
3 ngjarje të rënda kriminale tronditën shqiptarët gjatë vitit 2023. Një e ndodhur në Tiranë dhe Kamëz, një në Itali dhe një në Kosovë.
Në Tiranë dhe në Kamëz, Dan Hutra, i cilësuar si vrasësi serial i grave, ekzekutoi me armë 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.
Në Itali, Alfred Vefa vrau ish-bashkëshorten e tij me armë dhe më pas edhe veten, raporton CNA.
Ndërsa ngjarja më e fundit është ajo e Liridona Ademajt në Kosovë, e cila u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli, pasi kishin darkuar me fëmijët e tyre të mitur.
CNA po sjell një rikujtesë të 3 masakrave që lanë shije të hidhur te shqiptarët në 2023-shin.

Kryeqyteti trondit të mërkurën e 1 marsit nga krimet e 40-vjeçarit Dan Hutra, një ish-i dënuar, i cili vrau 3 gra dhe plagosi tri të tjera, në tri zona të ndryshme të Tiranës.
Fillimisht, me një mjet tip “Benz” të zi, ai shkoi në Astir me një kallashnikov dhe thikë brenda makinës. Dan Hutra plagosi me thikë ish të dashurën e tij, 40-vjeçaren iniciale M.G. dhe i mori asaj me dhunë një shumë parash.
Më pas, ai shkoi në banesën e ish-bashkëjetueses së tij në Kodër-Kamëz dhe plagosi më armë zjarri ish-bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nënën e saj Kujtime Hysa.
Gjithashtu, ai vrau me armë motrën e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa dhe kunatën e saj Hasime Dafku.
40-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, por shkoi në Bathore dhe vrau edhe 31-vjeçaren Etleva Kurti, raporton CNA.
Kjo e fundit ishte motra e Vladimir Kurtit, një person ky me të cilin Dan Hutra kishte pasur një debat të ashpër teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg.
Autori i pashpirt u arrestua disa orë më vonë dhe nuk shprehu pendesë për vrasjet, madje tregoi se kishte planifikuar të ekzekutonte edhe një person të katërt, një burrë në Vaqarr që e fajësonte për humbjen e jetës së babait të tij.
Dan Hutra ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale.

Mbrëmjen e datës 28 shtator, u ekzekutua me plumb në kokë në Castelfiorentino të Italisë, pak hapa larg Firences, 35-vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa.
Krimi i krye nga ish-bashkëshorti i saj, Alfred Vefa. Ai i bëri pritë 36-vjeçares në mes të rrugës, teksa po kthehej nga puna, raporton CNA.
Pasi debatuan verbalisht, Alfred Vefa qëlloi me armë Klodianën, duke e lënë të pajetë.
Autori u largua nga vendngjarja dhe dy ditë më pas u gjet i vetëvrarë në makinë me armën që ekzekutoi ish-gruan e tij.
Klodiana Vefa punonte si kamariere në një restorant pranë vendit ku u vra.
Çifti kishte dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare. Ata ishin divorcuar në Shqipëri disa vite më parë, edhe pse divorci nuk ishte regjistruar ende në Itali për shkak të problemeve burokratike.
Në Castelfiorentino edhe pse të ndarë ata jetonin së bashku, në të njëjtën shtëpi.
Edhe sot, nuk është zbardhur ende zyrtarisht shkaku i këtij krimi, ndonëse mendohet se Alfred Vefa ishte xheloz për shkak se ish-bashkëshortja e tij kishte krijuar një lidhje të re.
Familjarët e Klodianës kanë deklaruar për mediat se nuk kanë qenë në dijeni të divorcit dhe për më tepër të lidhjes së re të viktimës.

Mbrëmjen e 29 nëntorit trojet shqiptare u tronditën nga vrasja e Liridona Muselit, bashkëshortja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli.
Organizatori i vrasjes së të resë dyshohet se ka qenë vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, kurse ekzekutori Granit Plava, bashkëfshatar i tij, raporton CNA.
Ngjarja ndodhi pak minuta pasi viktima dhe bashkëshorti i saj, së bashku me dy fëmijët e mitur kishin darkuar në një restorant.
Granit Plava, darkoi në të njejtin restorant me ta dhe i bëri pritë familjes Murseli kur ata po ktheheshin në shtëpi, duke u shtirur si grabitës.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Naim Murseli mori fëmijët dhe u largua, duke lënë pas Liridonën me Granit Plavën. Ky i fundit qëlloi me armë, la të pajetë Liridonën dhe u largua nga vendngjarja.
Ndërkohë, bashkëshorti tentoi të fshehë gjurmën e tij dhe e shiti ngjarjen si vrasje aksidentale gjatë një grabitjeje.
Por veprimet e dyshimta të tij bënë që policia të zbardhte të vërtetën. Ai u arrestua së bashku me Plavën.
Ekzekutori deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për të vrarë Liridonën, 15 mijë euro nga të cilat i kishte marrë para kryerjes së vrasjes dhe 15 mijë të tjera do t’i merrte më pas.
Naim Murseli fillimisht pranoi gjithçka dhe më pas e mohoi, duke dhënë disa versione të ngjarjes.
Në burg për këtë ngjarje ndodhen edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe Tomë Dodaj, personi që dyshohet se i dha armën ekzekutorit.
Deri më tani nuk është zbardhur arsyeja se përse Naim Murseli urdhëroi vrasjen e bashkëshortes. Njëra nga pistat është sigurimi i jetës që Liridona Ademaj kishte në një kompani suedeze./ CNA
Policia ka dalë me një tjetër njoftim për ngjarjen e ndodh...
Një tjetër aksident është regjistruar në aksin Pogradec - ...
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zëmb...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga plagosja me armë...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në ...
Një person është plagosur këtë të hënë në zonën e Varrit t...
CNA raportoi për dy plagosje aksidentale në mesnatë në Tir...
2023-shi është përgjakur nga disa atentate mafioze. Shumë ...
Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin Pogra...
Një banor i fshatit Radokal në Pogradec është dëmtuar aksi...
Dy plagosje janë regjistruar në mesnatë në Tiranë. Rasti ...
Një aksident ka ndodhur një ditë më parë në Gjirokastë...
Ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, portugezi Rub...
Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohe...
Policia e Elbasanit ka sekuestruar disa kuti me fishek...
Policia e Shkodrës ka gjetur në një zonë të pyllëzuar ...
Një sherr ka ndodhur në Greqi, ku është përfshirë edhe një...
Policia ka dhënë detaje për aksidentin e regjistruar m...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të sht...
Radhë të gjata mjetesh janë regjistruar këtë të shtunë në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...