SHBA: Zgjedhjet për Kongresin, vendimtare edhe për zgjedhjet presidenciale
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...

Të tre liderët e partive opozitare i kanë shkuar në takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kurti kishte thirrur në takim Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të diskutuar për “zhvillimet e fundit në vend, e sidomos në veri të vendit”.
Ai tha dje se ditëve të fundit janë intensifikuar kërcënimet e Serbisë dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për destabilizmin e situatës në veri të vendit.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara.
Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Largimet nga institucionet e Kosovës ndodhën pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë.
Dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Edhe gjyqtarët serbë dhe punëtorët administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën në këtë qytet ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.
Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.
Kurti u bëri thirrje serbëve në veri të vendit që të mos japin dorëheqje, ngase siç tha ai, “bojkotet nuk janë zgjidhje, institucionet nuk kanë alternativë”.
Për dallim nga Kosova, Serbia e ka mbështetur vendimin e Listës Serbe./REL
Këtë të martë, më 8 nëntor, amerikanët do të votojnë për p...
Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe...
Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në ...
Ukraina ka marrë në dorëzim dërgesën e parë të Sistemeve K...
E marta është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Mi...
Kryeministri Kurti po akuzon Beogradin zyrtar se ka për që...
Njeriu që gjatë javëve të fundit ka qenë një halë në sy pë...
Kush po fiton në Ukrainë? Kjo mund të duket një pyetje e ç...
Një vit zgjedhor mbushur me probleme ekonomike, heqjen...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, t...
Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe t...
U pretendua se një burrë 81-vjeçar në Japoni e shtyu gruan...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres th...
Duke marrë shkas nga situata e tensionuar në veri të K...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në ...
Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qe...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se për...
Duhet të hiqen maskat për të parë nëse ekziston Marrëveshj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...