SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Një raport i publikuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë vë në pah se është dyfishuar numri i rasteve të përdhunimeve që raportohen në policinë e Kosovës. Raporti që ka vëzhguar sistemin e drejtësisë në Kosovë gjatë periudhës 2019 deri më 2021 tregon se shumica e viktimave të përdhunimit janë të mitura, ndërsa shqetësues mbetet dënimi i ulët i përdhunuesve.
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX), e cilëson shqetësues shtimin e rasteve të përdhunimeve dhe shkallën e ulët të dënimeve që u shqiptohen autorëve të këtij krimi.
Një raport i këtij misioni me titull “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, që përfshijnë periudhën ndërmjet muajit gusht të vitit 2019 deri në fund të vitit 2021, vë re se shumica e viktimave janë të mitura.
Sipas EULEX-it gjatë periudhës së vëzhgimit, në policinë e Kosovës janë raportuar 228 raste të përdhunimit, 35 për qind prej tyre në Prishtinë.
Chiara Tagliani nga misioni i EULEX-it tha se shqetësuese mbetet shkalla e ulët e dënimit të autorëve të përdhunimeve.
“Dënimet në rastet e përdhunimeve tregon se përdhunuesit mund të shpëtojnë gati pa asnjë pasojë duke ua vështirësuar kështu viktimave që të raportojnë rastet e përdhunimeve. Misioni ka analizuar 36 raste, 16 ishin me aktgjykime liruese dhe në mesin e 20 rasteve të dënimeve, më shumë se gjysma ishin nën kohëzgjatjen minimale të dënimit sipas ligjit”, tha ajo duke nënvizuar se arsyeja kryesore e mosndjekjes së rasteve të përdhunimeve apo dënimeve të ulëta mbetet mungesa e provave të mjaftueshme të dhunës fizike dhe ndryshimi i deklaratave nga viktimat.
Sipas raportit kriminalizimi i veprës penale të përdhunimit në Kosovë ka shënuar përparim të dukshëm në përafrimin me standardet ndërkombëtare, duke krijuar kështu një kuadër ligjor më të fortë për ndjekjen penale të kësaj forme të krimit. Por në terren situata është ndryshe.
“Organet përgjegjëse kanë arsyetuar vonesat me mungesë të numrit të prokurorëve, psikologëve që intervistojnë viktimat e mitura, kohën e duhur për mbledhjen e fakteve, vonesat në ekzaminime dhe mungesën e një protokolli të përbashkët që cakton përgjegjësitë e secilit institucion”, tha zonja Tagliani.
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, tha se dhuna seksuale nuk është çështje private.
“Trajtimi fillestar i viktimave të dhunës seksuale është thelbësor dhe të mos harrojmë, nuk ka vetëm dhunë ndaj grave dhe vajzave, burrat dhe djemtë janë gjithashtu të ekspozuar ndaj dhunës dhe abuzimit seksual”, tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është shqetësuese rritja e rasteve të raportuara në polici si përdhunime.
“Do të doja të besoja shumë se njëra nga arsyet e rritjes së këtij trendi është vetëdijesimi i grave dhe besimi i tyre në institucione për të raportuar këto raste por të dhënat nuk na mundësojnë një përfundim të tillë”, tha ajo.
Presidentja Osmani tha se gjithashtu është shqetësuese tejzgjatja e procedurave nga kallëzimi penal deri te ngritja e aktakuzës.
“Kjo pastaj bëhet akoma më e rëndë kur kemi parasysh që procedurat gjyqësore zgjasin shumë duke pritur madje deri në dy vite për të caktuar seancën e parë dëgjimore. Trajtimi i tillë nga institucionet ndjekëse, hetuese dhe gjykuese duhet të marr fund. Rastet e dhunimeve edhe të gjitha rastet tjera të dhunës duhet të merren më seriozisht dhe të trajtohen me më shumë prioritet nga këto institucione”, tha ajo.
Sipas raportit, në gjykatat e Kosovës gjatë periudhës 2019 deri 2021 janë ngritur 77 aktakuza të reja për rastet e përdhunimeve një shifër kjo e ultë në krahasim me lëndët.
Raporti i misionit të EULEX-it u bën thirrje gjykatave që të sigurojnë gjykim të shpejtë por edhe të drejtë të këtyre rasteve./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i...
Parlamenti Europian i ka kërkuar Serbisë të rishikojë qënd...
“Përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut (prill 202...
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrj...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po p...
Ligjvënësit e Bashkimit Europian votuan të mërkurën pë...
Qeveria dhe opozita maqedonase të mërkurën kanë drejtu...
Ukrainasve që luftojnë kundër agresorit rus u mungon m...
Parlamenti Evropian miratoi pas dy ditë diskutimesh tr...
Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale...
Pacientët e planifikuar për radioterapi nuk mund ta ma...
Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën,...
Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përp...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protes...
Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut fajëson...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot min...
Një grup protestuesish kanë arritur të shembin gardhin met...
Në ditën e katërt të protestave në Shkup kundër pranim...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...