Propozimi francez/ Qeveria dhe opozita maqedonase akuzojnë njëra-tjetrën për dhunën në protesta
Qeveria dhe opozita maqedonase të mërkurën kanë drejtu...

Ligjvënësit e Bashkimit Europian votuan të mërkurën për të përfshirë gazin natyror dhe energjinë bërthamore në listën e BE-së të aktiviteteve miqësore me mjedisin. Ligjvënësit miratuan kështu propozimin e Komisionit Europian, që është pritur me kritika të ashpra nga grupet mjedisore dhe që pritet të krijojë edhe sfida ligjore.
Ndërkohë që BE-ja dëshiron të krijojë standartet më të mira globale në luftën kundër ndryshimit klimatik, ky vendim mund të dëmtojë imazhin e BE-së dhe mund të vërë në pikëpyetje angazhimin e këtij rajoni për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.
Komisioni Europian e kishte paraqitur propozimin më herët këtë vit në kuadrin e përpjekjeve për të ndërtuar një të ardhme miqësore për mjedisin, duke krijuar kështu ndasi mes vendeve anëtare dhe kritika nga aktivistët mjedisorë, të cilët e konsiderojnë këtë një përpjekje për të krijuar një imazh fals se po mbrohet mjedisi.
Ligjvënësit evropianë që janë anëtarë të komisioneve për mjedisin dhe ekonominë e kundërshtuan muajin e kaluar propozimin, për të cilin u votua të mërkurën në seancë plenare në Strasburg të Francës. Shumica e ligjvënësve të pranishëm në plenare, hodhën poshtë kundërshtitë e kolegëve të tyre, duke votuar 328 pro me 278 kundër, ndërsa 33 ligjvënës abstenuan. Rezultati i votimit u prit me duartrokitje.
Për të hedhur poshtë një propozim të Komisionit Europian, nevojitet një shumicë absolute prej 353 votash kundër. Nëse Parlamenti Europian dhe vendet anëtare nuk ngrenë kundërshti deri më 11 korrik, i ashtuquajturi ligji për “Taksonominë” e deleguar do të hyjë në fuqi dhe do të fillojë të zbatohet vitin e ardhshëm.
Organizata mjedisore “Greenpeace” njoftoi menjëherë se do të paraqesë një kërkesë formale për një rishikim të brendshëm në Komisionin Evropian, dhe në vazhdim do të ndërmarrë hapa ligjore në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, nëse nuk arrihet rezultati i duhur.
“Është politikë jo e pastër dhe është një rezultat revoltues që gazi dhe energjia bërthamore të emërtohen ‘të blertë’ dhe më shumë fonde të vazhdojnë të shkojnë drejt fondit të luftës së (Presidentit rus Vladimir) Putinit. Megjithatë, ne do ta luftojmë këtë në gjykata”, tha Ariadna Rodrigo, nga organizata “Greenpeace”.
Raportuesi i Parlamentit Europian, Bas Eickhout, shprehu keqardhjen për “një ditë të errët për tranzicionin klimatik dhe energjitik”.
Sistemi i klasifikimit “të blertë” nga Komisioni Europian është mekanizmi që përcakton se çfarë kualifikohet si një investim për energjinë miqësore me mjedisin. Nën disa rrethana të caktuara, tashmë gazi natyror dhe energjia bërthamore do të bëhen pjesë e kësaj kategorie, duke e bërë më të lehtë për investitorët privatë që të japin fonde për të dyja këto burime energjie.
Ndërkohë që BE-ja synon të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050 dhe të ulë çlirimin e gazrave ndotës me të paktën 55% deri në vitin 2030, Komisioni Europian thotë se sistemi i klasifikimit është jetik për të orientuar investimet drejt energjisë miqësore me mjedisin. Sipas Komisionit, do të nevojiten rreth 350 miliardë Euro investime në vit, për të arritur objektivat e vendosur për vitin 2030.
Futja në këtë klasifikim të gazit natyror dhe energjisë bërthamore ka përçarë 27 vendet anëtare, ndërkohë që Rusia po bën luftë në Ukrainë. Ndasitë janë shfaqur edhe mes grupeve politike në Parlamentin Europian./ VOA
Qeveria dhe opozita maqedonase të mërkurën kanë drejtu...
Ukrainasve që luftojnë kundër agresorit rus u mungon m...
Parlamenti Evropian miratoi pas dy ditë diskutimesh tr...
Agresionin rus në Ukrainë dhe ndikimet tek siguria globale...
Pacientët e planifikuar për radioterapi nuk mund ta ma...
Vendet e Evropës Jugore, duke përfshirë Italinë dhe Spanjën,...
Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë në përp...
Korrupsioni mbetet problem kryesor në Shqipëri. Në kët...
Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandalu...
Dyzet e shtatë policë janë lënduar nga sulmet e protes...
Komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut fajëson...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot min...
Një grup protestuesish kanë arritur të shembin gardhin met...
Në ditën e katërt të protestave në Shkup kundër pranim...
Pas gati katër muajsh luftimesh të ashpra, Rusia tha s...
Londër ("CNN Business") Problemet energjitike të Europ...
Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëviz...
Ka rezultuar pa sukses përpjekja e një shoferi shqipta...
“Fitimi i një ulëseje në Kuvendin e Serbisë është jash...
Një diplomat i lartë amerikan, të martën u kërkoi alea...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...