Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...

Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale energjetike dhe ushqimore do të jetë në qendër të takimit të ministrave të jashtëm nga vendet më të mëdha të botës, që zhvillohet këtë javë në Indonezi. Por në vend që të ofrojnë unitet, bisedimet mund të thellojnë ndarjet mbi konfliktin në Ukrainë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të marrin pjesë në takimin e Balit. Kjo do të jetë hera e parë që kryediplomatët Blinken dhe Lavrov do të jenë në të njëjtën sallë që nga muaji janar.
Ukraina do të dominojë diskutimet ndërsa ministrat e jashtëm nga 20 vendet më të pasura të botës takohen këtë javë në Bali të Indonezisë, në prag të takimit të nivelit të lartë të G-20 në muajin nëntor. Por kryediplomati amerikan nuk ka në plan të bisedojë me homologun rus për të negociuar dhënien fund të konfliktit në Ukrainë.
“Nuk mund të jap detaje, por sigurisht nuk pres ndonjë takim mes Sekretarit Blinken dhe zotit Lavrorv”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në takimin e nëntorit, të organizuar nga Indonezia. Edhe udhëheqësit e G-7 kanë njoftuar pjesëmarrjen.
Zëri i Amerikës pyeti Shtëpinë e Bardhë, nëse një zgjidhje e negociuar do të ishte e mundur deri në nëntor.
“Ajo që kemi vënë re nga Presidenti Putin është se ai nuk e ka mendjen, ose nuk ka dëshirë për të negociuar. Qasja jonë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën të luftojë për demokracinë dhe integritetin e saj territorial”, tha Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Rusia vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj.
“Operacioni ushtarak special do të vazhdojë deri në përfundimin e detyrave të vendosura nga komandanti i përgjithshëm suprem”, tha Sergei Shoigu, Ministri i Mbrojtjes ruse.
Ukraina vazhdon të qëndrojë e palëkundur.
"Nuk kemi alternativë tjetër - ka të bëjë me pavarësinë tonë, për të ardhmen dhe fatin e mbarë kombit ukrainas”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Kjo vendosmëri, thotë analisti Mark Cancian, parasheh një konflikt të gjatë. Është më e ndërlikuar, thotë ai, pasi Rusia ka diçka që i intereson Uashingtonit. Autoritetet ruse kanë katër muaj që kanë ndaluar lojtaren amerikane të basketbollit Brittney Griner nën akuza për drogë. Shtetet e Bashkuara thonë se ajo është ndaluar gabimisht.
“Gjithmonë ka shtetas amerikanë që mbahen nga qeveritë e huaja. Shumica e tyre nuk tërheqin shumë vëmendje, sepse janë shkelje rutinë të ligjeve lokale. Disa prej tyre tërheqin vëmendje të madhe, sikurse basketbollistja Griner. Përfundimisht do të ketë marrëveshje. Shtimi i vëmendjes rrit edhe çmimin. Me fjalë të tjera, Rusia do të përfitojë më shumë në këmbim të lirimit të saj”, thotë për Zërin e Amerikës analisti Mark Cancian, me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
Pas katër muaj luftimesh, dhjetëra mijëra jetëve të humbura, miliona civilëve të zhvendosur, disa takimeve të niveleve të larta dhe diplomacisë së vazhdueshme, konflikti në Ukrainë tregon një të vërtetë themelore: lufta është e vështirë, por arritja e paqes mund të jetë akoma më e vështirë./voa
Pacientët e planifikuar për radioterapi nuk mund ta ma...
Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën,...
Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përp...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protes...
Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut fajëson...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot min...
Një grup protestuesish kanë arritur të shembin gardhin met...
Në ditën e katërt të protestave në Shkup kundër pranim...
Pas gati katër muajsh luftimesh të ashpra, Rusia tha s...
Londër ("CNN Business") Problemet energjitike të Europ...
Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëviz...
Ka rezultuar pa sukses përpjekja e një shoferi shqipta...
“Fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jash...
Një diplomat i lartë amerikan, të martën u kërkoi alea...
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në trye...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Malin e...
Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrue...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...