Shokuese/ 81-vjeçari hedh gruan në det: Jam lodhur duke e parë 40 vjet
U pretendua se një burrë 81-vjeçar në Japoni e shtyu gruan...

Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se humbjet e Rusisë në Ukrainë po çojnë “në rënien e epërsisë së saj ajrore” për shkak të mungesës së trajnimit të pilotëve, si dhe rrezikut për të ofruar mbështetje për avionët në zonat me aktivitet të lartë të mbrojtjes kundër-ajrore.
“Ka të ngjarë që aftësia e Rusisë për të zëvendësuar avionët është më e ulët se dëmet që po pëson. Koha e nevojshme për trajnimin e pilotëve ul edhe më tej aftësinë e Rusisë për të ringritur aftësinë ajrore luftarake", thuhej në një postim në twitter, të ministrisë britanike, e cila shtonte se kapaciteti ajror i Rusisë nuk pritet të ndryshojë gjatë muajve të ardhshëm.
Të dielën, ndërkohë qyteti i Khersonit mbeti pa ujë dhe energji. Zyrtarët e vendosur nga Rusia në këtë rajon të pushtuar, akuzuan Ukrainën për sabotazh, edhe pse nuk dhanë prova për këtë.
Zyrtarët pro-rusë në qytet thanë se po punojnë për rikthimin e energjisë.
Megjithatë, kryetari i njësisë administrative të Khersonit, ukrainasi Yaroslav Yanushevych, akuzoi Rusinë për ndërrperjen e linjave elektrike. Përmes një postimi në telegram ai tha se “në qytetin e pushtuar të Berislavit, në rajonin e Khersonit, trupat ruse shkatërruan linjat e tensionit të lartë. Dëmi është shumë i madh”, tha ai.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky dhe zyrtarë të tjerë kanë deklaruar se 30-40% e instrastrukturës energjitike të Ukrainës është shkatërruar gjatë muajve të fundit, si pasojë e sulmeve me raketa të Rusisë.
Përmes një videoje të postuar mbrëmjen e së dielës, zoti Zelensky tha se “Kievi dhe 6 rajone të tjera janë në terr. Më shumë se 4. 5 milionë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike. Shumica e tyre janë në Kiev. Është shume e vështirë”, shtoi ai.
Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko paralajmëroi qytetarët se nëse Rusia vijon sulmet ndaj infrastrukturës energjitike ata duhet të përgatiten për të përballuar dimrin më të rëndë, pa energji, pa ujë dhe ngrohje në temperatura tejet të ulëta.
Presidenti Zelensky, duke iu referuar Iranit, tha se kushdo që mbështet Rusinë në vazhdimin e luftës duhet të vuajë pasojat e luftës. “Nëse Irani nuk do kishte mbështetur me armë Rusinë, tani do ishim më pranë paqes”, tha ai.
Të shtunën, për herë të parë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Amir Abdollahian pranoi se Irani i kishte dërguar dronë Rusisë, por tha se kjo kishte ndodhur para luftës./ VOA
U pretendua se një burrë 81-vjeçar në Japoni e shtyu gruan...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres th...
Duke marrë shkas nga situata e tensionuar në veri të K...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në ...
Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qe...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se për...
Duhet të hiqen maskat për të parë nëse ekziston Marrëveshj...
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhdua...
Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Trupat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në rajonin verilind...
Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i ...
OKB-ja i kërkon pronarit të ri të "Twitter"-it, miliar...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, u ka thënë uk...
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...