Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të respektojë obligimet
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...

Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë grupin me rritje më të shpejtë të votuesve me të drejtë vote dhe shumë aktivistë thonë se nëse angazhohen në politikë, ata mund të hedhin votën vendimtare në një garë të ngushtë. Por arritja e votuesve të mundshëm në komunitetin aziatik ka qenë një sfidë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee njofton nga qyteti Hjuston i Teksasit.
Një simfoni e gjuhëve aziatike mund të dëgjohet në qytetin e Hjustonit. Në valët e transmetimeve dhe me telefon, aktivistët politikë aziatiko-amerikanë po përhapin mesazhin se është e rëndësishme të votohet.
"Nëse del të votosh, shpreh forcën tënde dhe zgjedh kandidatët që plotësojnë kërkesat e tua", thotë Steven Wu, me organizatën Woori Juntos.
Aktualisht ka më shumë se 13 milionë aziatiko-amerikanë me të drejtë vote këtu në Shtetet e Bashkuara. Ata janë të përqendruar kryesisht në pesë shtete. Kalifornia ka numrin më të madh të votuesve aziatiko-amerikanë. Më pas është Nju Jorku dhe Teksasi renditet i treti…”
Ata janë këtu në Teksas për punë, koston më të ulët të jetesës dhe…
“Kur lëvizimm shkojmë zakonisht në vende ku njohim njerëz. Pra, ne thjesht tërhiqemi natyrshëm drejt të njohurve tanë”, thotë Steven Wu.
Në periferi të Hjustonit në Qarkun Fort Bend, aziatikët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë. Por në një sondazh kombëtar, aziatikët thonë se partitë politike nuk kanë bërë një punë të mirë për të arritur të marrin votat e tyre, përfshi Miguel Dacones, prindërit e të cilit emigruan në SHBA nga Filipinet.
"Shoh... fletushka që vijnë gjatë gjithë kohës në shtëpinë time. Por kurrë nuk kam pasur kontakte në mënyrë specifike nga grupi im etnik”, thotë Migueli.
"Ne kemi parë vazhdimisht se vetëm pak më shumë se gjysma e komunitetit tonë është kontaktuar nga Partitë Demokrate dhe Republikane", thotë Christine Chen, votuese aziatiko-amerikane.
Arsyeja pse më shumë votues potencialë aziatikë nuk janë kontaktuar nga partitë politike është e ndërlikuar. Amerikanët aziatikë përbëjnë vetëm 5.5% të votuesve në SHBA, dhe ata nuk janë një grup monolit. Aziatikët ndryshojnë nga ana kulturore dhe ajo gjuhësore.
“Është një çështje e shpërndarjes së burimeve në mënyrën më efikase, kështu që, arritja tek votuesit e popullatave aziatiko-amerikane është më e vështirë sepse mund të ketë pengesë gjuhësore, mund të ketë edhe thjesht mungesë gatishmërie për t'u angazhuar”, thotë Gene Wu, përfaqësuese e shtetit të Teksasit.
Steven Wu, organizator i komunitetit korean për një grup me bazë në Hjuston, i quajtur Woori Juntos, thotë se arritja votuesve në gjuhën e tyre amtare ka munguar në politikë dhe organizatat aziatike po përpiqen ta mbushin atë boshllëk.
“Kam parë më shumë se pesë organizata të reja vetëm brenda dy viteve të fundit. Unë shoh gjithashtu më shumë fonde që vijnë në shtet, dedikuar përpjekjeve të organizatave aziatiko-amerikane. Texas është i madh. Hjustoni është i madh. Ne duhet të kemi këto organizata për të plotësuar të gjitha perspektivat e ndryshme dhe nivelet e ndryshme të të ardhurave që kemi në qytet”, thotë Steven Wu.
Organizatorët thonë se vetëm kur njerëzit të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë, larmia e pikëpamjeve dhe kulturave të tyre do të reflektohet dhe dëgjohet nga zyrtarët e zgjedhur vendorë dhe kombëtarë./ VOA
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump d...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shu...
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Kher...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se Elon Musk ki...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ra...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në dalj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...