Breshëri "zbardh" juglindjen/ Dëme të shumta në bujqësi
Reshje të shumta shiu, shoqëruar me breshër kanë përfshi...
13 nxënës së bashku me mësuesin e tyre, nga fshati Starovë i Pogradecit humbën jetën tragjikisht në liqenin e Prespës 28 vite më parë. Të gjithë lundronin në një varkë të vetme, kur u përmbysën në ujërat e liqenit dhe u shuan përgjithmonë. Edhe pas kaq shumë viteve, familjarët e fëmijëve ngrenë akuza se nuk ka patur drejtësi për këtë tragjedi të ndodhur. Hava Latollari tregon se varkaxhiu është dënuar me vetëm 8 muaj burg e më pas u la i lirë.
"28 vite më parë ka ndodhur kjo tragjedi. Ne kishim djalin, Arti Latollarin, e dërguam në mëngjes se ky ishte program mësimor, nuk i dërguam për qejfin tonë por kishte 1 muaj që thanë do shkojnë në ekskursion në Voskopojë, por më pas u ndërrua se vinte Sali Berisha në takim atje dhe u çuan në Prespë. Ndodhi ajo që ndodhi, na shkurtuan në mes ne se ishte faji i njerëzve atje, jo i fëmijëve që vajtën. Atë të destinacionit ata e hoqën fare, i grisën ato karta, ne jemi ngritur në atë kohë se edhe varkat që kishin nuk kishin benzinë. Ata nuk u morën me këtë tragjedi, ishin 14 veta, nuk kanë vënë dorë dhe tani kërkojmë drejtësi. Në atë kohë e dënuan 8 muaj dhe e kanë nxjerrë atë të varkës. Nuk na dhanë drejtësi, kudo që kemi kërkuar po t’i shikosh janë shumë karta dhe ata ja hedhin topin njëri tjetrit. Ne kërkojmë drejtësi sepse vetëm ne qajmë për ata, nuk qan njeri tjetër dhe nuk duam të qajnë ama të drejtën tonë të na i japin. Nuk kemi shpresë hiç, ata po hanë kokat e tyre dhe duhet të jenë brenda të gjithë ata që kanë futur për fëmijët tanë dorën në xhep", u shpreh Hava Latollari.

Shpresa Berberi dhe Nurie Muçollari janë nënat e dy prej fëmijëve që humbën jetën në atë tragjedi. Dy nëna që u digjet shpirti nga humbja e fëmijëve, ndërsa janë të vetmet që i kujtojnë me lot çdo 7 Maj. Askujt tjetër nuk u bie ndërmend për ngjarjen e rëndë të ndodhur 28 vite më parë dhe duket se askush nuk bëri drejtësi për ta.
“Çupën e kisha 15 vjeçe, unë nuk e dërgova me dëshirë, ma morën pa pyetur fare. Unë e prisja të vinte në shtëpi, si e morën pa pyetur nënën e babanë. E mora vesh kur buçiste fshati, në mëngjes e mora vesh ç’kishte ndodhur. Një thoshte i ka marrë autobusi i ka çuar në Itali, një tjetër më thoshte është mbytur. Ne nuk na del jo 28 vjet por deri sa të na tresë dheu. I rritëm me zor, i rritëm me bukë prej misri, pa këpucë. Çupa ime ka ikur pa asnjë lek. Të gjithë s’besojmë për drejtësi, ata janë të gjithë njësoj. Nuk është gjynah të kërkojmë shpirtin e fëmijëve ne?”, deklaroi Shpresa Berberi
Ndërsa Nurie Muçollari tha: “Na thanë që do shkojmë në Voskopojë, i thashë çdo kërkosh andej moj çupë? Lëre që nuk kishim as lekë, por më tha mami unë do iki që mos ndahem nga shoqet. I kam dhënë 2 mijë lekë, unë ika në Pogradec kur u ktheva nuk e gjeta çupën. Prit të vinte çupa, ajo s’po vinte. Në atë kohë vjen aeroplani, kur na kujtohet ajo skenë... 13-14 vjeç çupë e mori perëndia. Drejtësi s’ka patur fare, ne i dimë se ishin të sigurt se i dërguam në shkollë megjithatë ne u kemi rënë mbrapa shumë”.
Në atë kohë kur ndodhi tragjedia, kërkimet sipas Hava Latollarit kanë nisur 1 ditë pas ngjarjes për të gjetur trupat e mbytur. Ajo e konsideron një angazhim minimal të instancave, pasi trupat e pajetë duhet të nxirreshin më parë nga ujërat e liqenit.
"Kur shkuam atje ne nuk kishte absolutisht asnjë njeri hiç. Liqeni flinte, ishte i qetë, kur vajtëm ne të parët atje filluan të vinin edhe makina të tjera. U nxi qielli nga aeroplani, prandaj na vjen inat ne që jemi në këtë Shqipëri dhe me këto qeveri", theksoi ajo.
Në kujtim të 14 ëngjëjve, shkolla e fshatit Starovë ka marrë emrin e tyre. Brenda kësaj shkolle ndodhet edhe një klasë muze që paraqet këta fëmijë dhe mësuesin që humbën jetën tragjikisht në atë që do të ishte ekskursion shkollor, ndërsa familjet edhe sot e kësaj dite presin drejtësi./ CNA
Reshje të shumta shiu, shoqëruar me breshër kanë përfshi...
Avokati i Thoma Mastorës, Jorgo Kasapi ka reaguar kundër v...
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar deklarimin fajtor të ish-po...
39-vjeçari me iniciale D.R., i kërkuar nga autoritetet...
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike në DPPSh, në b...
Vëllai i Alma Arrazit, nëna, e cila mbyti tre fëmijët e sa...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër)...
Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e shtetasit S. G...
Ngjarja tragjike në Shkodër ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dys...
Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” në Tepelenë. Konkret...
Detaje të reja kanë dalë për tragjedinë e Shkodrës, ku...
Një turiste gjermane ka ndërruar jetë këtë të martë në...
Mesditën e së martës, policia e Fierit ka vënë në pran...
Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për E.A., 31 vjeç...
Pas disa ditësh gjendet trupi i Alma Arrazit në ujërat e l...
Gjendet në lumin Buna trupi i tretë i pajetë. Mësohet...
Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës ...
Një tjetër dëshmi vjen për tragjedinë në Shkodër pas arres...
Prokuroria e Shkodrës ka sqaruar ngjarjen që ka tronditur ...
Pak momente më parë është gjetur një tjetër trup i paj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...