. Një traumë kjo për familjarët e saj, kryesisht për nënën.
Në hetimet paraprake njoftuan se vajza e re u rrëmbye me qëllim që të merreshin para nga nëna e të miturës.
Vajza ka dalë nga shtëpia mëngjesin e 27 nëntorit për të shkuar në shkollë kur dy persona kanë rrëmbyer vajzën dhe e kanë futur në bagazhin e automjetit tip “Citroen” të lidhur me këmbë e duar. Ata kanë qenë të shoqëruar nga një makinë tjetër. Vajza, pasi është rrëmbyer, është nxjerrë jashtë Shkupit dhe ku është vrarë, dhe u gjet trupi i pajetë, disa ditë më pas, më 3 dhjetor.
Policia dhe prokuroria maqedonase më 4 dhjetor njoftuan për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, nga Shkupi, si dhe të një personi tjetër me inicialet P.ZH., 74 vjeç, nga qyteti i Velesit.
Për këtë ngjarje, që tronditi opinionin në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm, prokurori publik Gavrill Bubevski tha se do të ketë “dënime të rrepta” bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa, ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovksi, dha një detaj tronditës, ku theksoi se babai i vajzës ka informuar anëtarët e tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia, dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.
Për këtë ngjarje makabre janë ndaluar Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe është kërkuar paraburgim edhe për Bore Videvskin. Person i katërt i përfshirë në rrëmbimin e vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, ndërsa i pesti, Lupço Palevski ishte arratisur drejt Beogradit dhe nuk ka të dhëna për vendndodhjen aktuale të tij.
Sipas Spasovskit, vrasjen e dy personave e ka kryer vetë Palevski, i cili është në kërkim ndërkombëtar. Fillimisht u tentua që ngjarjes t’i jepej kontekst etnik, por autoritetet sqaruan që të gjithë protagonistët në këtë ngjarje janë maqedonas./ CNA
Ky vit mund të konsiderohet pa frikë viti i suksesshëm...
3 ngjarje të rënda kriminale tronditën shqiptarët gjat...
Policia ka dalë me një tjetër njoftim për ngjarjen e ndodh...
Një tjetër aksident është regjistruar në aksin Pogradec - ...
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zëmb...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga plagosja me armë...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në ...
Një person është plagosur këtë të hënë në zonën e Varrit t...
CNA raportoi për dy plagosje aksidentale në mesnatë në Tir...
2023-shi është përgjakur nga disa atentate mafioze. Shumë ...
Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Pogra...
Një banor i fshatit Radokal në Pogradec është dëmtuar aksi...
Dy plagosje janë regjistruar në mesnatë në Tiranë. Rasti ...
Një aksident ka ndodhur një ditë më parë në Gjirokastë...
Ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi Rub...
Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohe...
Policia e Elbasanit ka sekuestruar disa kuti me fishek...
Policia e Shkodrës ka gjetur në një zonë të pyllëzuar ...
Një sherr ka ndodhur në Greqi, ku është përfshirë edhe një...
Policia ka dhënë detaje për aksidentin e regjistruar m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...