10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë...

Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur sërish me rrjetin. Siç tregohet nga operatori EDF, në shërbim së fundmi janë vënë sërish tre reaktorë të tjerë.
Për shkak të problemeve teknike dhe punimeve të mirëmbajtjes, prodhimi i energjisë elektrike në Francë është prej muajsh në nivel historik të ulët. Qeveria në Paris u bën thirrje rregullisht familjeve dhe bizneseve të kursejnë energji elektrike. EDF vlerëson se konsumi ra me rreth dhjetë për qind në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kryesisht për shkak të industrisë. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, disa kompani kanë ulur prodhimin e tyre.
Ndërprerje e energjisë në Paris: 125.000 klientë të prekur
Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka ndodhur në kryeqytetin e Francës, Paris. Siç raportojnë disa agjenci lajmesh, u prekën 125.000 klientë. Për shumicën e shtëpive, furnizimi me energji elektrike u rivendos para mesnatës. Operatorët e sistemit energjetik thonë se shkaku i ndërprerjes ishte një problem me një transformator. Autoritetet franceze po përgatiten për ndërprerje të tjera të energjisë elektrike prej disa orësh në dimër. Për këtë qëllim bëhet një simulim kompjuterik në prefektura. Një shtab i krizës që bashkon disa ministri po punon aktualisht mbi një hipotezë prej gjashtë deri në dhjetë ndërprerje të energjisë elektrike në dimër. Ato do të zgjasin maksimumi dy orë dhe do të preknin deri në gjashtë milionë njerëz në të njëjtën kohë. Spitalet, pacientët që varen nga pajisjet elektrike shtëpiake, stacionet e zjarrfikësve, policia dhe vende të ndryshme industriale nuk do të kishin ndërprerje. Presidenti Macron thekson se bëhet fjalë për përgatitjen për situata emergjente. "Unë nuk besoj në skenarë frikësues," tha ai.
Importe të energjisë elektrike veçanërisht nga Gjermania
Për herë të parë në dekada, Franca po importon më shumë energji elektrike këtë vit sesa eksporton. Energjia elektrike vjen veçanërisht nga Gjermania, e cila nga ana e saj ka blerë gaz direkt nga Franca për herë të parë që nga tetori. Me reaktorët bërthamorë që janë aktualisht në funksionim, fuqia është 39 gigavat, të instaluar janë 61 gigavat. Gjatë verës, u mbyllën njëkohësisht deri në 32 reaktorë bërthamorë.
Reduktimi i prodhimit të energjisë elektrike në Francë është shqetësues edhe për landin federal gjerman të Baden-Württemberg-ut. Sipas një dokumenti konfidencial të Ministrisë së Mjedisit në Shtutgart, nuk duhet të përjashtohen plotësisht ndërprerjet edhe në Baden-Württemberg, raporton e përditshmja "Bild”. Këto do të ishin "prerje të përsëritura" të cilat do të zgjasnin rreth një orë e gjysmë, specifikon dokumenti./ Dw
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë...
Një eurodeputete e lartë është pezulluar nga partia e ...
Një shpërthim i madh pranë një blloku banesash në ishu...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ndaluar nga autorite...
Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsio...
Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “pa...
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të d...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sh...
Eva Kaili, nënpresidentja e Parlamentit Evropian është...
Presidenti amerikan, Joe Biden autorizoi të premten nj...
Senatorja Kyrsten Sinema nga Arizona njoftoi të premte...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas te...
Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinovi...
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensione...
Bashkimi Europian është shprehur i shqetësuar për tens...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka zgjeruar ndjeshëm gamën e in...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...