Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Kush po fiton në Ukrainë? Kjo mund të duket një pyetje e çuditshme, duke pasur parasysh performancën katastrofike të ushtrisë ruse, suksesin e kundërsulmit ukrainas këtë vjeshtë, si dhe fuqinë e koalicionit perëndimor në mbështetjen e Kievit dhe ndëshkimin e Moskës.
Por luftërat nuk janë aq të thjeshta, dhe pasojat globale të këtij konflikti rajonal, e bëjnë atë më kompleks sesa të tjerët.
Pastaj është natyrisht faktori Vladimir Putin. Çfarë kartash ka ai nën mëngë? Është një pyetje që ia drejtova Mark Galeotit, autorit të një libri të ri “Luftërat e Putinit: Nga Çeçenia në Ukrainë”, aktualisht bashkëpunëtor i politikave publike në Qendrën Uillson në Uashington.
Ai ka qenë këshilltari i qeverisë britanike për politikën e jashtme, dhe është bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI).
Në fillim të librit të ri, ju ngrini pyetjen “Kush është Vladimir Putin?” Si do t’i përgjigjeshit me një fjali?
Ai është një aparatçik sovjetik i epokës së vonë, që për fatin e tij e sheh veten duke drejtuar vendin, pavarësisht faktit se nuk di realisht se si ta bëjë këtë.
Pushtimi i Ukrainës me mjete konvencionale nuk shkoi mirë. Tani strategjia ruse ka ndryshuar në një fushatë “bombardimi me synim terrorin”. Ne e kemi parë këtë gjë edhe më herët nga rusët apo jo?
Po. Ju duhet ta kuptoni se vetë Putini nuk ka asnjë përvojë ushtarake. Ai iu nënshtrua dikur stërvitjes minimale si një oficeri rezervë. Prandaj ai nuk ka një mentalitet ushtarak. Ndërkohë, si një ish-oficer i KGB-së, ai ka një mentalitet të frikshëm. Ai i konsideron njerëzit si qenie të dobëta që mund të shfrytëzohen.
Luftërat janë në thelb të tmerrshme, dhe Putini është më i gatshëm se ne në Perëndim që ta konsiderojë terrorin si një instrument të pranueshëm në luftë. Ne pamë dikur në Çeçeni një fushatë shumë brutale për të vënë nën kontroll një rajon të vogël rebel në Rusinë Jugore. Po ashtu pamë të njëjtën taktikë në Siri me bombardime shumë të rënda ajrore, jo vetëm ndaj qendrave të banuara, por duke goditur edhe spitalet për të thyer vullnetin e atyre që rezistonin.

Putini ka shkarkuar shumë nga gjeneralët e tij. Ai ka vendosur në krye të luftës Sergei Surovikin, të ashtuquajturin “Kasapi i Sirisë”. Çfarë mund të presim prej tij?
Ky është një njeri shumë brutal. Një nga vartësit qëlloi veten në zyrën e tij pasi iu bë një vërejtje shumë serioze. Por nga ana tjetër, askush nuk ka thënë se nuk është kompetent. Ne pamë në Siri, se ai ka një gatishmëri për të përdorur taktika tejet brutale, por me një qëllim të caktuar si pjesë e një strategjie ushtarake.
Ai dëshiron të mposhtë ukrainasit që nuk gjenden në vijën e parë, ku kjo nuk është e mundur, dhe ta zbehë vullnetin e Perëndimit për t'i mbështetur ata. Hallka e dobët në këtë luftë, jemi potencialisht ne. Nëse nisim të humbim vullnetin, kapacitetin dhe unitetin për të vazhduar furnizimin e ukrainasve me armë, dhe ndoshta, më e rëndësishmja me para, ata do të kenë probleme serioze për të vazhduar luftën e tyre.
Çfarë armatimi mendoni se u duhet atyre, që ne nuk ua kemi siguruar deri më tani?
Ata kanë nevojë për një mbrojtje ajrore më të aftë. Por nuk duhen vetëm sisteme, por edhe municione. Rusët po përdorin kryesisht dronët iranianë shumë të lirë. Ata nuk janë jashtëzakonisht të aftë, por janë efektivë. Rusët kanë shpenzuar rreth 10-15 milionë dollarë për këtë fushatë të re bombardimi.
Ukrainasit e kanë përdorur dërgesën tonë në vlerën e rreth 25 milionë dollarëve për ta kundërshtuar atë. Kjo nuk është vetëm një fushatë ushtarake, por edhe një fushatë ekonomike. Ne duhet të sigurohemi që ukrainasit të marrin vazhdimisht furnizimet që u nevojitet për të mbrojtur veten.
Çfarë mund të na pengojë ne perëndimorëve të vazhdojmë ndihmën?
Problemi është se ukrainasit mendojnë se kanë nevojë ende për shumë ndihmë, ndërsa Perëndimi mendon se duhet ndryshuar qasja. Disa thonë se lufta duhet të përfundojë kur këtë ta vendosin ukrainasit. Por kjo është absurde, në kuptimin që edhe Perëndimi ka interesat e veta.
Për shembull, nëse Ukraina do të thoshte se lufta do të përfundojë vetëm kur forcat tona të kenë arritur në Moskë, ne nuk do të ishim dakord ta vazhdonim mbështetjen. Por ne nuk duam të debatojmë fort mbi këtë gjë, pasi mund të dëmtojë unitetin perëndimor.
A do të ishin gjërat më të thjeshta nëse Ukraina nuk do të kishte ndërmend të rimerrte Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi pas pushtimit të vitit 2014?
Krimea ka rëndësi për Putinin (dhe popullin rus), në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë pjesë tjetër të Ukrainës. Unë nuk jam i sigurt se çfarë mund të bëjë Putini nëse mendon se po e humbet gadishullin. Por ndërkohë ekziston shqetësimi se ukrainasit nuk janë plotësisht të hapur me aleatët për qëllimet e tyre afatgjata.
A jeni i shqetësuar për zbehjen e mbështetjes europiane kur moti të ftohet dhe gazi të pakësohet?
Nuk jam aq i shqetësuar sa isha një muaj më parë. Çmimet e gazit po bien shumë. Në këtë pikë, nuk ka një lëvizje për një ndryshim të shpejtë të kursit. Ajo që ka vërtet rëndësi është pozicioni i SHBA-së. Zëri i Uashingtonit lë në hije gjithë të tjerët. Prandaj duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e mesit të mandatit
Ka disa zëra se ekuilibri në luftë ka filluar të luhatet në favor të Rusisë...
Nuk mendoj se është kështu. Ne jemi në një pikë të natyrshme të një kulmi të kundërsulmit ukrainas. Ata kanë pasur disa fitore reale në veri në Harkivit, dhe në një masë më të vogël në jug të vendit. Kievi nuk flet për viktima në radhët e ushtrisë së tij, por është e qartë se edhe ata kanë pësuar humbje.
Ndaj në një pikë do të detyrohen të ndalen për të marrë veten. Rusët kanë hedhur në luftë një numër rezervistësh të sapo-mobilizuar, të cilët janë ushtarë të trajnuar dobët dhe që do të pësojnë shumë humbje. Por të paktën ofrojnë një fuqi shtesë në vijat e frontit.
Por ukrainasit ndodhen në një pozitë më të fortë. Rusët mund të shpresojnë se pranverën e ardhshme do të jenë në gjendje të ndërmarrin një kundërsulm. Por mendoj se kjo është pikërisht ajo që po planifikojnë të bëjnë edhe ukrainasit, dhe mendoj se këta të fundit do të ishin në pozitën më të mirë për të qenë më në avantazh.
Nëse asgjë nuk vazhdon të ecë siç duhet, a do të shkonte Putini deri në përdorimin e armëve kimike apo armëve bërthamore taktike?
Për armët kimike, përgjigjja është jo. Nuk ka asnjë arsye ushtarake për diçka të tillë dhe as për përdorimin e armëve bërthamore. Do të ishte thjesht një deklaratë me synim terrorizimin e popullatës ukrainase. A mendoj se është e pamundur? Jo.
Megjithatë, pavarësisht se beson shumë gjëra shqetësuese dhe të pakëndshme, Putin duket se është një aktor racional. Por nëse do të duket sikur ukrainasit i rrezikojnë pushtetin, ai mund të bjerë në panik, dhe mund t’i duket sikur nuk ka asgjë për të humbur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një vit zgjedhor mbushur me probleme ekonomike, heqjen...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, t...
Të hënën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe t...
U pretendua se një burrë 81-vjeçar në Japoni e shtyu gruan...
Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t'u bërë një nga...
Sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ...
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres th...
Duke marrë shkas nga situata e tensionuar në veri të K...
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në ...
Bashkimi Europian ka përsëritur thirrjet për ruajtjen e qe...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se për...
Duhet të hiqen maskat për të parë nëse ekziston Marrëveshj...
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhdua...
Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Trupat ukrainase zmbrapsën forcat ruse në rajonin verilind...
Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i ...
OKB-ja i kërkon pronarit të ri të "Twitter"-it, miliar...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, u ka thënë uk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...