E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Ky vit mund të konsiderohet pa frikë viti i suksesshëm i SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme ka goditur disa grupe të fuqishme kriminale në të cilat ishin të përfshirë edhe ish-drejtorë apo efektivë policie.
Në dy operacionet “Metamorfoza 1” dhe “Metamorfoza 2”, u arrestuan disa emra shumë të njohur në radhët e policisë, si ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri.
Oltion Bistri rezultoi thellësisht i implikuar në grupe kriminale, pasi sipas SPAK-ut dekonspironte operacionet duke u treguar grupeve kriminale informacione të rëndësishme që të mund t’i shpëtonin policisë.

Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxjerrjen e akteve sekrete.
Një tjetër “peshk” në rrjetën e SPAK-ut ishte biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili njihet si një investitor strategjik i denoncuar nga ish-kryeministri Berisha për lidhjet e forta me PS-në. Rama i ka firmosur dokumentin që e njeh si investitor strategjik.
Gjithashtu Gjoka akuzohej se kishte vrarë 90-vjeçaren nga Malësia e Madhe, Drane Hotaj, dhe më pas ka manipuluar me testamentin e saj duke i grabitur 390 mijë m2 tokë në bregdetin e Velipojës. Akuzat janë bërë nga vajza e së ndjerës.
Astmer Bilali

Astmer Bilali është një tjetër eksponent i botës së krimit, i cili u arrestua nga megaoperacioni i SPAK-ut, “Metamorfoza”, së bashku me Oltion Bistrin, Pëllumb Gjokën, Xhevahir Litën e të tjerë.
Astmer Bilali ishte arrestuar më parë në vitin 2018 si pjesë e grupit “Bajri”. Në 2020-ën Astmer Bilali u dënua nga gjykata me 3 vite heqje lirie, me gjykim të shkurtuar. Ai akuzohej për armëmbajtje pa leje, ndërtim i paligjshëm dhe paracaktim i rezultateve sportive.
Astmer Bilali është në hasmëri me familjen Lici në Shkodër. Po ashtu ai u përmend nga Fahrije Alija, nëna e Endri Mustafës, ky i fundit i vrarë në maj të 2021-shit, si porositës dhe i implikuar drejtpërdrejtë në vrasjen e të birit. Ajo akuzoi prokurorinë e Shkodrës se po e mbronte Astmer Bilalin nga akuzat e ngritura ndaj tij.
Kujtojmë po ashtu se babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, Astrit Bilali dhe Brahim Bilali, u vranë me armë zjarri në 2019-ën. Babai i tij ishte një biznesmen i njohur në Shkodër pasi zotëronte një resort hipizmi në zonën e Livadheve.
Emri i Astmer Bilalit u përmend po ashtu si i dyshuar edhe për vrasjen e Ismet Çekores, i ekzekutuar po në Shkodër në shkurt të 2022-shit. Ai njihet për lidhjet e ngushta shoqërore me Bajrajt dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka.
Xhevahir Lita
Një tjetër personazh i arrestuar nga operacioni “Metamorfoza ishte ish-prokurori Xhevahir Lita. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Pas arrestimit u zbardh dhe roli i tij, ku akuzohet se bashkëpunonte shumë ngushtë me Behar Bajrin, duke i mbyllur çështjen dhe duke e informuar për gjithçka ndodhte në prokurori. Në përgjime që i përkojnë kohës kur Lita ishte ende prokuror në Shkodër dhe nuk ishte transferuar ai njoftonte Bajrin se Astmer Bilali ishte shpallur në kërkim.
Ardit Hasanbegaj ishte një tjetër personazh që ra në rrjetën e SPAK-ut gjatë operacionit “Metamorfoza”.
Sipas asaj që është raportuar më herët në media, efektivi Ardit Hasanbega u ka krijuar kushtet autorëve për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit.
Ish-Komisari Ardit Hasanbegaj ka shërbyer si Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat.
Ai u përjashtua nga policia në nëntor të vitit të shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz.
Artan Tafani

"Never Gorget" është megaoperacioni që ka çuar në pranga 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim. Gjithashtu janë zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale që banda e Laert Haxhiut ka kryer ndër vite. Mes tyre 6 vrasje dhe 5 shpërthime me eksploziv.
I penduari i drejtësisë është Artan Tafani, i cili gjatë dëshmive të tij ka treguar detaje rreth ngjarjeve kriminale.
Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.
Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra-ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.
Për ngarjet e ndodhura:
Më datë 17.10.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 1559, të vitit 2021, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga studimi i akteve hetimore mbi procedimet penale të vrasjeve të mëposhtme, nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Elbasanit, në drejtimin e prokurorëve të çështjeve, ka rezultuar se:
Më datë 17.10.2021, rreth orës 10:00, në lagjen “Çezmë”, Peqin është vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, këqyrje e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe bazuar në provat materiale të gjetura në vendin e ngjarjes, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje shtetasi Artan (Marjus) Tafani, banues në Lushnjë, 39 vjeç.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje), të kryera në periudhën kohore 2021-2023, në disa qytete të ndryshme të vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës, si më poshtë:
1. Vrasja me paramendim e shtetasit Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
- Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.
2. Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
- Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
- Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
- Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.
3. Vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
4. Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
- Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
- Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.
5. Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë, ndaj shtetasit Kujtim Meta, e ndodhur më datë 20.04.2022, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë).
6. Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer 5 raste, si më poshtë:
6.1 Në datë 05.04.2021, në banesën e shtetasit Arjan Aliço, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
6.2 Në datë 29.05.2021, në banesën e shtetasit Erion Çoku, në qytetin e Lushnjës, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë.
6.3 Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.
6.4 Më datë 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjës, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
- Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.
7. Gjithashtu, 3 vjedhje me dhunë, të kryera në bashkëpunim, konkretisht:
7.0. Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, ndodhur më datë 24.06.2023;
7.1- Në datë 27.01.2022, në Tiranë, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
7.2 Në datë 22.02.2023, në Durrës, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të shtetasit Marjus Zejneli, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.
8. Në vijim, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, të kryer në bashkëpunim, konkretisht:
8.1- Në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
8.2- Më datë 06.07.2022, në Lushnjë, ndaj shtetasit Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
- Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;
- Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.
8.3- Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj shtetasit Genci Hida, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.
9. Gjithashtu, 1 rast i kanosjes së punonjësve të Policisë, kryer më datë 06.04.2023, në Tiranë, ku duke dalë nga ashensori, janë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie, me autor të dyshuar:
Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.
Për ngjarjet e sipërpërmendura janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të prokurorit, për shtetasit e mëposhtëm:
1. Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);
2. Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;
3. Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;
4. Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);
5. Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);
6. Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);
7. Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);
8. Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).
9. Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
10. Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;
11. Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.
12. Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.
Në vijim, u shpallën në kërkim shtetasit:
13. Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);
14. Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
15. Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida);
16. Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
Gjithashtu, nga hetimet e kryera janë siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:
Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;
Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.
Të dhënat e siguruara do t’u komunikohen autoriteteve policore greke, brenda ditës së sotme.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kapsolla detonatorë, silenciatorë, krehra fishekësh, fara kanabisi, celularë, automjete etj.
Nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.
Erzen Beçani

SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për grupin kriminal, nga të cilat u ekzekutuan 5 prej tyre duke arrestuar ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, nën akuzën e sigurimit të mjeteve për grup kriminal, Dedan Gjonin shef të krimeve në komisariatin numër 6, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Bujar Germizin dhe Besmir Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britani të Madhe.
Ndërkohë gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani.
Gjykata ka vendosur masë sigurie "detyrim me paraqitje" për Jonida Babameton me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.
Arrestimet dhe urdhër-arrestet u lëshuan pas zbërthimit të aplikacionit të mesazheve të koduara SKY ECC dhe Enchrochat.
Janë zbërthyer me dhjetëra e qindra komunikime të këtyre personave, të cilët flasin për trafik droge, para, madje dhe vrasje.
U zbulua se mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit kishte një lidhje familjare, pasi motra e Matës ishte e fejuara e djalit të Erzen Breçanit, Eralb Breçani, i cili ishte gjithashtu pjesë e grupit të trafikut të drogës.

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Erzen Breçani ishte justifikuar duke thënë se nuk e kishte idenë se çfarë bënte i biri.
"Nuk e di çfarë ka bërë im bir. Nuk kam prova se çfarë ka bërë im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, kam vënë jetën në rrezik. Nëse jam në burg, jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz të botës së krimit", mësohet se ka thënë Breçani.
Po ashtu nga zbërthimi i SKY ECC dhe Encrochat doli dhe emri i këngëtares Elvana Gjata, ndaj së cilës SPAK ka nisur hetim pasuror, pasi Mata në bisedat në SKY i kishte thënë Breçanit se i kishte dërguar 500 mijë euro përmes llogarisë së saj.

Këngëtarja nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me veprimet që SPAK po kryen ndaj saj.
Ndërsa sa i përket ish-shefit të krimeve, Dedan Gjoni, u siguronte grupeve kriminale informacion në lidhje me personat e shpallur në kërkim si dhe ka qenë pjesë e planeve për vrasjen e dy vëllezërve Nela.

Policia e Shtetit dhe SPAK-u kanë kryer një megaoperacion antidrogë ku në pranga ka rënë dhe shefi i komisariati të Laçit, Dritan Metaj.
Dritan Metaj është arrestuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Dritan Meta, ishte mbështetës i grupit kriminal, dhe trafikantëve të drogës, të cilët janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Nga megaoperacioni u sekuestruan rreth 23 kilogramë lëndë narkotike, si dhe shuma të mëdha parash. Sipas policisë, droga po shkëmbehej në jugperëndim, ndërsa janë shoqëruar dhe arrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe 2 shtetas ukrainas./ CNA
3 ngjarje të rënda kriminale tronditën shqiptarët gjat...
Policia ka dalë me një tjetër njoftim për ngjarjen e ndodh...
Një tjetër aksident është regjistruar në aksin Pogradec - ...
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zëmb...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga plagosja me armë...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në ...
Një person është plagosur këtë të hënë në zonën e Varrit t...
CNA raportoi për dy plagosje aksidentale në mesnatë në Tir...
2023-shi është përgjakur nga disa atentate mafioze. Shumë ...
Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Pogra...
Një banor i fshatit Radokal në Pogradec është dëmtuar aksi...
Dy plagosje janë regjistruar në mesnatë në Tiranë. Rasti ...
Një aksident ka ndodhur një ditë më parë në Gjirokastë...
Ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi Rub...
Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohe...
Policia e Elbasanit ka sekuestruar disa kuti me fishek...
Policia e Shkodrës ka gjetur në një zonë të pyllëzuar ...
Një sherr ka ndodhur në Greqi, ku është përfshirë edhe një...
Policia ka dhënë detaje për aksidentin e regjistruar m...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të sht...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...