Raportuesit e KE-së: Korrupsioni problem kryesor, shqetësim dhe mjedisi mediatik
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...

Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përpjekje për të qëndruar në pushtet, pasi qeveria e tij u trondit nga dorëheqja e dy ministrave, të cilët thanë se nuk mund të shërbenin më nën udhëheqjen e tij të rrënuar nga skandalet.
Pakënaqësitë shumë muajshe brenda Partisë Konservatore në pushtet shpërthyen me dorëheqjet e shefit të Thesarit, Rishi Sunak dhe Sekretarit të Shëndetësisë Sajid Javid të martën në mbrëmje. Në një letër të ashpër të dorëheqjes, zoti Sunak tha se “publiku me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet. … Unë besoj se ia vlen të luftohet për këto standarde dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen”.
Sekretari Javid tha se partia kishte nevojë për "kontroll dhe një drejtim të ri", por "është e qartë se kjo situatë nuk do të ndryshojë nën udhëheqjen tuaj".
Kryeministri Johnson zëvendësoi shpejt dy ministrat, duke ngritur zotin Nadhim Zahawi nga departamenti i arsimit në postin e shefit të Thesarit dhe duke vendosur shefin e kabinetit të tij, Steve Barclay, në postin e sekretarit të Shëndetësisë.
Por, një varg dorëheqjesh të martën vonë nga më shumë ministra nga të dy krahë liberal dhe të djathtë të Partisë Konservatore, dëshmuan se rreziku për kryeministrin Johnson është ende i lartë.
Përgjatë disa muajve të fundit, kryeministri Johnson u dënua për shkelje të rregullave gjatë mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19, i mbijetoi një votëbesimi në partinë e tij ku 41 për qind e ligjvënësve konservator votuan për rrëzimin e tij dhe u përball më ish bashkëpunëtorët që i kërkuan dorëheqjen.
Megjithatë, ai është zotuar të vazhdojë qeverisjen, madje duke lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë në detyrë deri në vitet 2030.
Pika e fundit që mbushi gotën për zotin Sunak dhe zotin Javid ishte ndryshimi i deklaratave shpjeguese të kryeministrit rreth një skandali të “sjelljes së pavend seksuale”. Skandali shpërtheu javën e kaluar kur ligjvënësi Chris Pincher dha dorëheqjen si zëvendëskryetar i konservatorëve, mes ankesave se ai ‘preku në mënyrë të pahijshme’ dy burra në një klub privat. Kjo nxiti një sërë raportesh në lidhje me akuzat e së kaluarës të ngritura kundër zotit Pincher dhe pikëpyetjet përse kryeministri Johnson e ngriti atë në një detyrë të lartë.
Zyra e kryeministrit Johnson fillimisht tha se ai nuk ishte në dijeni të akuzave të mëparshme kur e ngriti ne detyrë zotin Pincher në muajin shkurt. Të hënën, një zëdhënës tha se kryeministri Johnson dinte për akuzat që "ose ishin zgjidhur ose nuk ishin shndërruar në një ankesë zyrtare".
Kur një ish-nëpunës i lartë civil në ministrinë e Jashtme tha se kryeministri Johnson ishte informuar për një akuzë kundër zotit Pincher në vitin 2019, zyra e kryeministrit ndryshoi përsëri rrëfimin, duke thënë se kryeministri kishte harruar se zoti Pincher ishte subjekt i një ankese zyrtare./voa
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protes...
Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut fajëson...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot min...
Një grup protestuesish kanë arritur të shembin gardhin met...
Në ditën e katërt të protestave në Shkup kundër pranim...
Pas gati katër muajsh luftimesh të ashpra, Rusia tha s...
Londër ("CNN Business") Problemet energjitike të Europ...
Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëviz...
Ka rezultuar pa sukses përpjekja e një shoferi shqipta...
“Fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jash...
Një diplomat i lartë amerikan, të martën u kërkoi alea...
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në trye...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Malin e...
Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrue...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më...
Ministria britanike e Mbrojtjes tha të martën se pret ...
Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkrua...
‘Jam ende gjallë dhe jam shumë mirë, ndaj dhe do të va...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...