Një tjetër tëmet në Greqi/ Sa ishte magnituda?
Greqia vijon të lëkundet nga tërmetet. Mësohet se mëngjes...

Dyshohet se Rusia ka përgatitur një flotë “fantazmë” prej më shumë se 100 cisternash, të regjistruara si joruse, për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura ndaj naftës së Moskës për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Këto anije të ngarkuara me naftën ruse, të cilat brenda Bashkimit Europian i nënshtrohen blerjes në kufirin maksimal të vendosur së fundmi prej 60 dollarësh për fuçi, mund të përdoren ose pa sigurimin e nevojshëm nga kompanitë e fushës, duke vënë në këtë mënyrë në rrezik edhe ekuipazhet. Ose operacionet mund të kryhen nëpërmjet operatorëve jorusë, që janë të përjashtuar nga sanksionet.
Si funksionon kufiri tavan i çmimit të naftës?
Kufiri tavan i çmimit të naftës, mbi të cilin kanë rënë dakord së fundmi vendet e Bashkimit Europian, i parandalon cisternat e mëdha që transportojnë naftën ruse të kenë qasje në kompanitë perëndimore të sigurimit, përveç rastit kur nafta e papërpunuar shitet nën 60 dollarë për fuçi, siç është vendosur nga Brukseli në marrëveshje me vendet e tjera të G7-ës.
Pa pasur asnjë sigurim, cisternat nuk do të mund të ankorohen në portet ndërkombëtare, duke penguar kësisoj shitjen e ngarkesave të tyre. Objektivi i kufirit tavan të çmimit të naftës ruse është të reduktojë ndjeshëm të ardhurat e Moskës, duke mbajtur të paprekura dërgesat e naftës që vijnë nga Federata Ruse, në mënyrë që të ndikojë te kapaciteti i shpenzimeve ushtarake të Kremlinit.
Nëse sanksionet do të funksiononin si duhet, Rusia do të humbiste rreth 60 miliardë dollarë në vit. Një shifër shumë më e ulët sesa kërkohet nga Polonia dhe grupi i punës që është marrë me sanksionet Jermak-Mekfoll, i udhëhequr nga kreu i zyrës së kabinetit ukrainas, Andrij Jermak dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Rusi, Majkëll Mekfoll.
Sipas studimit të paraqitur nga grupi, dhe i mbështetur nga Polonia, pragu i përshtatshëm për ta dëmtuar realisht ekonominë ruse duhet të ishte rreth 30-35 dollarë për fuçi. Në atë nivel, të ardhurat nga eksportet e naftës ruse do të përgjysmoheshin, duke zbritur në rreth 100 miliardë dollarë.
Përkundrazi, me kufirin aktual të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi, Rusia do të jetë ende në gjendje të arkëtojë afro 200 miliardë dollarë të ardhura në vit, dhe presioni financiar mbi vendin nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta vënë atë në vështirësi serioze.
Flota "fantazmë" dhe bllokimet e trafikut në Turqi

Megjithëse kufiri i çmimit nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë shumë eksportet e Rusisë, situata e pasigurt ekonomike e këtij vendi dhe shpenzimet e mëdha ushtarake që po rëndojnë mbi buxhetin e shtetit, bëjnë që Moska t’i frikësohet humbjes së çdo lloj të ardhure të mundshme.
Prandaj, sipas "Financial Times", nga shkurti i këtij viti, Kremlini ka nisur të blejë në fshehtësi dhjetëra cisterna, të cilat sapo mbërrinin në ujërat ruse, zhdukeshin nga radarët e kompanive të energjisë dhe të transportit detar.
Anijet të tilla janë me origjinë iraniane dhe venezueliane, dhe mund të drejtohen pa pasur nevojën e një garancie nga një kompani sigurimesh apo nëpërmjet palëve të treta, në mënyrë që t’i vështirësonin kontrollet dhe të shmangnin sanksionet.
Për këtë arsye, Turqia ka nisur të vendosë kontrolle të reja për sigurimin e të gjitha anijeve që mbërrijnë nga Deti i Zi, duke kërkuar nga kompanitë e mëdha të sigurimeve të japin garanci shtesë dhe garanci mbrojtjeje dhe dëmshpërblimi, të cilat mbulojnë edhe rrezikun e shkeljes së sanksioneve.
Megjithatë, sipas asaj që i thanë "Financial Times" zëdhënësit e sigurimeve, ofruesit e këtij shërbimi nuk mund të garantojnë këto lloj sigurimesh, pasi kjo do t'i bënte joefektive sanksionet. Prandaj, kjo situatë ka krijuar një bllokim të madh të trafikut të cisternave rreth brigjeve turke, ku shumë anije të tilla presin në radhë që nga 29 nëntori që të kalojnë Bosforin dhe Dardanelet. Një situatë e krijuar nga autoritetet turke, e cila rrezikon të ngadalësojë flukset globale të naftës, madje edhe përtej eksporteve ruse.
Greqia vijon të lëkundet nga tërmetet. Mësohet se mëngjes...
Rusia dhe Kina po modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet...
Sipas një raporti të publikuar të shtunën, të paktën 2...
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi thotë se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sit...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftuan se fo...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do t’i drej...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antoni...
Autoritetet e Kremlinit i kanë kërkuar fituesit të Çmi...
Shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës. Lajmi është bërë i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se...
Në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sire...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar të sh...
Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur s...
Të drejtat e njeriut e liritë individuale kudo në botë...
Një eurodeputete e lartë është pezulluar nga partia e ...
Një shpërthim i madh pranë një blloku banesash në ishu...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ...
Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ndaluar nga autorite...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...