Sulm me bombë ndaj patrullës së EULEX-it në Veri
EULEX konfirmon se një bombë çorientuese (shok-bombë) ësht...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë “detyruar [t’i ngrenë] barrikadat”.
Në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ngritur barrikada të shtunën, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për shkak të, siç është thënë, dëshmive se ai ka organizuar "sulmin terrorist në zyrat e KQZ-së në veri të vendit", më 6 dhjetor.
Si shenjë pakënaqësie, serbët lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar disa rrugë në veri, të cilat mbesin të bllokuara edhe të dielën.
“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në "Instagram" më 11 dhjetor.
Vuçiç shtoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ta dënojnë atë që ai e quajti “dhunë të organizuar” dhe vlerësoi se çfarëdo veprimi tjetër “do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”.
Përfaqësues të komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri të vendit në fillim të muajit nëntor dhe që nga atëherë gjendja në veri ka qenë më e tensionuar.
Vuçiç ka paralajmëruar të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të shtunën se përmes kësaj kërkese, Serbia dëshiron ta bëjë të ditur se komuniteti ndërkombëtar ka obligim t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai gjithashtu shtoi se tashmë e di përgjigjen ndaj kësaj kërkese, duke iu referuar përgjigjes së mëhershme të presidentit serb se ai ishte i bindur se përgjigjja do të ishte negative.
Ndërkohë, zgjedhjet e planifikuara për më 18 dhjetor në veri të Kosovës janë shtyrë për në muajin prill të vitit të ardhshëm, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./REL
EULEX konfirmon se një bombë çorientuese (shok-bombë) ësht...
Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por r...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij pë...
Dyshohet se Rusia ka përgatitur një flotë “fantazmë” prej ...
Greqia vijon të lëkundet nga tërmetet. Mësohet se mëngjes...
Rusia dhe Kina po modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet...
Sipas një raporti të publikuar të shtunën, të paktën 2...
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi thotë se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sit...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftuan se fo...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do t’i drej...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antoni...
Autoritetet e Kremlinit i kanë kërkuar fituesit të Çmi...
Shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës. Lajmi është bërë i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se...
Në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sire...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të sh...
Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur s...
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...