BE, e shqetësuar për mundësinë që tensionet në Kosovë të barten në rajon
Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qe...

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka marrë përsipër përgjegjësitë policore në veri të Kosovës, pavarësisht që këshillarët e lartë policorë të këtij misioni janë të vendosur në Drejtorinë Rajonale policore në veri.
Kështu thuhet në një përgjigje të këtij misioni për Radion "Evropa e Lirë".
“Këshilltarët e lartë policorë të EULEX-it janë të vendosur në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut dhe po ofrojnë këshilla për këtë drejtori dhe katër stacionet policore nën komandën e saj për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ky mision thotë se ka rritur patrullimet në veri të Kosovës.
"Njësia e formuar e Policisë së EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, ka shtuar më tej patrullat e saj të lëvizshme të zbulimit në veri të Kosovës për të rritur vetëdijen për situatën", thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
"Nëse është e nevojshme, Misioni mund të vendosë një njësi policore shtesë, të formuar nga rezerva, për të rritur më tej numrin e forcave të saj në terren dhe kapacitetin operacional", theksohet në përgjigje.
Po ashtu, EULEX-i thotë se është duke e monitoruar nga afër situatën për Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut.
Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate se ka pasur paraqitje të dorëheqjeve në veri.
Largimet nga institucionet e Kosovës ndodhën pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.
Policia e Kosovës ka thënë se ka kapacitet për menaxhim të situatës dhe do të veprojë në përputhje me autorizimet ligjore për të garantuar sigurinë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 6 nëntor se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Europian për sundim të ligjit, EULEX, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e këtij vendi.
EULEX thotë se është mekanizmi i dytë reagues i sigurisë në Kosovë, dhe se është në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, si përgjegjëse e parë për sigurinë, dhe KFOR-in, si përgjegjës i tretë, dhe se do të angazhohet “vetëm me kërkesën eksplicite të PK-së"./ REL
Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qe...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se për...
Duhet të hiqen maskat për të parë nëse ekziston Marrëveshj...
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhdua...
Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Trupat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në rajonin verilind...
Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i ...
OKB-ja i kërkon pronarit të ri të "Twitter"-it, miliar...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, u ka thënë uk...
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë g...
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump d...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...