Arizona, vota e latino-amerikanëve mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve për Kongresin
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...

Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur rob nga radhët e forcave ruse, në kuadrin e një shkëmbimi ku të dyja palët pritet të lirojnë nga 107 robër. Sipas të dhënave të zbulimit të shërbimeve britanike, Rusia vazhdon ndërkohë të shkarkojë komandantët ushtarakë duke i fajësuar ata për dështimet në arritjen e objektivave në fushëbetejë.
Ukraina liroi të dielën disa ushtarakë të kapur rob që ishin bërë pjesë e forcave ruse në pjesën e pushtuar të rajonit Donetsk. 19 ushtarakët, të dorëzuar në kuadrin e një shkëmbimi robërish mes Rusisë dhe Ukrainës, u pritën nga të afërmit e tyre.
“Kam qenë duke kërkuar në internet pasi u kap rob. Kur pati një shkëmbim të mëparshëm, ai nuk ishte përfshirë. Megjithatë ende shpresoja se do të kthehej dhe kontaktova kë munda, shkruajta gjithandej. Më në fund e shoh këtu”, thotë Oksana, bashkëshorte e një prej ushtarakëve të liruar.
“Iu afruan pozicioneve tona dhe nga bombardimi mbeta i plagosur. Pastaj më morën me vete”, tregon Ruslani, një ndër ushtarët e liruar nga Ukraina.
Autoritetet ruse thanë se 19 ushtarakët e liruar nga Ukraina do të dërgohen të gjithë në Rusi dhe se është rënë dakort që secila palë të shkëmbejë 107 robër.
Zëvendës guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit Kherson, Kirill Stremousov, njoftoi të dielën në rrjetin Telegram se forcat ukrainase po përgatiteshin për një ofensivë të re në këtë rajon me brigada artilerie, avionë dhe helikopterë.
Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase sulmuan nëntë objekte, ndër to edhe një depo municionesh në Kherson, duke përdorur madje edhe armatime të kapura nga pala ruse.
Në informimin e saj të së dielës për konstatimet më të fundit të shërbimeve të zbulimit, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ka patur “një sërë shkarkimesh të komandantëve të lartë rusë” dhe se këto reflektojnë tendencën për të fajësuar drejtuesit e lartë ushtarakë rusë për dështimet në arritjen e objektivave në fushëbetejë, duke e shmangur përgjegjësinë nga udhëheqësit në Kremlin.
Forcat ruse ndërkaq vazhdojnë të godasin rrjetin e furnizimit me energji dhe ujë të Ukrainës. Mendohet se sulmet kanë shkatërruar deri në 40% të sistemit energjitik dhe duke zhytur në errësirë pjesë të mëdha të vendit.
Ekipet ukrainase të emergjencave arritën të riparojnë linjat e jashtme të furnizimit me energji për centralin bërthamor në Zaporizhia, dy ditë pasi goditjet e artilerisë ruse dëmtuan shtyllat e tensionit të lartë, njoftoi Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA)./ REL
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shu...
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Kher...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se Elon Musk ki...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ra...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në dalj...
Policia spanjolle tha të shtunën se kishte sekuestruar 32 ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas largim...
Dy minatorë që kaluan nëntë ditë të bllokuar në një mi...
Presidenca e Kosovës ka reguar pas vendimit të Listës ...
Presidenti turk Erdogan vazhdon të bllokojë pranimin e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...