Si u zhdukën 4 pjesëtarë të një familje në Shkodër për shkak të dhunës në familje
Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkod...

Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin prill.
Janë arrestuar 661 persona, 81 prej të cilëve për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera. Ndërkohë janë arrestuar edhe 189 drejtues mjetesh.
Ndërkohë janë zbardhur 4 raste të vënies së lëndëve eksplozive në subjekte/banesa dhe 17 raste të vjedhjeve të ndryshme, 3 prej tyre të kryera me anë të armëve imituese.
Njoftimi i Policisë:
Strukturat e Policisë së Shtetit, angazhim maksimal dhe punë operacionale intensive gjatë këtij muaji, për goditjen e veprimtarive kriminale, garantimin e rendit dhe sigurisë, në të gjithë vendin.
95 operacione policore janë zhvilluar dhe 661 autorë të dyshuar veprash penale, janë vënë në pranga, si rezultat i punës së vazhdueshme, të bazuar në inteligjencën policore, bashkëpunimin me qytetarët dhe në zbatimin e masave të hartuara në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.
11 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera, janë vënë në pranga si rezultat i operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
10 shtetas të tjerë të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, grekë, britanikë, italianë dhe gjermanë.
????60 shtetas që ishin në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, janë kapur dhe vënë në pranga, në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të pandërprera dhe administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
20 armë zjarri, 13 armë gjahu/sportive, 7 mina me telekomandë, 22 kapsolla detonatore, 9 kallëpe me lëndë plasëse, 8 maska dhe 25 armë të ftohta, janë sekuestuar si rezultat i operacioneve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve në ambiente të ndryshme.
66 kilogramë kanabis, 5200 fara kanabisi, qindra doza kokaine dhe heroine, 180 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, janë sekuestruar si rezultat i operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve.
Plani i posaçëm kundër kultivimit të cannabisit, që në fazë fillestare, goditi 4 raste të shitjes së farave të kësaj bime dhe 4 raste të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e tyre, në të cilat u gjetën dhe u asgjësuan reth 3400 fidanë/bimë narkotike.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, në 6 raste, ka parandaluar ngjarje të mundshme kriminale dhe parandalimin e përshkallëzimeve të konflikteve për motive të dobëta.
Puna hetimore profesionale e strukturave të Policisë, ka zbardhur 4 raste të vënies së lëndëve eksplozive në subjekte/banesa dhe 17 raste të vjedhjeve të ndryshme, 3 prej tyre të kryera me anë të armëve imituese.
Në fushën e krimeve ekonomike janë zhvilluar 7 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar 1 automjet me vlerë 100 000 euro, 13 statuja dhe ikona, bizhuteri dhe mallra të kontrabanduara. Njëri prej operacioneve zbuloi në Yzberisht, një subjekt (firmë) ku falsifikoheshin dokumente.
2 makineta, 1 kompjuter dhe 25 celularë u sekuestruan nga Policia, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme që ishin përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit, janë goditur 40 raste dhe janë sekuestruar kallëpe me lëndë plasëse dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për peshkimin e paligjshëm, mjete që përdoreshin për prerjen e pyjeve apo për nxjerrjen e gurëve dekorativë. Në prag të sezonit turistik, Policia ka rritur vigjilencën ndaj ndërtimeve të paligjshme që kryhen kryesisht në zonat turistike, me qëllim përfitimin.
Rritja e numrit të turistëve, i ka angazhuar shërbimet e Policisë, përveç punës për garantimin e sigurisë, edhe me gatishmërinë për t’iu dhënë ndihmë, në raste nevoje. 22 turistë që kishin mbetur në bllokuar duke eksploruar vendet turistike, në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, për shkak të terrenit të vështirë, mungesës së orientimit apo pamundësisë për të lëvizur, u gjetën dhe u ndihmuan nga Policia.
?3 operacione të zhvilluara nga Policia e Shkodrës, e Korçës dhe e Gjirokastrës, goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë.
?Në të janë gjithë vendin janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë, 120 shtetas, për dhunë në familje.
?Policia Kufitare, krahas punës për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, ka goditur edhe:
-50 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 5 raste të falsifikimit të dokumenteve, 8 raste të kontrabandës së mallrave, 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 9 raste të mosdeklarimit të parave. Për rastet e fundit janë sekuestruar 104 600 euro dhe 12 300 franga.
?Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
?Janë vënë në pranga 189 drejtues mjetesh, nga të cilët 128 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 61 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;
?Janë pezulluar 285 leje drejtimi, nga të cilat 185 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 30 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 70 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në njësitë e Policisë, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie./CNA
Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkod...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaqguar p...
Një turiste gjermane është aksidentuar këtë të diel. R...
Shkodra u trondit nga ngjarja e familjes, ku nëna me 3...
Mesditën e sotme, rreth orës 12:00, trageti i linjës S...
Policia e Shkodrës ka dhënë informacione shtesë në lidhje ...
Plagosje me thikë ka ndodhur sot në Fier, tek terminal...
Në mesditë rreth orës 12:00, një anije ka marrë flakë ...
Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna...
Prokuroria e Posaçme këtë të shtunë dha detaje nga mbyllja...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme reth o...
Trafiku i rënduar ka “paralizuar” kalimin e mjeteve nga Ti...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar ditën e sotme në a...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona E. H., 46 vj...
Mëngjesin e së shtunës ka ndodhur një aksident në afër...
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin nac...
Mediat italiane kanë bërë me dije se prokurori Giovann...
Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti në Durrës ka ...
Një aksident ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës.Drejtuesi i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...