Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Prokuroria e Shkodrës ka sqaruar ngjarjen që ka tronditur Shqipërinë. Prokuroria njofton se nëna me iniciale A. A., pasditen e datës 2 maj ka pirë një kafe me kunatën dhe me 3 fëmijët e saj.
Më pas, ajo është larguar me fëmijët duke i thënë kunatës se do shkonte një javë te shtëpia e vëllait që të qetësohej dhe se ky i fundit po shkonte t’i merrte me taksi.
Nga pamjet filmike prokuroria ka evidentuar se shtetasja A.A., bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”.
Nëna, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka hedhur fëmijët dhe më pas është vetëhedhur në lumin Buna.
Sipas prokurorisë, shkak i ngjarjes tragjike dyshohet të ketë qenë dhuna psikologjike e vazhdueshme nga bashkëshorti, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e nënës.
Për këtë arsye ndodhet në pranga bashkëshorti E.A., i cili akuzohet për veprën penale ‘shkaktimi i vetëvrasjes’.
Njoftimi i prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A.
Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas shtetasja A.A. i ka thënë kunatës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej. Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, shtetasja A.A., bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.
Në vijim, nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetases A.A. dhe tre fëmijëve të saj.
Në vijim, në datën 04.05.2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë u njoftuan se është gjetur trupi i pa jetë i një fëmije të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njësia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015. Në prani të mjekut ligjor, është bërë kqyrja e kufomës dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Nga ana e policisë gjyqësore, është ushtruar kontroll banese të shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme.
Deri në këtë fazë janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.
Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.
Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale./ CNA
Pak momente më parë është gjetur një tjetër trup i paj...
30 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Porti...
Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Personi që u arrestua për vrasjen e çiftit të të moshu...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të ci...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin prill. ...
Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkod...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaqguar p...
Një turiste gjermane është aksidentuar këtë të diel. R...
Shkodra u trondit nga ngjarja e familjes, ku nëna me 3...
Mesditën e sotme, rreth orës 12:00, trageti i linjës S...
Policia e Shkodrës ka dhënë informacione shtesë në lidhje ...
Plagosje me thikë ka ndodhur sot në Fier, tek terminal...
Në mesditë rreth orës 12:00, një anije ka marrë flakë ...
Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna...
Prokuroria e Posaçme këtë të shtunë dha detaje nga mbyllja...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme reth o...
Trafiku i rënduar ka “paralizuar” kalimin e mjeteve nga Ti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...