Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhdua...

Duhet të hiqen maskat për të parë nëse ekziston Marrëveshja e Brukselit, zbatimi i së cilës është përgjegjësi e Brukselit, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.
“Të shohim nëse pas nëntë vjetësh nga refuzimi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse ndokush po mendon për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit sepse për këtë arsye e kemi nënshkruar atë”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë.
Daçiç tha se Serbia po lufton që ta mbrojë Marrëveshjen e Brukselit dhe “do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen”.
Marrëveshja e Brukselit, që Kosova dhe Serbia arritën më 2013 si pjesë e dialogut për normalizimin e raporteve, hapi rrugën për integrimin e serbëve në veri në institucionet e Kosovës, sikurse në strukturat e policisë dhe drejtësisë.
Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Largimet nga institucionet e Kosovës vijnë pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.
Duke folur për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, kryediplomati serb tha se ky ishte një vendim “historik” dhe një formë e rezistencës popullore ndaj shmangies së Kosovës për formimin e Asociacionit.
“I them edhe BE-së se po ashtu është obligim i saj formimi i Asociacionit, jo vetëm i [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit. Chatherine Ashton e ka nënshkruar, nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë edhe unë qenkam mashtruar”, tha Daçiç.
Daçiç po ashtu kujtoi se në Kosovë është misioni i NATO-s, KFOR-it, dhe se është e rëndësishme që të respektohet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
KFOR është një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, ndërkaq EULEX është mision i Bashkimit Europian për sundim të ligjit.
“Ose të sillen në pajtim me rezolutën 1244 për të garantuar paqe dhe siguri, ose të tregojnë qartazi se nuk janë të interesuar për këtë sepse hapur janë në anën e Prishtinës”, tha Daçiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 6 nëntor deklaroi se shpreson që Shtetet e Bashkuara të vendosin që KFOR-i dhe policia e EULEX-it të dërgohen në veri të Kosovës për të kryer punën e policisë, pas largimit të serbëve nga institucionet.
“Mendoj se kjo mund t’i kontribuojë paqes”, tha Vuçiç.
Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.
Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrjen e afatit për riregjistrimin për targat./REL
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhdua...
Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Trupat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në rajonin verilind...
Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i ...
OKB-ja i kërkon pronarit të ri të "Twitter"-it, miliar...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, u ka thënë uk...
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë g...
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump d...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...