Albin Kurti i përgjigjet Vuçiçit/ Çfarë qëndron pas deklaratave të presidentit serb
Duke marrë shkas nga situata e tensionuar në veri të K...

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha sot se udhëheqësit botërorë duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e sfidave të ndryshimeve klimatike, ose njerëzimi do të përballet me zhdukjen. Në takimin e përvitshëm mbi klimën që po mbahet në Egjipt, zoti Guterres u bëri thirrje në veçanti Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që të punojnë së bashku për çështjet e ndryshimit të klimës, duke bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje botërore.
Më shumë se 100 udhëheqës botërorë po marrin pjesë në takimin e përvitshëm të OKB-së për klimën në Egjipt, ku po diskutohet mbi përpjekjet për të zgjidhur problemin e ndryshimeve klimatike, i cili po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Shkencëtarët e kanë quajtur këtë një nga sfidat më të mëdha të botës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se për t’i dhënë fund të gjitha vuajtjeve dhe për të shmangur “rrugën drejt ferrit klimatik”, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh mes udhëheqësve botërorë.
“Njerëzimi duhet të bëjë një zgjedhje: të bashkëpunojë, ose të zhduket. Duhet të ketë një Marrëveshje Solidariteti për Klimën, ose Vetëvrasje Kolektive”, tha ai para udhëheqësve botërorë të mbledhur në Sharm el-Sheikh.
Organizata e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje vendeve për arritjen e një marrëveshje solidariteti për klimën që do të përfshinte mbështetjen e mjaftueshme financiare për vendet e varfra në mënyrë që ato të jenë në gjendje të përballojnë efektet e ngrohjes globale. Zoti Guterres përsëriti thirrjet për vendosjen e një takse ndaj fitimeve të mëdha të kompanive të prodhimit të naftës.
Në fjalimin hapës të konferencës, Presidenti egjiptian Abdel Fattah e-Sissi paralajmëroi se “planeti po bëhet një botë e vuajtjeve”.
“Ndryshimi i klimës nuk do të ndalet pa ndërhyrjen tonë. Koha është e kufizuar dhe ne duhet të shfrytëzojmë çdo sekondë që kemi për trajtimin e këtij problemi”, tha ai.
Udhëheqësit botërorë pritet të mos bien dakord mbi mënyrën se si vendet e pasura duhet t'i kompensojnë vendet e varfra për fatkqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Zyrtarët thonë se qëllimi më i rëndësishëm i bisedimeve është zbatimi i planeve të Marrëveshje së Parisit të 2015, e cila synon të kufizojë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. Ndonëse është rënë dakord mbi kornizën e marrëveshjes, shumica e vendeve ende nuk kanë paraqitur plane gjithëpërfshirëse për zbatimin e saj.
OKB-ja thotë se tani, më shumë se kurrë, pasojat e mosveprimit mund të jenë shkatërruese, me valë të shumta vdekjeprurëse të nxehtësisë, rritje të shpejtë të nivelit të deteve dhe shkrirje të akullnajave që kërcënojnë "jetën në çdo kontinent".
Për disa njerëz përshtatja me ndryshimet e motit pa asnjë lloj ndihme mund të jetë e pamundur, thotë fermerja Huda Saad nga delta e Nilit.
"Nëse moti është i mirë, ne marrim të korra të mira, por nëse vazhdon të jetë kështu, bimët shkatërrohen dhe nuk do të kemi gjë për të shitur", thotë ajo.
Udhëheqësit e Indisë dhe Kinës, të cilat së bashku me Shtetet e Bashkuara janë tre ndotësit më të mëdhenj në botë, nuk do të marrin pjesë në negociatat për klimën, ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkura, Joe Biden, pritet t’i bashkohet takimit pas disa ditësh./ VOA
Duke marrë shkas nga situata e tensionuar në veri të K...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në ...
Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qe...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se për...
Duhet të hiqen maskat për të parë nëse ekziston Marrëveshj...
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhdua...
Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Trupat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në rajonin verilind...
Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i ...
OKB-ja i kërkon pronarit të ri të "Twitter"-it, miliar...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, u ka thënë uk...
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë g...
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...