Dyshime për korrupsion në Parlamentin Europian/ Në pranga katër persona në Belgjikë
Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsio...

Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ndaluar nga autoritetet belge, ndodhet prej ditës së djeshme në proces marrje në pyetje, lidhur me rastin e korrupsionit të Parlamentit Europian nga Katari.
Pavarësisht mbrojtjes që i jep imuniteti parlamentar, eurodeputetja është përballur prej ditës së djeshme me policinë, ndërsa mëngjesin e djeshëm është arrestuar bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi.
Hetimet po ecin në mënyrë dinamike, pasi për të njëjtin rast po hetohen edhe eurodeputetët belgë të socialdemokratëve, Marc Tarabella dhe Marie Arena.
"Protothema.gr" raporton se nisur nga zhvillimet, dje ka pasur një reagim të menjëhershëm nga PASOK – Lëvizja për Ndryshim, e cila me një njoftim e largoi Eva Kailin jashtë partisë pas 18 vitesh veprim aktiv politik.
Në njoftimin përkatës të Harilaou Trikoupis, thuhet se “pas zhvillimeve të fundit dhe hetimit nga autoritetet belge për korrupsionin e zyrtarëve europianë, eurodeputetja Eva Kaili largohet nga PASOK – Lëvizja për Ndryshim me vendim të presidentit Nikos Androulakis”.
Mbrëmjen e vonë të së premtes u bë e ditur se ajo ishte fshirë edhe nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), me vendimin që ka hyrë në fuqi të menjëhershme.
Eurosocialistët janë "të tmerruar", pasi rasti duket se po prek Grupin Eurosocialist në nivel politik, në Parlamentin Europian, ku partia u rikthye disa herë dje duke komentuar zhvillimet e stuhishme, të cilat u shkaktuan nga një artikull i gazetës belge, "Le Soir".
Artikulli i "Le Soir":
“Të premten janë kryer më shumë se 15 hetime nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftimin e Korrupsionit në Bruksel dhe janë arrestuar katër persona të konsideruar si të dyshuar.
Midis tyre, Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe Francesco Giorgi, ish-asistent parlamentar i z. Panzeri, partner aktual i grupit S&D dhe partner i Eva Kaili.
Eva Kaili, 44, një ish-prezantuese televizive greke dhe eurodeputete që nga viti 2014, ishte gjithashtu në shënjestër të hetuesve. Shtëpia e saj u kontrollua vonë të premten pasdite dhe ajo u dërgua në prokurori”.- shkruhet në artikull.
Përveç katër arrestimeve, policia ka sekuestruar afërsisht 600.000 euro cash, si dhe "pajisje kompjuterike dhe celularë", përmbajtja e të cilave do të shqyrtohet.
Aty thuhet se akuzës ndaj zonjës Kaili i ka paraprirë një kontroll në banesën e eurodeputetes së PASOK-ut – diçka që nuk është e vërtetë, pasi imuniteti i saj është në fuqi.
Sipas burimeve në Bruksel, mbrëmë vonë, policia belge dyshohet se ka gjetur 100 mijë euro në një shtëpi të Francesco Giorgi. Hetimet janë kryer aty dhe në shtëpinë e Pantzerit, ku janë sekuestruar afro 500 mijë euro cash./CNA.al
Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsio...
Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “pa...
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të d...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sh...
Eva Kaili, nënpresidentja e Parlamentit Evropian është...
Presidenti amerikan, Joe Biden autorizoi të premten nj...
Senatorja Kyrsten Sinema nga Arizona njoftoi të premte...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas te...
Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinovi...
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensione...
Bashkimi Europian është shprehur i shqetësuar për tens...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka zgjeruar ndjeshëm gamën e in...
Lava nga vullkani më i madh në botë nuk është më një kërcë...
Tregtari rus i armëve, Viktor Bout, i cili u kthye në Rusi...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në ...
Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...