Ndizet debati: Çfarë përfitojnë vërtet migrantët në Gjermani
Kontributet sociale që merr dikush në Gjermani varen n...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha të shtunën se një lloj strukture apo strukturash qëndron pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës javën e kaluar në veri të vendit, gjatë të cilit u vra një zyrtar policor.
I pyetur nga BBC të shtunën nëse Serbia qëndron pas sulmit, Hovenier tha se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura në Banjskë të Zveçanit tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.
“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Millan Radoiçiçit, nënkryetarit të deritanishëm të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Radoiçiçin për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”, para se të deklaronte më vonë se ai do të merret në pyetje nga drejtësia.
Të premten, Radoiçiçi e mori përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, dhe dha dorëheqje nga posti i tij në parti.
“Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, shtoi Hovenier.
Policia e Kosovës u sulmua me 24 shtator në një pritë nga një grup i armatosur derisa po shkonte për të kontrolluar bllokimin e një rruge pranë një ure në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Tre sulmues të dyshuar janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim në Prishtinë.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Radoiçiç nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Radoiçiqi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar./ REL
Kontributet sociale që merr dikush në Gjermani varen n...
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politik...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në Këshil...
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë,...
Autoritetet në New York kanë shpallur gjendjen e jashtëzak...
Policia amerikane ka akuzuar një ish-udhëheqës bande p...
Ish-këshilltari ekonomik i ish-kancelares Merkel, Lars Hen...
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar pë...
Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të pos...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga koma...
Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim prej 5 mi...
Mijëra refugjatë nga Nagorno-Karabaku vazhdojnë të kalojnë...
Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve zhvillua...
Një sulm me bombë ka ndodhur këtë të premte në një xhami n...
Senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein, ...
Milan Radojçiç, pranoi se ka qenë në sulmin e ndodhur në f...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...