Ehat Miftaraj: Në Kosovë mungojnë rezultatet në luftën kundër korrupsionit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi thotë se...

Sipas një raporti të publikuar të shtunën, të paktën 24 protestues po përballen me ekzekutim në Iran për shkak të pjesëmarrjes në protestat kritike ndaj regjimit iranian.
Etemad, një gazetë e përditshme iraniane, publikoi një listë të përpiluar nga autoritetet gjyqësore që akuzojnë 25 protestues për "luftë kundër Zotit", një akuzë e cila dënohet me vdekje në Iran.
Muzikanti i repit, Mohsen Shekari, i cili ishte ndër personat e listuar, u ekzekutua të enjten. Ai ishte akuzuar nga autoritetet iraniane se kishte sulmuar një roje sigurie me armë, duke nxitur terror dhe bllokuar një rrugë. Autoritetet gjyqësore njoftuan se do të ndodhin ekzekutime të tjera.
Në atë raport, Etemad i bëri thirrje gjyqësorit që t’i rishikojë vendimet për dënim me vdekje dhe të shmangë ekzekutimet e mëtejshme. Ekzekutimi i Shekarit u kritikua fuqishëm brenda dhe jashtë vendit.
Megjithatë, udhëheqësit politikë iranianë, përfshirë presidentin Ebrahim Raisi, e përshkruan ekzekutimin si një përgjigje legjitime ndaj trazirave mbarëkombëtare.
Protestuesit kërcënuan me hakmarrje, me mesazhin “Pritni hakmarrjen tonë”, të shpërndarë në rrjetet sociale. Ndërkohë, iranianët jashtë vendit planifikojnë të mbajnë një sërë protestash gjatë fundjavës.
Protestat mbarëkombëtare u shkaktuan nga vdekja e një gruaje kurde iraniane, Mahsa Amini, më 16 shtator. Ajo vdiq sa ishte në mbajtje policore pasi u arrestua për dyshime se kishte shkelur kodet islame të veshjes.
Krahas sanksioneve ndërkombëtare në lidhje me mosmarrëveshjen bërthamore, Teherani është përballur edhe me sanksione për shkelje të të drejtave të njeriut.
Irani është tronditur nga një krizë e rëndë ekonomike që më shumë se katër vjet, me shpresën e vetme për përmirësim te heqja e sanksioneve nëse arrihet një marrëveshje me shtetet perëndimore lidhur me armët bërthamore.
Megjithatë, që kur shtypja e dhunshme ndaj protestuesve filloi në shtator, shpresat për një marrëveshje po pakësohen, veçanërisht pas ekzekutimit të një protestuesi. Udhëheqja iraniane fajësoi "armiqtë" dhe "mercenarët" e Iranit në vend për nxitjen e protestave.
Autoritetet pretendojnë se shumica e iranianëve vazhdojnë ta mbështesin sistemin islamik dhe se përfundimisht do t’i mposhtin "armiqtë" dhe do t'u japin fund protestave. Por, protestat kanë vazhduar, me parulla si "vdekje diktatorit" dhe "Republikën Islamike që nuk e duam (më)", në baza ditore gjatë muajve të fundit.
Ligjvënësit iranianë planifikojnë të vendosin kufizime më të ashpra për të parandaluar atë që ata e quajnë "informacion të rremë", tha të shtunën kryetari i komitetit gjyqësor, Kazem Delkhosh, sipas një raporti të agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim.
“Nuk mund të lejojmë që të gjithë të shpërndajnë informacione pa e kontrolluar vërtetësinë”, tha ai, duke kërkuar që “lajmet e rreme” dhe raportimet “e dramatizuara” në rrjete sociale të klasifikohen si vepër penale që i nënshtrohet ndjekjes penale.
Rrjetet sociale dhe lajmet në media digjitale janë mënyrat kryesore se si protestuesit po shpërndajnë imazhe dhe video të protestave në Iran për të kapërcyer censurën e rreptë të qeverisë dhe kontrollin shtetëror të lajmeve.
Përderisa qeveria ka kufizuar shumë internetin dhe ka bllokuar pothuajse të gjitha shërbimet e komunikimit me mesazhe në vend, si përgjigje ndaj protestave, demonstruesit kanë vazhduar të gjejnë mënyra për t’i ndarë lajmet e fundit./ REL
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi thotë se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sit...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftuan se fo...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do t’i drej...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antoni...
Autoritetet e Kremlinit i kanë kërkuar fituesit të Çmi...
Shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës. Lajmi është bërë i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se...
Në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sire...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të sh...
Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur s...
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë...
Një eurodeputete e lartë është pezulluar nga partia e ...
Një shpërthim i madh pranë një blloku banesash në ishu...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ndaluar nga autorite...
Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsio...
Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një “pa...
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...