Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, raportohet për viktima
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kr...

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Europian.
Kurti dhe Vuçiç janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.
Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.
Serbët lokalë vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.
Kosova e ka zbatuar më 1 gusht - për pak orë - pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.
Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.
Më 17 gusht, Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime ndarazi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe më vonë me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti ka thënë para mediave se në takim me Lajçakun dhe Escobarin është diskutuar për “elemente të kornizës për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, si dhe për çështjet aktuale”.
“Pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale, me të gjitha vështirësitë dhe pengesat”, ka thënë ai duke iu referuar takimit të së enjtes.
Kurti ka insistuar që Kosova është për reciprocitet me Serbinë.
I pyetur nëse ka mundësi që Kosova të shtyjë sërish zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, kryeministri Kurti, ka thënë se “ne po diskutojmë për zgjidhje, jo për shtyrje”.
“Nuk është se e kemi bërë shtyrjen që të bëjmë edhe shtyrje tjera. Shtyrja është bërë më 31 korrik për datën 1 shtator, dhe me atë rast kemi dëshmuar - me datën 1 gusht - se nuk konfiskojmë dokumente, siç ka qenë fushata e dezinformimit. Në anën tjetër, është e mundshme që më 1 shtator nuk do të lëshojmë dokumente, sepse edhe Serbia do të heqë dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ne dëshirojmë marrëdhënie reciproke”.
Lajçak ka thënë se dëshiron që në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje, por nuk e ka specifikuar se për çka.
Ai ka thënë se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut.
Pas takimeve me dy zyrtarët, Vuçiçi ka thënë se ka rikonfirmuar “vendosmërinë e Serbisë për të bërë gjithçka që të ruajë paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin, si dhe të arrijë zgjidhje kompromisi përmes dialogut, pa presion dhe ultimatume”.
Në faqen zyrtare të Bashkimit Europian është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta me secilin lider.
Presidenti serb, Vuçiç, ka deklaruar disa herë para mediave se do të kërkojë që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Escobar ka thënë më 17 gusht se në takim me Kurtin është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.
“Ne mendojmë se brenda Europës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha palët e përfshira”.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit.
Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit./REL
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kr...
Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shu...
Izraeli dhe Turqia do të rivendosin raportet e plota d...
Ligjvënësja Liz Cheney, kundërshtarja më e ashpër repu...
Pas konferencës për shtyp me presidentin serb Aleksand...
Një sërë shpërthimesh dhe një zjarr që ende vazhdon të...
Pas takimit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, foli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Zyrtarët ukrainas dhe ata të vendosur nga Rusia kanë r...
Puna e detyruar që Kina po aplikon ndaj myslimanëve uj...
Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Fabrikat në rajonin jugperëndimor të Kinës janë mbyllur pa...
"Ai po përgatit masakra në Kosovë", kështu e titulloi gaze...
Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy rake...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret ...
Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) p...
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të B...
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Europian mun...
Një grup gazetarësh dhe avokatësh paditën agjencinë amerik...
Një anije ukrainase e ngarkuar me 23.000 tonë drithë ë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...