40 individë dhe 9 shtete/ Zyra e Thesarit në SHBA vendos sanksione për korrupsion
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin...

Senatorja Kyrsten Sinema nga Arizona njoftoi të premten se ka lënë Partinë Demokrate dhe është regjistruar si e pavarur, por shtoi se nuk planifikon të bashkohet me republikanët në Senat, duke bërë kështu të mundur që demokratët të ruajnë epërsinë e tyre të ngushtë në Senat.
Senatorja Sinema, e ka modeluar qasjen e saj politike në stilin joideologjik të ish senatorit republikan nga Arizona John McCain dhe ka nervozuar herë pas here kolegët demokratë me disa qëndrime të afërta me republikanët dhe kundër përparësive të demokratëve.
Ajo tha se me vendimin e saj "po deklaronte pavarësinë nga sistemi i kalbur polarizues në Uashington."
Në një video ku shpjegon vendimin e saj, ajo shprehet: "Regjistrimi si e pavarur është një reflektim i asaj që kam qenë gjithmonë. Asgjë nuk do të ndryshojë për mua."
Senatorja e cila po shërben në mandatin e saj të parë shkruante në gazetën “The Arizona Republic” se ajo erdhi në detyrë me zotimin që "të jetë e pavarur dhe të punojë me këdo për të arritur rezultate të qëndrueshme.
“Unë premtova se nuk do t'i shpallja armiq njerëzit me të cilët nuk pajtohesha, nuk do të angazhohesha në sulme politike dhe as nuk do të shpërqendrohesha nga dramat politike. Unë kisha premtuar se nuk do të përkulem kurrë para trysnisë të partisë", shprehet ajo
Ajo vazhdon se qasja e saj është "e rrallë në Uashington dhe ka bërë të pakënaqura të dyja palët", por "ka dhënë rezultate të qëndrueshme për Arizonën". Sen. Sinema tha gjithashtu se ajo "nuk e gjen veten plotësisht tek asnjera parti”.
Para njoftimit të senatores së Arizonës, demokratët pritej të kishin një avantazh 51-49 në Senatin e ri në janar, pas fitores të martën të senatorit demokrat Raphael Warnock në raundin e dytë të zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias.
Sinema i tha faqes së lajmeve “Politico” në një intervistë se nuk do të bashkohet me grupin e Senatorëve republikanë dhe se planifikon të vazhdojë të votojë siç ka bërë që kur fitoi zgjedhjet për Senatin në vitin 2018. Para Senatit ajo ka shërbyer për tre mandate në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ajo pritet t’i mbajë postet në komisionet e senatit në bazë të shumicës demokrate, sipas një këshilltari demokrat të Senatit. Dy senatorë aktualë të pavarur, Bernie Sanders i Vermontit dhe Angus King i Meinit, bëjnë pjesë në grupin e demokratëve.
Së bashku me Senatorin Joe Manchin të Virxhinias Perëndimore, Senatorja Sinema ka qenë një nga dy demokratët e moderuar dhe gatishmëria e saj për të votuar ndryshe nga senatorët e tjerë demokratë, ka kufizuar herë pas here ambiciet e presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit të shumicës në Senat, Chuck Schumer.
Sinema është një mbrojtëse e vendosur e një rregulli të Senatit sipas së cilit duhen 60 vota për të miratuar pjesën më të madhe të legjislacionit në Senatin prej 100 anëtarësh. Shumë demokratë, përfshirë presidentin Biden, thonë se një rregull i tillë çon në bllokim duke i dhënë një pakice ligjvënësish mundësinë për të vënë veton./ VOA
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas te...
Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinovi...
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensione...
Bashkimi Europian është shprehur i shqetësuar për tens...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka zgjeruar ndjeshëm gamën e in...
Lava nga vullkani më i madh në botë nuk është më një kërcë...
Tregtari rus i armëve, Viktor Bout, i cili u kthye në Rusi...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në ...
Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për...
Shefi i shtabit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vel...
Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është ...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar zgjatjen e masave emergj...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbo...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se ...
Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të së përditshme...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...