Aksident në rrugën Milot-Morinë/ Humb jetën 21-vjeçari, plagoset një tjetër
Një aksident është regjistruar rreth orës 05:00, në aksin ...

Një ngjarje horror është regjistruar në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë. Vëllai i autores dhe djali i viktimës ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.
Por pas kërkimeve është provuar se 50-vjeçari P. M. nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.
E reja me iniciale H. M. ka deklaruar se krimin e ka kryer për shkak se babai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.
Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.
Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.
Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA
Një aksident është regjistruar rreth orës 05:00, në aksin ...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga shpërthimi në makinë...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje është...
Policia Tiranë ka ofruar 5 mijë euro shpërblim për çdo inf...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Fushë Vërri n...
Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një sht...
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin arrest shtëpie për avokatin...
Gjykata e Beratit ka lënë në burg babain dhe gjyshen e 10-...
Një aksident ka ndodhur në rrugën "Ramazan Gaxherri" në Ti...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar me inicia...
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e...
Policia ka arrestuar ditën e djeshme një anëtar të bandës ...
Policia në Rinas ka arrestuar një shtetas rumun me inicial...
Policia ka bërë me dije se 8 punonjëset e një kompanie pri...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Shtetasja S.H,...
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin "Në shënjestër" k...
Disa punonjës të një të një kompanie në Fier janë asfiksua...
Autoritetet greke kanë arrestuar 4 anëtarë të një grupi tr...
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet ...
Detektivët kanë publikuar një imazh të një burri që u ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...