Europa, në frikë për një situatë emergjence nga mungesa e gazit natyror
Nuk është i nxehti i verës që ka djersitur udhëheqësit...

Të shtëna me armë zjarri dhe hedhje e sendeve të forta kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Maqedoni të Veriut.
Protestuesit që janë duke protestuar prej disa ditësh para Qeverisë kundër propozimit francez për marrëveshjen me Bullgarinë kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku janë përleshur me disa persona të tjerë.
Incidenti nisi kur protestuesit pasi kaluan nënkalimin te sheshi “Skënderbej”, janë goditur me shishe dhe drunj nga një grup shqiptarësh.
Gjithashtu janë regjistruar përleshje e konfrontime fizike, ndërsa dyshohet se përplasja ka nisur pas thirrjeve raciste nga protestuesit maqedonas, nga grupi i të cilëve dëgjoheshin thirrjet e famshme diskriminuese ‘Shiptari’.
Pas shumë minutash luftë verbale, grupi i protestuesve maqedonas vazhdoi më tej tubimin drejt Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit në Shkup, por ka qenë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që i ka hedhur benzinë zjarrit.

Ai ka publikuar në "Facebook" një fotografi ku shihet një person me pistoletë në dorë, që sipas tij ka tentuar ta vrasë gjatë incidentit në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Mickoski ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe ministri Spasovski që të veprojnë dhe të arrestohet ky person, ndërsa më pas policia ka bërë me dije se gjatë incidentit të përmendur më sipër u regjistruan vërtetë të shtëna armësh.
Për vetëm pak kohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e një aktivisti të Aleancës, i cili shihet edhe në foton e bërë në Çarshinë e vjetër të Shkupit. I riu shqiptar shihet me pistoletë në dorë, duke u përballur me huliganët maqedonas të cilët hynë në Çarshi dhe shkatërruan me sende të forta lokalet dhe veturat për rreth.
Ndërkohë, BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet proruse në shoqërinë maqedonase, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sipas tyre, sonte në sheshin “Skënderbeu në Shkup.
“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tri parti dhe përkrahësit e tyre. Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën”, thuhet në reagimin e BDI-së./CNA.al
Nuk është i nxehti i verës që ka djersitur udhëheqësit...
Qeveria e presidentit Emanuel Makron do të provojë shi...
Nën brohoritjet “Nëse miratoni propozimin francez do t...
Një raport i publikuar nga misioni i EULEX-it në Kosov...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i...
Parlamenti Europian i ka kërkuar Serbisë të rishikojë qënd...
“Përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut (prill 202...
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrj...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po p...
Ligjvënësit e Bashkimit Europian votuan të mërkurën pë...
Qeveria dhe opozita maqedonase të mërkurën kanë drejtu...
Ukrainasve që luftojnë kundër agresorit rus u mungon m...
Parlamenti Evropian miratoi pas dy ditë diskutimesh tr...
Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale...
Pacientët e planifikuar për radioterapi nuk mund ta ma...
Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën,...
Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përp...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...