Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës/ SHBA: Shmagni tensionet
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të d...

Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “partneritet të plotë të mbrojtjes” midis Rusisë dhe Iranit, duke e përshkruar atë si “të dëmshëm” për Ukrainën, fqinjët e Iranit dhe botën. Irani akuzohet nga fuqitë perëndimore për furnizimin me dronë të Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon të sulmojë infrastrukturën energjetike të vendit.
Uashingtoni e ka dënuar më parë bashkëpunimin ushtarak Iran-Rusi, por të premten përshkroi një marrëdhënie të gjerë që përfshin shkëmbimin e pajisje si helikopterët dhe avionët luftarakë, dhe dronët, që rezultuan në sanksione të reja amerikane ndaj entiteteve ruse për përfshira në këtë partneritet.
“Rusia po përpiqet të bashkëpunojë me Iranin në fusha si zhvillimi i armëve dhe stërvitjet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.
Moska “po i ofron Iranit një nivel të paprecedentë mbështetjeje ushtarake dhe teknike, që po e transformon marrëdhënien e tyre në një partneritet të plotë në fushën e mbrojtjes”, tha ai.
“Ne kemi parë gjithashtu raporte se Moska dhe Teherani po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një linje të përbashkët prodhimi për dronët vdekjeprurës në Rusi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të tërhiqet nga ky bashkëpunim.”
Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj tre entiteteve me bazë në Rusi, që janë të angazhuara në mënyrë aktive në “blerjen dhe përdorimin e dronëve iranianë”.
Sanksionet kanë në shënjestër Forcat Hapësinore Ruse, Qendrën Shtetërore 924 për Avionët Pa pilot dhe Komandën e Transportit Ushtarak Ajror. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin çdo mjet për të penguar këto transferime dhe për të vendosur pasoja për ata që janë të përfshirë në këtë aktivitet”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë mbi sanksionet.
Muajin e kaluar, Teherani pranoi se kishte dërguar dronë në Rusi, por këmbënguli se ato ishin eksportuar përpara fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës. Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të shqetësuara se Rusia “synon ta furnizojë Iranin me komponentë të avancuar ushtarakë”, duke përfshirë helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
Pilotët iranianë thuhet se kanë trajnuar me avionë të avancuar luftarakë Su-35 në Rusi dhe Teherani mund të pajiset me këtë lloj avioni brenda vitit të ardhshëm, gjë që do të “forconte ndjeshëm forcën ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tij rajonalë”, tha zoti Kirby.
Shtetet e Bashkuara besojnë gjithashtu se Irani po shqyrton mundësinë e furnizimit të Rusisë me “qindra raketa balistike”, tha ai. Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly, kritikoi të premten “marrëveshjet e ndyra” midis Moskës dhe Teheranit, duke thënë në një deklaratë se Irani kishte dërguar dronë në Rusi në këmbim të “mbështetjes ushtarake dhe teknike” nga Moska.
Kjo “do të rrisë rrezikun për partnerët tanë në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë ndërkombëtare”, tha zoti Cleverly, duke u zotuar se “Britania do të vazhdojë të ekspozojë këtë aleancë të dëshpëruar dhe t’i kërkojë llogari të dyja vendeve”./VOA
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të d...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sh...
Eva Kaili, nënpresidentja e Parlamentit Evropian është...
Presidenti amerikan, Joe Biden autorizoi të premten nj...
Senatorja Kyrsten Sinema nga Arizona njoftoi të premte...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas te...
Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinovi...
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensione...
Bashkimi Europian është shprehur i shqetësuar për tens...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka zgjeruar ndjeshëm gamën e in...
Lava nga vullkani më i madh në botë nuk është më një kërcë...
Tregtari rus i armëve, Viktor Bout, i cili u kthye në Rusi...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në ...
Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për...
Shefi i shtabit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vel...
Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...