Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna dhe tre fëmijët dyshohet se janë vetëmbytur.
Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin E.A, babain e fëmijëve, i cili dyshohet se i dhunonte.
Dyshimi i policisë është që vajza e mitur, 9 vjeçe, është vetëmbytur, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve.
"Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.
Vihet në pranga 31-vjeçari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.
9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.
Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur edhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.
Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.
Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.
Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti", njofton policia./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna...
Prokuroria e Posaçme këtë të shtunë dha detaje nga mbyllja...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme reth o...
Trafiku i rënduar ka “paralizuar” kalimin e mjeteve nga Ti...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar ditën e sotme në a...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona E. H., 46 vj...
Mëngjesin e së shtunës ka ndodhur një aksident në afër...
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin nac...
Mediat italiane kanë bërë me dije se prokurori Giovann...
Uniformat blu bëjnë me dije se nga aksidenti në Durrës ka ...
Një aksident ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës.Drejtuesi i...
Arrestohet në Spanjë, E.H., 35 vjeç, i cili akuzohet p...
Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një shtetas n...
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tek ura e Sh...
Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e r...
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me homologët, për loka...
Europol njofton se forcat e policisë gjermane, shqiptare, ...
Ditën e sotme punonjësi i një lavanderie në rrugën "Todi S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ...
Një sherr ka ndodhur ndodhur në Drejtorinë e Zjarrfikë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...