Në Francë vihen në punë reaktorë të tjerë bërthamorë
Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur s...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të shtunën përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, mes thirrjeve nga ndërkombëtarët për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve.
Diskutimet për shtyrjen e zgjedhjeve vijnë pas disa incidenteve në veri të Kosovës, që kishin për cak edhe zyrat e komisioneve komunale zgjedhore, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Ato incidente janë vlerësuar si “sulme terroriste” nga autoritetet, teksa është rritur prania policore në këtë pjesë të Kosovë.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të incidenteve në veri. Por, në mbledhjen e KQZ-së u theksua se nuk është në kompetencën e këtij organi të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe për këtë arsye u tha se po vazhdohet me përgatitjet për to.
“Mirë që u qartësua edhe një herë për zyrtarët e lartë komunalë, në këtë rast të KQZ-së, që kanë shprehur se vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre dhe kanë gatishmërinë për të shkuar në secilën komunë për të administruar këtë proces zgjedhor”, tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjatë mbledhjes u vendos, me 11 vota pro dhe asnjë kundër, që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve (KVV) deri më 13 dhjetor. Sipas KZQ-së, kjo shtyrje nuk ndikon në proces.
“Sigurisht që sulmet e këtyre bandave kriminale në veri kanë ndikuar në hezitimin e njerëzve që të aplikojnë për pozitat dhe ne duhet t’u përshtatemi rrethanave të reja”, tha Alim Rama, anëtar i KQZ-së i emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa sa i përket raportit të dërguar te presidentja Vjosa Osmani, KQZ-ja tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk janë dhënë rekomandime. Si pjesë e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, u vendos që të certifikohen 14 kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje për Kuvendin Komunal në Komunën e Leposaviqit dhe të përditësohen broshurat për zgjedhje.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – janë shpallur pas dorëheqjes së kryetarëve, nga radhët e Listës Serbe.
Dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj partie erdhën në fillim të nëntorit si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale, të lëshuara nga Serbia./ Rel
Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur s...
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë...
Një eurodeputete e lartë është pezulluar nga partia e ...
Një shpërthim i madh pranë një blloku banesash në ishu...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ndaluar nga autorite...
Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsio...
Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “pa...
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të d...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sh...
Eva Kaili, nënpresidentja e Parlamentit Evropian është...
Presidenti amerikan, Joe Biden autorizoi të premten nj...
Senatorja Kyrsten Sinema nga Arizona njoftoi të premte...
Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas te...
Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinovi...
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensione...
Bashkimi Europian është shprehur i shqetësuar për tens...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...