
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku pati shkëmbime zjarri dhe për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kurti thotë se agresioni i nxitur nga Serbia synon rikthimin në kohën e luftës dhe kthimin e çështjes së Kosovës në OKB.
Ai thekson se barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in.
“Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së.
Ata duan një kthim të dyfishtë. E para, kthim në kohën e Milosheviçit dhe të luftës. Së dyti, që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së.
Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania (dhe ShBA-të), duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë (dhe Kinës).
Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi.
Tani që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak.
Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.
Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”, nënvizon kryeministri i Kosovës./ B.A. - CNA.al
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftuan se fo...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do t’i drej...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antoni...
Autoritetet e Kremlinit i kanë kërkuar fituesit të Çmi...
Shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës. Lajmi është bërë i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se...
Në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sire...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të sh...
Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur s...
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë...
Një eurodeputete e lartë është pezulluar nga partia e ...
Një shpërthim i madh pranë një blloku banesash në ishu...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ndaluar nga autorite...
Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsio...
Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “pa...
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të d...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sh...
Eva Kaili, nënpresidentja e Parlamentit Evropian është...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...