Zjarri në dasmën në Irak/ Intervista e çiftit: Sa herë përpiqemi të kemi pak lumturi, ndodh diçka tragjike
Një nuse dhe dhëndër, festimi i dasmës së të cilëve pë...

Kopshti Zoologjik Kombëtar “Smithsonian” po organizon aktivitete festive për t’i dhënë lamtumirën arushëve panda. Gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në Uashington, pandat kanë sjellë gëzim për miliona vizitorë dhe breza të tërë admiruesish. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liliya Anisimova, pandat po përgatiten për të shkuar në Kinë.
Pandat gjigande janë admiruar për mbi gjysmë shekulli nga vizitorët në Kopshtin Zoologjik Kombëtar “Smithsonian” dhe Institutin për Konservimin Biologjik. Në vitin 2011...punonjësit e kopshtit zoologjik të Uashingtonit instaluan kamera në mjediset e pandave, të cilat që nga ajo kohë kanë tërhequr mbi 100 milionë shikime. Por megjithë popullaritetin e pandave, kohës së tyre në Uashington po i vjen fundi, pasi po përfundon afati i marrëveshjes me Shoqatën Kineze të Konservimit të Jetës së Egër.
“Të shpresojmë që ky nuk është fundi i programit të pandave... Kur punojmë me kafshët nuk është vetëm për individët – punojmë për të shpëtuar një specie dhe popullsi të tërë. Pra, ndërsa është një moment i hidhur, që po i humbasim këta individë, që i njohim shumë mirë, është një fitore për të gjithë popullsinë, për të gjitha pandat gjigande”, thotë Michael Brown-Palsgrove, përgjegjës për pandat.
Vizitorët kanë mundësinë t’u japin lamtumirën pandave Tian Tian, Mei Xiang, dhe arushit të tyre 3-vjeçar, Xiao Qi Ji, lindja e të cilit gjatë pandemisë u ndoq nga mbi 600 mijë njerëz nëpërmjet internetit.
Pandat prindër erdhën në kopshtin zoologjik në vitin 2000 dhe lindën gjatë viteve tre arushë të tjerë, përpara arushit Xiao Qi Ji.
“Sipas marrëveshjes, kur arushët arrijnë në moshën 4-vjeçare, shkojnë në Kinë dhe marrin pjesë në programet e tyre të shumimit. Pra dy meshkuj dhe një femër gjenden tashmë në Kinë dhe janë integruar në programin e shumimit dhe kanë lindur pasardhësit e tyre për ta vazhduar me sukses këtë përpjekje konservuese”, thotë zoti Brown-Palsgrove.
Sot, gati 1900 panda jetojnë në natyrë dhe rreth 600 të tjera në kopshtet zoologjike në mbarë botën. Falë punës së madhe të shkencëtarëve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, popullsia e pandave gjigande është rritur dhe kjo specie nuk konsiderohet më e rrezikuar.
“Kanë diçka që të tërheq. Mënyra se si rrotullohen, mënyra se si ngjiten në pemë, mënyra se si të shikojnë – të bëjnë të duash të bëhesh pjesë e botës së tyre. Njerëzit vijnë dhe kënaqen që i shohin, por edhe mësojnë më shumë për konservimin dhe se sa punë duhet për të shpëtuar kafshët nga zhdukja”, thotë Bob Lee, drejtues për kujdesin ndaj kafshëve.
Për herë të parë pas 50 vitesh, kopshti zoologjik i Uashingtonit nuk do të ketë më panda. Punonjësit thonë se do t’i mirëmbajnë mjediset e tyre, me shpresën se një ditë do të mirëpresin arushë të rinj panda nga Kina./ VOA
Një nuse dhe dhëndër, festimi i dasmës së të cilëve pë...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ...
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç ka dës...
Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ush...
Roja bregdetare e Italisë shpëtoi 177 persona, përfshi...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffr...
Kontributet sociale që merr dikush në Gjermani varen n...
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politik...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në Këshil...
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë,...
Autoritetet në New York kanë shpallur gjendjen e jashtëzak...
Policia amerikane ka akuzuar një ish-udhëheqës bande p...
Ish-këshilltari ekonomik i ish-kancelares Merkel, Lars Hen...
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar pë...
Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të pos...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga koma...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...