Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Një diplomat i lartë amerikan, të martën u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të ndihmojnë vendin e goditur nga lufta që të përmbushë nevojat “e menjëhershme dhe urgjente" - jo vetëm rindërtim afatgjatë.
Kjo u tha në konferencën dy ditore të mbajtur në Lugano, e cila synonte të ndihmonte Ukrainën të rikuperohej nga Lufta e Rusisë, kur lufta të përfundoj.
Scott Miller, ambasadori i SHBA-së në Zvicër, i shtoi një dozë urgjence Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në Lugano, në të cilën kryeministri ukrainas një ditë më parë prezantoi një plan prej 750 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendin e tij që të rimëkëmbet tani – aty ku është e mundur – si dhe menjëherë pas luftës dhe në planin afatgjatë.
Shumë pjesëmarrës theksuan se përpjekjet do të zgjasin me vite dhe rindërtimi do të duhej të bëhej në disa faza. Disa kërkuan mbështetje për Ukrainën përgjatë linjave të Planit Marshall të SHBA-së për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore - duke lënë të kuptohet për një projekt të madh afatgjatë.
“Ndërsa ne e njohim rëndësinë e përgatitjes për të ardhmen e Ukrainës, të gjithë ne duhet të përmbushim angazhimet tona për t'i siguruar Ukrainës nevojat e saj imediate dhe urgjente”, tha Miller.
Disa paralajmëruan se nuk ka gjasa që kjo të bëhet shpejt.
"Unë me të vërtetë e kuptoj se ne duam të jemi gati brenda natës - për të filluar nesër", u tha gazetarëve presidenti zviceran Ignazio Cassis. "Por ne e deklarojmë qartë: Ky është hapi i parë i një udhëtimi të gjatë".
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, i rrethuar nga Cassis, paralajmëroi se qeveria e tij do të zgjidhte me kujdes projekte të menjëhershme për rindërtimin e vendeve si shkolla, spitale dhe infrastruktura të tjera ndërsa lufta vazhdon, sepse forcat ruse thjesht mund t’i "shkatërrojnë ato përsëri".
"Do të jetë një proces i papërfunduar," tha Shmyhal, duke aluduar për një "rimëkëmbje të shpejtë" më të gjerë në një fazë të dytë.
Ai tregoi shpresat për të mbyllur dhe përdorur rreth 300 miliardë deri në 500 miliardë dollarë asete në pronësi ruse që janë ngrirë në shumë banka perëndimore për të ndihmuar në pagimin e rindërtimit të Ukrainës. Paratë e tilla mund të plotësojnë paratë nga buxheti i Ukrainës – shumë i sforcuar – si dhe mbështetje nga aleatët jashtë vendit.
"Është shumë e rëndësishme që bota e qytetëruar t'i japë sinjalin Rusisë, si agresor - dhe agresorëve të tjerë të mundshëm në të ardhmen - për të kuptuar se agresioni i paprovokuar duhet të paguhet nga ky agresor", tha ai.
"Rusia duhet të paguajë për këtë”, shtoi ai.
Një dokument përfundimtar i quajtur si "Deklarata e Luganos" parashtronte synimet për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës – që ka të bëjë me transparencën e qeverisë, respektin për mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit që ka pllakosur vendin që kur u nda nga Rusia pas përfundimit të Bashkimi Sovjetik tri dekada më parë.
Shumë thanë se plani i Bashkimit Europian për të marrë Ukrainën si anëtare një ditë mund të ndihmojë në mbështetjen e këtij procesi reformash./ REL
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në trye...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Malin e...
Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrue...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më...
Ministria britanike e Mbrojtjes tha të martën se pret ...
Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkrua...
‘Jam ende gjallë dhe jam shumë mirë, ndaj dhe do të va...
Italia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë ...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kritikon n...
Shirat e rrëmbyeshëm vazhduan të godasin bregun lindor...
Me dhjetëra qytetarë protestuan para selisë së Qeveris...
Në një video podcast kancelari Olaf Scholz tha se rrit...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kranidi Argolida, Gr...
Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana ...
Propozimi francez do të diskutohet gjatë kësaj jave në...
Një sulm me armë zjarri ka ndërprerë paradën e 4 korri...
Papa Françesku hodhi poshtë zërat se ai planifikon që ...
Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë...
Një zyrtar turk dhe kompania operuese e portit konfirm...
Të paktën 6 persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...