Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.
Dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar të hënën dorëheqjen e tyre në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion "Evropa e Lirë", Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Në mëngjes jam informuar nga administrata që deputetët serbë i kanë dorëzuar mandatet - letrat e dorëheqjes”, tha shkurt Kërçeli.
Radio "Evropa e Lirë" merr vesh se gjyqtarët serbë dhe punëtorët administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën në këtë qytet ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.
Sipas burimeve, në gjykatën në Mitrovicë të Veriut, një pjesë e stafit të administratës kundërshtuan dorëheqjet, duke thënë se ata "nuk pyeten për asgjë" dhe se "po na thuhet se çfarë të bëjmë".
Ndërkaq, punonjësit e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të hënën nuk janë paraqitur në punë, konfirmuan për REL-in, zyrtarët e kësaj prokurorie.
"Deri në këto momente [ora 10:00], asnjë zyrtarë i këtij institucioni nga radhët e komunitetit serb nuk ka dalë në punë", tha Valon Preteti, zëdhënës i kësaj prokurorie.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës përfshin territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrisë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka 19 prokurorë dhe 65 staf mbështetës. Nga ta janë 10 prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativ e staf mbështetës.
Policët serbët kanë vazhduar të dorëzojnë armët dhe prangat në stacionin policor, pasi më 5 nëntor përfaqësuesit e Listës Serbe thanë se serbët në katër komunat në veri, do të largohen nga institucionet e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, dobësojnë shërbimet për qytetarët.
Sipas Kurtit, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo Kurti është shprehur se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”.
Lista Serbe bëri të ditur më 5 nëntor se zyrtarët serbë në Kuvend, Qeveri, pushtet lokal, Polici, gjykatë dhe institucione të tjera në veri të Kosovës do të largohen, derisa Qeveria në Prishtinë të tërhiqet nga plani i saj për targat.
Paralajmërimet e kësaj partie për largim nga institucionet erdhën pasi autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili deklaroi se nuk do të zbatonte vendimin e Qeverisë për targat.
Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj prej tre fazash për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.
Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrjen e afatit për riregjistrimin për targat.
SHBA-ja ka thënë se pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun mes këtyre dy vendeve, nën ndërmjetësimin e bllokut evropian.
“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së në thirrjen që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në përputhje me përkushtimet e bëra në dialog dhe që t’iu kthehen institucioneve të Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratën lokale”, ka thënë Hill për televizionin "N1".
Serbët ishin integruar në institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, pasi Prishtina dhe Beogradi kishin arritur një marrëveshje më 2013, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku europian./Rel
Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Trupat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në rajonin verilind...
Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i ...
OKB-ja i kërkon pronarit të ri të "Twitter"-it, miliar...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, u ka thënë uk...
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë g...
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump d...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...