Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.188, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:
1. Julian Preni, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;
2. Arjel Balani, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal;
3. Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, ku përfshihen deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, deklarimet e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, sekuestrimet e CD-ve me materialet audio, sekuestrimet e telefonave të të pandehurve dhe transkriptimet e materialeve audio, dokumentacionit të administruar nga IKMT-ja etj, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se:
Shtetasit Sofia Doda dhe Foti Doda, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.
I pandehuri Arjel Balani duke qënë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar me të pandehurin Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro.
Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, subjekti “Foti Doda”, është proceduar me masë administrative “prishje e objektit”. Në muajin mars të vitit 2020, i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, dhe pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021./ CNA
Policia Kufitare në Shkodër ka goditur një rast të falsifi...
Shtetasi me iniciale A.I. përfitoi nga amnistia penale...
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia,...
Punonjësit e Task Forcës, të cilët kishin shkuar në fs...
Një aksion masiv antidrogë me urdhër të SPAK-ut është ...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në b...
Sokol Sinomati, i njohur si “Buzëderri”, dhe i dënuar për ...
Mëngjesin e së enjtes, Gj. N., 39 vjeç, banues në Koma...
Ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombët...
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka ...
Zhvillohet një operacion antidrogë në Korçë. Burimet b...
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e stome në pikën k...
Për plagosjen me thikë në Shkodër, ngjarje që ndodhi m...
Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme rreth o...
Policia ka shpallur në kërkim kryeinspektorin e IMT-së...
Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimi...
Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme, se në kuadër ...
Policia e Shtetit ka arrestuar 63-vjeçarin, me inicial...
Një 23-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe dhe 5 pu...
Karabinierët e Veronës arrestuan 13 persona, me kombës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...