Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Një tjetër dëshmi vjen për tragjedinë në Shkodër pas arrestimit të shtetasit E. A. për shkak të vetëvrasjes së gruas së tij, A. A., e cila mbyti fëmijët dhe më pas veten në lumin Buna.
E. A., vëllai i të akuzuarit, mohoi akuzat se vëllai i tij ka dhunuar bashkëshorten 39-vjeçare. Sipas tij, nëna e 3 fëmijëve ishte pjesë e rëndësishme e familjes dhe trajtohej si nusja e shtëpisë.
Nga ana tjetër, kunati i 39-vjeçares sqaron se në familje kishte tensione të shumta dhe se ata kishin bërë gati 4 arkivolë për varrimin e A. A. dhe 3 fëmijët e saj.
E. A. gjithashtu shprehet për pengesat që i janë bërë në organizimin e varrimit, duke thënë se prokuroria e ka lejuar vëllain të marrë pjesë në ceremoni, por policia e ka bllokuar këtë proces.
Më tej, ai shton se ka 3 ditë që ka dalë nga burgu dhe thotë se nuk ka dijeni nëse i vëllai i tij ka pasur lidhje tjetër.
Një detaj i rëndësishëm është se A. A. trajtohej prej kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin, duke ngritur pyetje rreth gjendjes së saj psikologjike përpara veprimit tronditëse.
Dëshmia e kunatit:
Akuzat për dhunë
"Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët.
Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë."
Kafja me kunatën
"Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai."
Dyshimet për tradhti
“Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore”./ CNA
Prokuroria e Shkodrës ka sqaruar ngjarjen që ka tronditur ...
Pak momente më parë është gjetur një tjetër trup i paj...
30 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Porti...
Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Personi që u arrestua për vrasjen e çiftit të të moshu...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të ci...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin prill. ...
Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkod...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaqguar p...
Një turiste gjermane është aksidentuar këtë të diel. R...
Shkodra u trondit nga ngjarja e familjes, ku nëna me 3...
Mesditën e sotme, rreth orës 12:00, trageti i linjës S...
Policia e Shkodrës ka dhënë informacione shtesë në lidhje ...
Plagosje me thikë ka ndodhur sot në Fier, tek terminal...
Në mesditë rreth orës 12:00, një anije ka marrë flakë ...
Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna...
Prokuroria e Posaçme këtë të shtunë dha detaje nga mbyllja...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme reth o...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...