Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...

Qeveria dhe opozita maqedonase të mërkurën kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës lidhur me atë se kush është nxitëse e dhunës së ushtuar gjatë protestës së të martës.
Pushteti ka akuzuar opozitën për sjelljen e papërgjegjshme përderisa opozita ka akuzuar pushtetin se ka provokuar situatat e dhunshme.
Për katër ditë me radhë në Shkup para Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme mijëra qytetarë protestojnë kundër propozimit francez, pasi besojnë se përmes këtij dokumenti bëhet bullgarizimi i Maqedonisë së Veriut, si dhe vihet në rrezik gjuha dhe identiteti maqedonas.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe zyrtarët e tjerë mbrojnë qëndrimin se ky propozim garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas ndërkohë që zhbllokon procesin e integrimeve.
Ndasitë e thella në shoqërinë maqedonase u shkojnë për shtati forcave ekstremiste
Sociologu maqedonas, Ilia Acevski, një një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se ndarja e këtillë e shoqërisë u konvenon vetëm strukturave radikale.

“Kjo situatë çon në depresionin e njeriut të thjeshtë, tek ai që ndien se duhet të shprehë pakënaqësi, por kur sheh se në protesta ushtrohet dhunë, ai zhgënjehet.
Flas për qytetarët e thjeshtë, të cilët nga situata të këtilla dekurajohen. Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk janë për dhunë. Kjo do të sjell depresion , zhgënjim i cili mendoj se u shkon për shtati disa forcave ekstremiste në Maqedoni, gjë që nuk
është mirë”, thotë Acevski.
Spasovski: Kemi njohuri për një grup që përgatit koktej molotovi për protesta
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se gjatë protestës më 5 korrik janë lënduar 47 policë, 11 prej të cilëve me lëndime të rënda dhe dy me lëndime serioze.
Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se 11 persona janë ndaluar gjatë protestave dhe se policia nuk ka përdorur mjete piroteknike e as kimike për të shpërndarë turmën.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se dikasteri që drejton ka informacione se kush qëndron pas protestave. Megjithëkëtë, ai nuk deshi të japë më shumë informacione, pasi, siç tha, po vazhdojnë hetimet.
“Ju më së miri e dini se kush janë ata, të cilët i organizojnë protestat dhe kush janë ata që bëjnë thirrje për dhunë me mjete të ndryshme në shtet, kjo është e njohur mirë”, tha Spasovski.
Ai shtoi se dikasteri që përfaqëson është në dijeni për një grup, i cili po përgatit koktej molotovi për t’i përdorur gjatë protestës së paralajmëruar për mbrëmjen e së mërkurës.
“Edhe për sonte kemi informacione për një grup, i cili do të protestojë, se po përgatit koktej molotovi për t’i përdorur ndaj objekteve shtetërore. Edhe një herë u bëj thirrje atyre që të heqin dorë nga një ide e tillë. Nuk do të lejojmë në asnjë rast që të kërcënohet jeta e dikujt apo objektet shtetërore”, tha ministri Spasovski.

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se provokoi protestuesit
Deputeti i VMRO DPMNE-së, Dragan Kovaçki, të mërkurën para Qeverisë akuzoi pushtetin se situatat e dhunshme gjatë protestës së natës së kaluar janë si rrjedhojë e, siç tha, “instalimeve policore të pushtetit, të cilët përmes incidenteve dhe përshkallëzimit të situatës dëshirojnë në shpejtësi të kalojnë tradhtinë ndaj shtetit dhe qytetarëve”.
“Kovaçevski dhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë duhet të përgjigjen, prej ku i kanë marrë personat e maskuar ‘shok-bombat’, të cilat u hodhën para Kuvendit. Dhe, e dyta, cila magazinë e kazermës në Ohër u bastis nga u vodhën ‘shok-bombat?’”, tha ai.
Kryetari i partisë, E Majta, Dimitar Apasiev, i cili kishte kërkuar që protestat të radikalizohen, dhe është i njohur për qëndrimet kundër NATO-s dhe integrimeve evropiane, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar pushtetin për provokimin e e protestuesve. Sipas tij, 50 pjesëtarë të Agjencisë për Siguri Kombëtare kanë provokuar protestuesit me qëllim që pas incidenteve, masivisht të arrestohen qytetarët që të amortizohet revolta te qytetarët.

Si erdhi deri te dhuna?
Protesta gjatë natës të së martës filloi para ndërtesës së Qeverisë. Situata u tensionua kur një grup të rinjsh me maska gjatë lëvizjes së protestuesve drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme brohorisnin thirrje antishqiptare.
Më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme një grup i protestuesve të maskuar, disa nga të cilët bartnin fanella të partisë maqedonase në opozitë, E Majta, hodhën lëndë piroteknike, vezë dhe gjësende të forta me çka thyen xhamat e ndërtesës së ministrisë.
Situata u tensionua kur para Kuvendit një grup po ashtu me maska në kokë shkulën pllakat e gurit dhe rrënuan rrethojën dhe u futën në oborrin e institucionit ligjvënës, duke dëmtuar pjesën e parë të objektit.
Dy persona të maskuar me këtë rast hodhën koktej molotovi në drejtim të policisë, pas çka pjesëtarët e sigurisë arrestuan një pjesë të protestuesve.
Edhe për mbrëmjen e së mërkurës është paralajmëruar mbajtja e protestave me të njëjtin itinerar, para Qeverisë për të vazhduar para Ministrisë së Punëve të Jashtme deri te Kuvendi.
REL bën të ditur se, organizatorët në rrjetet sociale nën moton “Ultimatum,...Jo, faleminderit” i kanë ftuar qytetarët që në mënyrë sa më masive të dalin në protesta dhe, siç kanë thënë, të mos bien pre e provokimeve./CNA.al
Ukrainasve që luftojnë kundër agresorit rus u mungon m...
Parlamenti Evropian miratoi pas dy ditë diskutimesh tr...
Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale...
Pacientët e planifikuar për radioterapi nuk mund ta ma...
Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën,...
Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përp...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protes...
Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut fajëson...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot min...
Një grup protestuesish kanë arritur të shembin gardhin met...
Në ditën e katërt të protestave në Shkup kundër pranim...
Pas gati katër muajsh luftimesh të ashpra, Rusia tha s...
Londër ("CNN Business") Problemet energjitike të Europ...
Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëviz...
Ka rezultuar pa sukses përpjekja e një shoferi shqipta...
“Fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jash...
Një diplomat i lartë amerikan, të martën u kërkoi alea...
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në trye...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...